Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkrelin, të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje. Në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK i ka kërkuar gjykatës shpalljen fajtor të Shkrelit për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Për të, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit burg, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
Autor: AD
Blerim Hyseni, përfaqësues i lartë i BDI-së dhe këshilltar në Këshillin Komunal të Kumanovës, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si diskriminim dhe nënçmim të shqiptarëve në Spitalin e Kumanovës. “Kumanovarët shqiptarë sot meritojnë vetëm një përgjigje të thjeshtë: A e meritojnë këtë nënçmim që po u bëhet në Spitalin e Kumanovës? 80 me 0! Një shifër që ngre pikëpyetje serioze dhe që vështirë se mund të kalojë pa reagim. As në kohën e komunizmit nuk kemi parë shifra të tilla! Ku mbetën dinjiteti, barazia dhe përfaqësimi i drejtë e adekuat? Shqiptarët e Kumanovës nuk e kanë përjetuar…
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Ilir Vrenozi, ka hedhur dyshime se gazetari Elton Tozaj është rrëmbyer. Me një video në TikTok, Vrenozi thotë se ka tentuar të telefonojë, por përpjekjet e tij për të komunikuar me Tozajn kanë mbetur pa përgjigje. Gjithashtu, Iliri shton se gjatë një transmetimi live të hënën, gazetari kishte shprehur se do të publikonte video të re dhe se do të futej sërish në komunikim të drejtpërdrejt me ndjekësit e tij. Kujtojmë se Elton Tozaj është dhunuar pasditen e 5 nëntorit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory,…
Një incident fizik është regjistruar më 7 nëntor në Burgun e Sigurisë së Lartë, ku janë përfshirë dy të dënuarit Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, dhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, dyshohet se Hoxhaj ka sulmuar fizikisht Pajazitin brenda hapësirave të burgut. Rastin e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), i cili ka bërë të ditur se të dy të dënuarit kanë marrë trajtim mjekësor nga stafi shëndetësor i institucionit. “Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se më 07.11.2026, në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka ndodhur një incident në mes të dy të dënuarve. Pas…
Esmeralda Hasani merr drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, duke pasuar Vlora Hysenin. Juriste me studime në Milano dhe Bruksel, ajo vjen nga një karrierë e lidhur me administratën qeveritare, institucionet akademike dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare. Ka drejtuar institucione kërkimore, ka qenë këshilltare dhe shefe kabineti pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën, si dhe konsulente pranë Kryeministrisë. Përpara emërimit në krye të SHISH-it, ajo kishte mbajtur një pozicion në Departamentin Mbështetës të këtij institucioni. Njoftimi i presidencës: Tiranë, më 12 nëntor 2026 Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93…
Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Qeverisë, duke e cilësuar ndryshimin e vazhdueshëm të ligjeve si kaos juridik që po shkatërron sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, shumica parlamentare po miraton dhe ndryshon ligje me procedura të përshpejtuara, duke krijuar pasiguri juridike dhe duke dëmtuar besimin e investitorëve. Zajkova pretendon se Raporti i fundit i Komisionit Evropian nxjerr në pah probleme serioze me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, ndërsa Qeveria, në vend të reformave të mirëfillta, po ofron vetëm zgjidhje të përkohshme dhe propagandë. “Po marrim shuplaka nga Bashkimi Evropian, sepse kjo Qeveri e…
Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, vizitoi Akademinë e Policisë së Italisë, ku u prit nga drejtori i saj, z. Mario Viola. Gjatë takimit, Drejtues Madhor Skender Hita vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe formimit profesional në ndërtimin e një policie moderne dhe profesionale. “Një polici profesionale dhe moderne ndërtohet mbi përgatitjen cilësore, integritetin dhe aftësitë e punonjësve të saj. Për këtë arsye, zhvillimi i Akademisë së Sigurisë është një nga prioritetet e mia. Synimi ynë është të…
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në Komisionin për Legjislacion ka bërë të ditur se pas negociatave politike me përfaqësuesit e shumicës parlamentare, është arritur dakordim që Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të procedohet për miratim në Kuvend, pa ndryshime në këtë fazë.Duke folur në mbledhjen e komisionit, Deliu-Kodra ka theksuar se PDK-ja, si parti sponsorizuese e ligjit, ka zhvilluar diskutime me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me mënyrën se si do të trajtohet vendimi i presidentes për kthimin e ligjit në rishqyrtim. Ajo ka sqaruar se palët kanë pasur interpretime të ndryshme sa i…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat në Dublin, në kuadër të pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Europian, ku ka komentuar disa çështje të aktualitetit ndërkombëtar dhe zhvillimet në Shqipëri. I pyetur për luftën në Ukrainë, marrëdhëniet me Rusinë, integrimin europian të Shqipërisë dhe investimin e Jared Kushner në Sazan, Rama ka ndarë qëndrimet e tij, duke theksuar nevojën për diplomaci dhe dialog. “Është bërë një gabim i madh të fokusohemi vetëm te mbështetja ushtarake për Ukrainën, pa pasur një kanal komunikimi me Rusinë.”-u shpreh Rama. I pyetur për investimin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit,…
Dy të rinj nga Gostivari kanë përfunduar me lëndime trupore pas një sulmi fizik nga disa persona, të cilët fillimisht ua bllokuan rrugën me automjete dhe më pas i sulmuan. Ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 03:00 pas mesnate, në rrugën lokale ndërmjet fshatrave Çajle dhe Balindoll të Gostivarit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, sulmuesit kanë ndaluar automjetin me të cilin udhëtonin 23-vjeçari Xh.J. dhe 25-vjeçari A.Z., duke i penguar të vazhdonin rrugën, pas së cilës i kanë sulmuar fizikisht. Të dy të rinjtë kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara nga mjekët e Qendrës Mjekësore në Gostivar.…
