Për ditën e Mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit, jugperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era parashikohet të fryjë medrejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 17m/s. Valëzimi në dete të forcës 3-4…
Autor: AD
Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 10:35, shtetasit E. Ll., 28 vjeç, dhe D. Ll., 28 vjeç, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me një 25-vjeçar, të identifikuar me inicialet M. B. Të tre personat janë banues në Vlorë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetet e tyre, uniformat blu nuk kanë gjetur mjete prerëse apo sende të tjera të kundërligjshme. Pas konfliktit, të tre të rinjtë janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë,…
Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila paraqiti gjetjet e Raportit të Zgjerimit të Komisionit Evropian për vitin 2026. Gjatë takimit u diskutua nevoja për fuqizimin e institucioneve të pavarura që mbrojnë të drejtat e njeriut. Avokati i Popullit ndau me Ambasadoren sfidat me të cilat po përballet institucioni, duke nisur nga rritja e ngarkesës së punës. Nga njëra anë, më shumë qytetarë po kërkojnë ndërhyrjen e Avokatit të Popullit, duke e rritur numrin e ankesave me një të tretën krahasuar me vitin e kaluar. Nga ana tjetër, roli…
37 gjoba me vlerë 5 mijë lekë të rinj, vendosi policia e Tiranës për bllokimin e rrugës gjatë tubimeve të mbajtura para kryeministrisë më 9 dhe 10 nëntor nga një grup i vogël qytetarësh. Në një njoftim zyrtar, policia thotë se masat u morën në zbatim të aktit normative për tubimet. “Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluar me datë 09.11.2026 dhe 10.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e…
Ish futbollisti Xhevat Prekazi do të varroset të enjten, më 12 nëntor, në orën 13:00, në Varrezat Qendrore të Beogradit, në komunën e Vozhdovacit. Pas ceremonisë përkujtimore të mbajtur të mërkurën në mëngjes në stadiumin e Partizanit, në rrugën Humska, ku familjarët, miqtë, drejtuesit e Partizanit të Beogradit dhe delegacioni i Galatasarayt i dhanë lamtumirën me lot në sy Xhevat Prekazit, tashmë janë bërë të ditura edhe detajet zyrtare të varrimit të tij. Prekazi ndërroi jetë papritur më 8 nëntor, në moshën 69-vjeçare, si pasojë e problemeve me zemrën. Ai kujtohet në Serbi si një nga futbollistët më të talentuar…
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku u paraqit mëngjesin e kësaj të mërkure për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve për dyshime mbi korrupsionin në zgjedhje. Në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga SPAK, Mile deklaroi se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni dhe se ka dhënë dëshminë e saj përpara prokurorëve. Ajo u shpreh se është e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë sa herë që do të jetë e nevojshme, ndërsa shtoi se beson te ligji. “Ky kalvar i gjatë hedhje…
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e Dopajt, ku është përfshirë një automjet, i cili ka pësuar dëmtime të pjesshme pasi shoferja . Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosura dy persona, nënë e bir. Fatmirësisht, të dy mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 08:15, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, shtetasja V. Z., 45 vjeçe, dyshohet se…
Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, i ka cilësuar si të pavërteta raportimet se ai drejton Forumin Rinor Islam në Maqedoninë e Veriut, organizatë e cila, sipas raportimeve të publikuara, është përfshirë në listën e organizatave terroriste të Egjiptit. Në një reagim për TV21, Murtezi thekson se nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë drejtues i këtij forumi. Ai pretendon se publikimi i Top Channel ka prapavijë politike, pasi në raportim përmendet edhe përkatësia e tij në VLEN, si dhe solidarizimi me protestat e studentëve në Shqipëri. “Lajmi i “zbuluar” nga Top Channel dhe i përcjellë nga…
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me debatet për Reformën Zgjedhore, duke hedhur poshtë pretendimet për bojkot të opozitës. Bardhi akuzon mazhorancën se po zvarrit qëllimisht procesin dhe po shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, ndërsa kërkon që ndryshimet ligjore të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Opozita nuk e ka bojkotuar asnjëherë Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ky është një fakt publik dhe lehtësisht i verifikueshëm. Nuk ka pasur asnjë mbledhje të thirrur të këtij Komisioni në të cilën përfaqësuesit tanë të mos kenë qenë të pranishëm. Ajo…
Polarizimi politik, korrupsioni dhe protestat në Shqipëri ishin temat kryesore ku u fokusuan diskutimet e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, gjatë seancës së të martës. Eurodeputetët theksuan se Shqipëria ka shënuar progres në përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian dhe meriton të mbyllë kapitujt e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027. Pavarësisht vlerësimit në procesin e integrimit, diskutimi për Shqipërinë u shoqërua me debate mes eurdeputetëve. Protestat e dhunshme të javëve të fundit u dënuan nga eurodeputetët, të cilët i bënë thirrje politikës të gjejë gjuhën e përbashkët për dialog. “Muajt e fundit kemi parë një tablo…
