Autor: AD

DEMANT PUBLIK Lidhur me pretendimet e publikuara ndaj Forumit Rinor Islam – Shkup Forumi Rinor Islam – Shkup, duke u mbështetur në garancitë kushtetuese për mbrojtjen e dinjitetit, integritetit dhe reputacionit, përmes këtij demantimi publik u drejtohet të gjitha mediave, televizioneve, gazetave dhe portaleve që kanë publikuar pretendime lidhur me organizatën tonë. Kërkojmë që ky demant të publikohet menjëherë dhe pa vonesë në të gjitha mediat që kanë transmetuar apo publikuar informacionet në fjalë, duke i kushtuar hapësirë dhe dukshmëri të njëjtë me atë që u është dhënë publikimeve fillestare, përfshirë titujt, njoftimet dhe materialet e prezantuara si “ekskluzive”. Njëkohësisht,…

Read More

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për zhvillimet brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe çështjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në emisionin “Kosova Today”. Duke komentuar raportet dhe komunikimet e mundshme mes figurave të PDK-së dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Haradinaj ka thënë se nuk beson që ata dërgojnë selame përmes personave të tjerë. Bile, sipas tij, pretendimet se dikush ka marrë një mesazh nga ish-presidenti Hashim Thaçi janë rrena. “Jam i sigurt që ata nuk merren tha ky e tha ky, nuk çojnë porosi jashtë. Ata janë zhgënjy me sjelljet e tyre. Nëse dikush thotë…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është takuar në Romë me homologun italian, Vittorio Pisani, për të forcuar bashkëpunimin mes dy policive në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kibernetike. Gjatë takimit, dy drejtuesit vlerësuan punën e skuadrave të përbashkëta hetimore dhe ranë dakord të intensifikojnë shkëmbimin e informacionit, koordinimin e hetimeve dhe operacionet e përbashkëta kundër organizatave kriminale që veprojnë përtej kufijve. “Një ndër prioritetet e mia kryesore në krye të Policisë së Shtetit është thellimi i bashkëpunimit me partnerët, veçanërisht me partnerët strategjikë, siç është edhe Italia. Jam i vendosur të…

Read More

Në konferencën e OKB-së për klimën (COP31) që po mbahet në Turqi pritet të mbërrijnë dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish për një samit dyditor. Kancelari gjerman Friedrich Merz nuk do të marrë pjesë në “Leader’s Summit” në Antalia, pasi e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve të tjera. Takimi do të hapet me fjalime të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Në listën e folësve janë gjithashtu 77 krerë shtetesh dhe qeverish, të cilët do t’i drejtohen seancës plenare për maksimumi tre minuta secili. Mes tyre janë presidentja e Komisionit Evropian Ursula…

Read More

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku banorja Behare Maksutaj është detyruar të largohet nga gara për shkak të një situate të jashtëzakonshme jashtë shtëpisë. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram, ku është konfirmuar largimi i saj i papritur. “Një situatë e jashtëzakonshme jashtë, e detyron Beharën ta lërë shtëpinë në këtë moment”, thuhet në njoftimin e publikuar nga produksioni. Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat që çuan në këtë vendim, ndërsa mbetet e paqartë nëse largimi…

Read More

Komuniteti shqiptar në Mynih do të marrë pjesë me një listë të përbashkët në zgjedhjet për Këshillin Këshillimor të Migracionit (Migrationsbeirat), të cilat do të mbahen më 22 nëntor 2026. Lista Shqiptare me numër 10 përbëhet nga 13 kandidate dhe kandidatë nga të gjitha trevat shqiptare. Përmes kësaj liste, kandidatët synojnë të përfaqësojnë interesat dhe shqetësimet e komunitetit shqiptar në jetën institucionale të qytetit të Mynihut dhe të kontribuojnë në diskutimet për çështjet që prekin banorët me prejardhje migrante. Në prag të zgjedhjeve, Lista Shqiptare u është drejtuar bashkatdhetarëve me një thirrje për pjesëmarrje në votime, duke theksuar rëndësinë e…

Read More

Një 23-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona në zonën e Gjorçe Petrovit.Sipas buletinit policor, incidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa rasti është denoncuar në SPB Shkup të nesërmen, rreth orës 05:30.Sipas denoncimit, njëri nga sulmuesit, fillimisht e ka goditur të riun me pistoletë, e cila dyshohet të ketë qenë me gaz, dhe më pas ka shtënë disa herë në ajër dhe në drejtim të tij.Policia ka njoftuar se po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësive.

Read More

Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut turistik ka përfunduar prej kohësh. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot, me 90.72 lekë, duke humbur edhe 0.03 lekë në krahasim me një ditë më parë. Ky është një nga nivelet më të ulëta historike të monedhës së përbashkët, vetëm 0.08 lekë larg rekordit prej 90.64 lekësh, që u shënua më 22 tetor të këtij viti. Rënia është e fortë nëse krahasohet me vitin 2016, kur nisi cikli i gjatë i forcimit të Lekut.…

Read More

Një gjykatë në Egjipt ka urdhëruar përfshirjen e 35 organizatave dhe 36 individëve në listën e organizatave terroriste dhe personave terroristë, për një periudhë pesëvjeçare. Vendimi u mor nga Dhoma e Dytë Penale e Gjykatës Penale të Kajros, ka raportuar “EgyptToday” Në qendër të vendimit është Këshilli i Myslimanëve të Evropës, i themeluar në vitin 1989, i cili bashkon organizata dhe shoqata myslimane nga vende të ndryshme të kontinentit. Organizata e përshkruan veten si institucion të pavarur, joqeveritar dhe jofitimprurës, që synon t’u shërbejë komuniteteve myslimane dhe të nxisë pjesëmarrjen e tyre në shoqëritë evropiane. Lidhjet e pretenduara të këshillit…

Read More

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi ka folur në komisionin e Ekonomisë për aeroportin e Vlorës, përballje e cila përfundoi në arbitrazh pasi VIA paditi qeverinë për shkak se Ministria nisi procedurat për zgjidhjen e kontratës, pas përplasjeve mes dy ortakëve. Duke iu përgjigjur deputetit demokrat Igli Cara se kush po e menaxhon sot aeroportin e Vlorës, Ministri theksoi se kontrata është anuluar prej shtatorit dhe se brenda pak ditës në Kuvend do të paraqesin masat që do të marrin për këtë projekt, por pa bërë të qartë se cfarë janë këto masa. Cara: Çfarë po ndodh me aeroportin e Vlorës,…

Read More