Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

PDK dhe VV dakordohen për Ligjin për Specialen, Deliu-Kodra tregon çfarë u arrit

ADAD12 Nëntor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në Komisionin për Legjislacion ka bërë të ditur se pas negociatave politike me përfaqësuesit e shumicës parlamentare, është arritur dakordim që Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të procedohet për miratim në Kuvend, pa ndryshime në këtë fazë.
Duke folur në mbledhjen e komisionit, Deliu-Kodra ka theksuar se PDK-ja, si parti sponsorizuese e ligjit, ka zhvilluar diskutime me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me mënyrën se si do të trajtohet vendimi i presidentes për kthimin e ligjit në rishqyrtim.

Ajo ka sqaruar se palët kanë pasur interpretime të ndryshme sa i përket mundësisë së amendamentimit të ligjit në këtë fazë, duke shtuar se nuk është arritur marrëveshje për ndryshime konkrete.“Gjatë këtyre ditëve, PDK-ja si parti sponsorizuese e këtij ligji ka pasur negociata politike me partinë që e përfaqëson shumicën parlamentare për mënyrën se si ne do ta trajtojmë ligjin në fjalë. Jemi dakorduar që ta kalojmë ligjin. Dua ta bëj të qartë se nuk kemi arritur dakordësi që të bëhen ndryshime në ligj”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Ajo ka shpjeguar se gjatë diskutimeve me deputetët e VV-së kanë pasur interpretime të ndryshme për Rregulloren e Kuvendit, veçanërisht për mundësinë e ndryshimit të ligjit në këtë fazë të procedurës.

“Kemi besuar që është e mundur të bëhet amendamentimi i ligjit në këtë fazë, ndërsa shumica parlamentare e ka konsideruar dhe interpretuar Rregulloren në atë mënyrë që nuk lejohet amendamentimi i ligjit në këtë fazë”, është shprehur ajo.

Sipas Deliu-Kodrës, për shkak të këtyre mospajtimeve, ligji do të procedohet për votim në Kuvend në formën aktuale, ndërsa ndryshimet e mundshme do të trajtohen përmes një procesi të ri të amendamentimit.

“Jemi në një situatë që duhet ta procedojmë ligjin për miratim në Kuvend në formën siç është. Pastaj ne do të nisim një proces të ri të amendamentimit të ligjit, bashkë me kolegët deputetë të Kuvendit”, ka thënë ajo.

Deliu-Kodra ka bërë të ditur se në Kuvend do të rivotohet versioni aktual i ligjit dhe se për miratimin e tij, si dhe për rrëzimin e vetos së presidentes, nevojiten 61 vota.

Në fund, ajo u ka bërë thirrje deputetëve të komisionit që të mbështesin procedimin e mëtejmë të ligjit.

“Duhen 61 vota për ta miratuar ligjin dhe po ashtu për ta rrëzuar veton e presidentes. Prandaj dua t’i ftoj kolegët deputetë që jemi këtu që ta procedojmë tutje ligjin dhe ta miratojmë atë”, ka përfunduar Deliu-Kodra.

Artikuj të ngjashëm

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

​A do të kemi përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikueset e Euro 2028?

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin e…

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.