Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka ngritur në Kuvendin e Kosovës çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai e cilësoi pasivizimin e adresave si “spastrim etnik me letra” nga Serbia. Kraki foli të mërkurën, më 11 nëntor, gjatë seancës së jashtëzakonshme për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën dhe procesin e integrimit evropian. Ai tha se raportet vjetore të BE-së duhet të trajtohen me seriozitet, pasi respektimi i të drejtave të njeriut dhe i komuniteteve është ndër vlerat themelore të Unionit. Sipas Krakit, raporti evidenton përpjekjet sistematike të Serbisë për të zvogëluar përfaqësimin e shqiptarëve…
Autor: AD
Profili profesional i Hasanit lidhet kryesisht me drejtësinë, arsimin universitar, menaxhimin e projekteve dhe administratën publike. Përvoja e saj e dokumentuar publikisht është ndërtuar më shumë në këto fusha sesa në strukturat e inteligjencës dhe sigurisë. Hasani ka studiuar drejtësi në Itali, në Universitetin e Milanos-Bicocca, ku profili i saj akademik lidhet me të drejtën ndërkombëtare. Ajo ka kryer gjithashtu studime në planifikimin dhe menaxhimin e projekteve europiane në Europa Cube Innovation Business School, në Bruksel. Në karrierën akademike është angazhuar në mësimdhënie, veçanërisht në fushën e së drejtës europiane dhe integrimit europian. Një pjesë të rëndësishme të përvojës profesionale…
Tifogrupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës, Dardanët, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Dardanët u kanë bërë thirrje tifozëve për t’i tërhequr biletat e ndeshjes të së shtunës në Funclub. Ata e kanë sqaruar edhe protokollin që duhet ndjekur, ndërsa synojnë ta bëjnë një organizim sa më të mirë të ndeshjes, me sjellje shembullore dhe me synimin që djelmoshat në fushë t’i sigurojnë tri pikë. Më poshtë mund ta lexoni postimin e Dardanëve: https://www.facebook.com/dardanetks/posts/1136691529085595?ref=embed_post
Të punësuarit në Prokurorinë Publike të Maqedonisë së Veriut mund të përfitojnë rritje pagash deri në 40 për qind, por kjo rritje do të realizohet gradualisht, në disa faza. Këtë e paralajmëroi kryeprokurori shtetëror, Nenad Saveski, gjatë një interviste për emisionin “Click Plus” në TV21. Sipas tij, përmirësimi i kushteve financiare synon jo vetëm rritjen e motivimit dhe profesionalizmit të punonjësve, por edhe zvogëlimin e rrezikut nga korrupsioni brenda institucionit. Saveski sqaroi se pagat nuk do të rriten menjëherë, por në mënyrë etapike, derisa të arrijnë deri në 40% mbi nivelin aktual.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, mbështetje që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kurti u prit të mërkurën, më 11 nëntor, në Pallatin Élysée. Një ditë më parë ai kishte marrë pjesë në darkën që Macron shtroi për pjesëmarrësit e Forumit të Paqes në Paris. Pas takimit, Kurti shkroi në Facebook se Franca ka qenë aleate e fuqishme e Kosovës që nga lufta për çlirim dhe pavarësi. Ai tha se me Macronin biseduan për mundësi të reja bashkëpunimi, për integrimin euroatlantik të…
Ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni, ka deklaruar se do ta pranojë vendimin përfundimtar të drejtësisë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, cilido qoftë ai. Më 16 shtator 2026, Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë i shpalli fajtorë për krime lufte Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet. Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe nuk është i formës së prerë. I ftuar në emisionin “Adresa”, Quni tha se që nga arrestimi i tyre, në…
Në Malin Sharr do të mbillen 30 mijë fidanë të rinj, ndërsa zhvillimi dhe mbijetesa e tyre do të monitorohen me ndihmën e ekspertëve nga Holanda. Projekti synon ripërtëritjen e sipërfaqeve pyjore dhe përmirësimin e gjendjes ekologjike të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Ekspertët holandezë do të ndjekin nga afër përparimin e mbjelljeve, për të vlerësuar përshtatjen e fidanëve me kushtet klimatike dhe mjedisore të zonës. Nisma paraqet një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së biodiversitetit dhe rehabilitimit të ekosistemeve malore, ndërsa monitorimi do të ndihmojë në vlerësimin e rezultateve të projektit.
Mohamed Salah i është bashkuar grumbullimit të kombëtares së Egjiptit, duke bërë paraqitjen e parë në kampin e ri të përfaqësueses nën drejtimin e trajnerit Ali Maher. Ylli i futbollit egjiptian dhe kapiteni i “Faraonëve” ka mbërritur këtë të martë në bazën stërvitore të ekipit, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Malavit. Salah u prit nga trajneri i ri, me të cilin shkëmbeu përshëndetje dhe biseda miqësore. Në fotografitë e publikuara nga Federata Egjiptiane e Futbollit, sulmuesi shfaqet në një atmosferë pozitive, duke komunikuar edhe me pjesëtarët e stafit teknik. Futbollisti pritet të marrë pjesë në…
Për ditën e Mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit, jugperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era parashikohet të fryjë medrejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 17m/s. Valëzimi në dete të forcës 3-4…
Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 10:35, shtetasit E. Ll., 28 vjeç, dhe D. Ll., 28 vjeç, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me një 25-vjeçar, të identifikuar me inicialet M. B. Të tre personat janë banues në Vlorë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetet e tyre, uniformat blu nuk kanë gjetur mjete prerëse apo sende të tjera të kundërligjshme. Pas konfliktit, të tre të rinjtë janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë,…
