Autor: AD

Irani ka bërë publik ekzistencën e një tjetër kompleksi të madh ushtarak nëntokësor, të cilin e ka cilësuar si një “qytet raketash”. Mediat shtetërore iraniane kanë transmetuar pamje nga brendësia e objektit, ku shfaqen raketa balistike, raketa lundrimi dhe sisteme të ndryshme lëshimi. Kompleksi është ndërtuar thellë në brendësi të një vargmali, ndërsa autoritetet nuk kanë zbuluar vendndodhjen e tij të saktë. Në pamjet e publikuara shihen drejtues të lartë ushtarakë duke inspektuar ambientet dhe armatimet e vendosura në tunelet nëntokësore. Në vizitë morën pjesë Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneralmajor Ali Abdollahi, si dhe komandanti…

Read More

Për organizimin e zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027 janë parashikuar 2.5 miliardë lekë, fond që sipas kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pritet të mbulojë nevojat e procesit zgjedhor. Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale për projektbuxhetin e vitit 2027, Celibashi deklaroi se KQZ ka dakordësuar me Ministrinë e Financave financimin e zgjedhjeve dhe se nuk parashikon vështirësi në organizimin e tyre. Projektbuxheti parashikon 454.25 milionë lekë për funksionimin e KQZ-së, ndërsa fondi prej 2.5 miliardë lekësh është parashikuar si kontingjencë e veçantë për zgjedhjet dhe nuk është pjesë e buxhetit institucional.…

Read More

Një grua 32-vjeçare nga Shkupi ka pësuar djegie të rënda trupore, pasi është përfshirë nga flakët teksa përpiqej të ndizte zjarr me benzinë në fshatin Oreshan të Shkupit. Sipas informacioneve fillestare, incidenti ka ndodhur më 10 nëntor, ndërsa e lënduara, me inicialet S.S., është dërguar rreth orës 20:40 në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Rasti është denoncuar në SPB Shkup, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e incidentit.

Read More

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, më 11 nëntor, në orën 14:00. Sipas vendimit të Bordit, nafta (gazoili) do të tregtohet me jo më shumë se 205 lekë për litër në pikat e shitjes me pakicë, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 193 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë me jo më shumë se 164 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë çmimi maksimal është përcaktuar në 152 lekë për litër.…

Read More

Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë dhe Sindikata e Transportit Taksi për Rrethin e Tiranës kanë paralajmëruar përshkallëzim të lëvizjes sindikale, nëse institucionet nuk marrin masa për plotësimin e kërkesave të tyre. Teksa kanë dalë në protestë këtë të mërkurë, sindikata ngre shqetësimin për situatën në sektorin e transportit taksi, duke theksuar se shtimi i pakontrolluar i numrit të mjeteve të licencuara, automjetet e palicencuara, çmimi i lartë i karburantit, taksat dhe tarifat e parkimit kanë ulur ndjeshëm të ardhurat e taksistëve. Përfaqësuesit e sindikatës bëjnë me dije se kanë kërkuar zgjidhjen e problematikave përmes dialogut, duke organizuar një tryezë…

Read More

Në orën 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite të kësaj mbledhjeje është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm, të cilët pritet të kontribuojnë në punën dhe procesin hetimor të komisionit. Komisioni ka për mandat të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, si dhe mënyrën se si institucionet kanë trajtuar rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.Përmes këtij hetimi synohet të…

Read More

Çështja e Alta Bankës ka marrë një tjetër kthesë, pasi Trajko Sllaveski ka paraqitur dy kallëzime penale kundër Venko Filipçes, Dimitrijeviqit dhe Zhernovskit, sipas raportimit të portalit 4news.mk. Ky zhvillim vjen në kohën kur rasti i Alta Bankës është shndërruar në temë të përplasjeve të vazhdueshme politike mes pushtetit dhe opozitës. Paraqitja e kallëzimeve penale nuk nënkupton vërtetimin e përgjegjësisë penale të personave të përmendur.

Read More

Dje ka nisur një raund i ri negociatash për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Bëhet fjalë për një takim trepalësh mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Ukrainës, i pari takim i drejtpërdrejtë mes palëve nën ndërmjetësimin e Washingtonit, në kohën kur SHBA-ja po përpiqet të intensifikojë përpjekjet diplomatike për përfundimin e luftës. Ky është gjithashtu testi i parë i diplomacisë së presidentit amerikan Donald Trump pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, në të cilat partia e tij humbi shumicën në Kongres. Procesi që u mbajt në Abu Dhabi udhëhiqet nga dy të dërguarit specialë të…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur një kusht të qartë për qeverinë e ardhshme të Serbisë: njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për Radio France Internationale (RFI), Kurti ka shprehur shpresën se Lista Studentore, e cila sipas raportimeve doli fituese në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, do të zgjedhë një qasje të re ndaj Kosovës dhe do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai ka theksuar se mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë kjo listë pas formimit të qeverisë, por ka bërë thirrje që ajo ta pranojë realitetin politik…

Read More

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të tij para angazhimit në politikë. Ai ka folur për njohjen me ish-presidentin Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veselin gjatë viteve studentore, si dhe për largimin nga Kosova në vitin 1993 dhe udhëtimin drejt Vjenës në pranverën e vitit 1994. Hoxhaj kujtoi se Thaçi ishte ndër njerëzit e parë që kishte takuar kur studionte histori dhe se përmes tij ishte njohur edhe me Veselin. “Unë kam qenë student i historisë në vitet 1987-88 dhe prej njerëzve të parë që i kam taku ka qenë Hashim Thaçi dhe përmes Hashimit…

Read More