Autor: AD

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për Reformën Zgjedhore. Pas Konferencës së Kryetarëve, ai renditi katër çështjet kryesore: depolitizimin e komisioneve zgjedhore, mbulimin mediatik të fushatave, përfshirjen e administratës në zgjedhje dhe financimin e partive politike. Balla kërkoi dakordësi për ndryshimet ligjore, duke rikthyer në vëmendje edhe formulën e depolitizimit të diskutuar në vitin 2020. “Ju jeni dëshmitarët më të shpeshtë të komunikimeve tona publike, ku janë thënë angazhimet për të pasur një reformë zgjedhore. Reforma ka katër çështje. Për reformën zgjedhore, e para është depolitizimi i komisioneve zgjedhore. Kanë kaluar 6 vite…

Read More

Deputetja Ganimete Musliu ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur për herë të parë më hapur rreth jetës së saj personale dhe rrugëtimit në aspektin sentimental. Gjatë intervistës, Musliu ka rrëfyer arsyet pse nuk është martuar dhe nuk është bërë nënë, duke ndarë edhe qëndrimet e saj për dashurinë dhe përjetimet në jetën romantike. Me deklaratën “Nuk e kam më atë ndjenjë”, ajo ka zgjuar kureshtjen për historinë që qëndron pas këtij rrëfimi. Ndiqni linkun në vazhdim për ta shikuar intervistën e plotë dhe për të mësuar më shumë nga rrëfimi i Ganimete Musliut…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka komentuar situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se përballja me drejtësinë është një çështje personale dhe se Partia Socialiste nuk duhet të përfshihet në këtë proces. Balla u shpreh se Veliajn e konsideron mik, por shtoi se ai duhet ta përballojë vetë këtë proces, pa përfshirë simbolet apo strukturat e PS-së. “PS nuk është mburojë e askujt në përballje me drejtësinë dhe, në këtë këndvështrim, Veliajn e kam mik, por në përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së”, u shpreh Balla.…

Read More

Teleferiku i Vodnos në Shkup pritet të nisë sërish punën nga mesi i dhjetorit, nëse përfundojnë me kohë punimet e rikonstruksionit dhe kontrollet e nevojshme të sigurisë. Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se aktualisht po zhvillohet rikonstruksioni i plotë i teleferikut, përfshirë rinovimin e kabinave dhe zëvendësimin e motorit. Sipas tij, gjatë inspektimit janë konstatuar mangësi serioze, të cilat ia atribuoi mungesës së serviseve të mëdha dhe mirëmbajtjes së rregullt nga udhëheqësit e mëparshëm. Për shkak të gjendjes së konstatuar, teleferiku ishte nxjerrë jashtë funksionit për të garantuar sigurinë e udhëtarëve. „Për mua, siguria e qytetarëve është…

Read More

Ndihma ekonomike në Elbasan dyshohet se është përdorur për të siguruar vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas një dosjeje hetimore të Prokurorisë së Elbasanit, dhjetëra familje dyshohet se janë përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike me qëllim që të votonin për kandidaten e atëhershme, Sara Mila. Por një tjetër fakt që ka dalë gjatë hetimeve lidhet me periudhën pas zgjedhjeve. Nga 60 familje të verifikuara nga prokuroria, 55 prej tyre rezultojnë të jenë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike në muajt maj-qershor 2026. Sipas materialeve hetimore, të cilat janë bërë pjesë e dosjes, dyshohet se punonjës të…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se SHBA-ja ka mbështetur vlerësimin e Ukrainës për situatën në fushëbetejë, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, jeton në një “realitet tjetër”. Deklaratat e tij vijnë në kohën kur në Abu Dhabi po zhvillohen bisedimet trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, të ndërmjetësuara nga Uashingtoni. Bisedimet kanë nisur të martën dhe do të vazhdojnë edhe të mërkurën. Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky ka thënë se pala ruse kishte pretenduar gjatë bisedimeve se kishte pushtuar gjysmën e rajonit të Donbasit, në lindje të Ukrainës. “Ky është problemi. Putini jeton në një realitet tjetër”, ka…

Read More

  Agjencia e Inteligjencës nuk kishte informacione që do të tregonin për kërcënime apo rreziqe të sigurisë në momentin e hyrjes së ALTA Bankës në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të kërkonin njoftimin e krerëve të shtetit. Kështu deklaroi drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës, Gabriela Jakovleva, gjatë seancës mbikëqyrëse në Kuvend, ku po shqyrtohen zhvillimet lidhur me ALTA Bankën. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Jakovleva tha se para se ndonjë informacion t’u përcillet institucioneve kompetente, ai kalon nëpër një proces të hollësishëm verifikimi, vlerësimi të besueshmërisë dhe kontrolli të burimeve. Ajo theksoi se në rastin konkret nuk ishin…

Read More

Kriza klimatike po kthehet në një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë kombëtare në mbarë botën. Paralajmërimi vjen nga sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Ed Miliband, i cili thekson se pasojat e ngrohjes globale, nga mungesat ushqimore dhe tronditjet ekonomike deri te migracioni dhe konfliktet, po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, përpara fjalimit të tij në samitin e klimës COP31 në Antalia të Turqisë, Miliband deklaroi se çështjet e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes duhet të jenë tashmë në qendër të përpjekjeve globale për përballimin e ndryshimeve klimatike. “Siguria…

Read More

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe mbrojtësi Ardian Ismajli kanë dalë në konferencën për mediat në prag të sfidës me Finlandën, që do të luhet të enjten, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Në konferencën për shtyp, Maran u shpreh optimist për përballjen, duke theksuar se skuadra është përgatitur mirë dhe se lojtarët janë të motivuar për të marrë një rezultat pozitiv. Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e tifozëve, duke kërkuar përqendrim maksimal dhe përgjegjësi nga futbollistët. Tekniku italian nënvizoi se objektivi është që skuadra të japë maksimumin në fushë, të shënojë e para dhe të shmangë gabimet që…

Read More

Në një kohë kur zhvillimi i samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë është shoqëruar me pasiguri, Shqipëria kërkon një angazhim më të madh të Aleancës për t’u përballur me kërcënimet hibride dhe fushatat e dezinformimit. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka kërkuar dërgimin e ekspertëve të NATO-s në Shqipëri, për të ndihmuar institucionet në identifikimin dhe kundërshtimin e ndërhyrjeve të dyshuara në hapësirën online. Mundësia që Tirana të presë samitin e ardhshëm të NATO-s është shoqëruar me pikëpyetje dhe diskutime për organizimin e tij. Tirana zyrtare ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar alternativa për organizimin e samitit të NATO-s,…

Read More