Autor: AD

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi ka folur në komisionin e Ekonomisë për aeroportin e Vlorës, përballje e cila përfundoi në arbitrazh pasi VIA paditi qeverinë për shkak se Ministria nisi procedurat për zgjidhjen e kontratës, pas përplasjeve mes dy ortakëve. Duke iu përgjigjur deputetit demokrat Igli Cara se kush po e menaxhon sot aeroportin e Vlorës, Ministri theksoi se kontrata është anuluar prej shtatorit dhe se brenda pak ditës në Kuvend do të paraqesin masat që do të marrin për këtë projekt, por pa bërë të qartë se cfarë janë këto masa. Cara: Çfarë po ndodh me aeroportin e Vlorës,…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë mund të rritet deri në 5 për qind, ndërsa Qeveria po përgatit masa për të kufizuar shtrenjtimin. Plani parasheh sigurimin e qymyrit nga Kosova për nevojat e REK Manastirit, shfrytëzimin e prodhimit vendor dhe furnizimin shtesë me energji nga Greqia. Gjithashtu, është planifikuar rikthimi në funksion i bllokut të tretë të termocentralit në Manastir. Sipas Mickoskit, çmimet e energjisë elektrike në tregjet evropiane janë rritur deri në trefish. Ai paralajmëroi se në muajt e ardhshëm çmimi mund të arrijë në 350–400 euro për megavat-orë. Për furnizimin me qymyr nga…

Read More

Zëvendëskryeministri i vendit, Glauk Konjufca tha të mërkurën se jostatbiliteti i institucioneve ka shkaktuar kufizimin e efektivitetit të qeverisjes dhe se ka vonuar reformat strukturore. Këto komente Konjufca i bëri në seancën e jashtëzaknshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet raporti i BE-së për vendin. “Raporti mbulon periudhën shtator 2025-2026, gjatë kësaj periudhe ne kemi pasur tre palë zgjedhje. Dy palë zgjedhje parlamentare të parakohshme dhe një palë zgjedhje komunale. Pa president të zgjedhur deri në tetor dhe me Kuvend jofunksional në shumicën e kohës. Në raport, Komisioni konstaton se gjatë periudhës raportuese, Kuvendi punoi vetëm nga mesi i…

Read More

Numri i rasteve të konfirmuara të të infektuarve me virusin ebola në Republikën Demokratike Kongo tejkaloi 11 mijë, tregojnë të dhënat dje të publikuara qeveritare. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti 11.042, ndërsa kanë vdekur 5.387 persona, tregojnë të dhënat. Epidemia e shkaktuar nga varianti i rrallë Bundibuxho të virusit ebola, është shpallur nga mesi i majit. Për këtë lloj të virusit nuk është shpallur terapi efikase, as vaksinë. Bëhet fjalë për epideminë e dytë më të madhe të ebolës në histori, pas epidemis në Afrikën Perëndimore në periudhën 2014-2016, kur janë infektuar mbi 28.600 perspona, ndërsa jetën…

Read More

Projektbuxheti i vitit 2027 është miratuar në parim në Komisionin e Ekonomisë me 8 vota pro dhe 4 kundër, pas një diskutimi që zgjati rreth 9 minuta. Projektligji do të kalojë tashmë për shqyrtim në seancën plenare të Kuvendit. Gjatë mbledhjes pati debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës lidhur me zhvillimin e dëgjesave me ministritë, konkretisht me Ministrinë e Infrastrukturës. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, argumentoi se Ministria e Infrastrukturës kishte zhvilluar dëgjesën në komisionin përgjegjës dhe se kjo çështje lidhej me votimin në parim të projektbuxhetit. Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, kërkoi që…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, vlerëson se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në këtë moment do të ishte i papërgjegjshëm ndaj shtetit, ndonëse politikisht do t’i konvenonte partisë së tij, VMRO-DPMNE-së. Ai arsyeton se vendi gjatë dy viteve të ardhshme duhet të sigurojë rreth pesë miliardë euro për shlyerjen e detyrimeve financiare, rifinancimin e borxheve, pagesën e kamatave dhe mbulimin e deficitit buxhetor. Sipas Mickoskit, vetëm gjatë vitit 2027 duhet të sigurohen 2,3 miliardë euro. Ai paralajmëron se mbajtja e zgjedhjeve dhe funksionimi i qeverisë teknike për gjashtë muaj do ta pamundësonte këtë proces dhe mund ta…

Read More

Analisti kosovar, Veton Surroi, në një shkrim të gjatë në gazetën KOHA thekson se diplomacia personale e Edi Ramës e ka dëmtuar Shqipërinë. Sipas tij, një gjë e tillë u bë e dukshme gjatë miqësisë së Ramës me Aleksandër Vuçicin. Surroi thekson se kjo marrëdhënie dëmtoi Kosovën, por edhe integrimin e Shqipërisë. “Në raport me Vuçiqin dhe Kosovën, kryeministri Rama ka përsëritur të njëjtin gabim. Ai ka mbajtur anën e presidentit Vuçiç me “Ballkanin e Hapur”, ndarjen territoriale të Kosovës, vendosjen e autonomisë territoriale serbe në Republikën e Kosovës dhe përgjatë eskalimit të dhunës në pjesën veriore të vendit, vendosjen…

Read More

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të sfidës ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Rolando Maran kishte në dispozicion të gjithë lojtarët dhe seanca u fokusua te përgatitjet teknike e taktike. Kuqezinjtë punuan për skemat e lojës, zhvilluan ushtrime fizike dhe provuan goditjet standarde. Në orën 16:00, trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes. Shqipëria do të përballet me Finlandën nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Read More

Egjipti ka zgjeruar shtrirjen e masave të tij gjyqësore kundër terrorizmit në institucionet dhe këshillat islamike që veprojnë në disa vende evropiane, duke i vendosur organizatat e përfshira në vendimet fetare, çështjet e imamëve, çështjet familjare, çështjet e grave dhe edukimin fetar në listat e saj terroriste për pesë vjet. Mes tyre është shpallur si organizatë terroriste edhe Forumin Rinor Islamik në Maqedoninë e Veriut, i cili drejtohet nga Muhamet Murtezi. Ky i fundit është Kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit në mandatin 2025-2029, ndërsa po ashtu në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit 2025 ka qenë pjesë e…

Read More