Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovë Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami duke reaguar ndaj debatit për përfaqësimin e shqiptarëve në Spitalin e Kumanovës ka thënë se BDI-ja, krahas këtij institucioni është dashur të përmendë edhe strukturën e punësimit në institucionet e tjera shëndetësore të qytetit. Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Kasami përmendi Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë, ku sipas tij janë të punësuar 11 shqiptarë dhe vetëm një maqedonas, si dhe Shtëpinë e Shëndetit ku janë 28 shqiptarë dhe pesë maqedonas. Ai theksoi se punësimet në…
Autor: AD
Tradita shqiptare e Besës dhe mikpritja që shqiptarët u ofruan hebrenjve gjatë Holokaustit janë vlerësuar nga organizata ndërkombëtare hebraike Chabad-Lubavitch, e cila ka njoftuar hapjen e qendrës së saj të parë të përhershme në Shqipëri. Njoftimi është bërë gjatë Konferencës Ndërkombëtare të të Dërguarve të Chabad-Lubavitch, ndërsa në artikullin e publikuar më 11 nëntor në faqen zyrtare të organizatës i kushtohet vëmendje e veçantë historisë së shqiptarëve që strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë nga përndjekja naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rabini Yossi Fridman, i cili së bashku me bashkëshorten Etka dhe djalin e tyre Meir do të vendoset në Shqipëri…
Kryeministri Edi Rama, përpara samitit në Dublin, ka folur për diplomacinë lidhur me luftën në Ukrainë, duke deklaruar se Europa ia ka lënë këtë përgjegjësi presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë një deklarate në Dublin, Rama paralajmëroi se kjo qasje do të ketë një kosto gjithnjë e më të lartë nëse Europa nuk rikthehet te dialogu me Rusinë, ndërkohë që vijon mbështetjen për Ukrainën. Pyetja: Pra ju sugjeroni që të caktohet dikush që të flasë? Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk po sugjeroj asgjë. Thjesht po them që nuk duhet të flasim, nuk duhet të tregojmë me gisht kur gishti drejtohet nga…
Më 10.11.2026, në orën 23:30, nëpunës policorë të Stacionit Policor Strumicë – SPB Strumicë e privuan nga liria A.V. (59) nga Strumica, sepse në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij dhe nënës së saj. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me 30 vota pro dhe 9 kundër ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave private që preken nga projekti për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës që lidh zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”. Vendimi parashikon rritjen e fondit të përgjithshëm të shpronësimit nga rreth 249.7 milionë lekë në 268.7 milionë lekë, si dhe përditësimin e listës së pronave dhe planimetrisë së pasurive që preken nga projekti, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Kundër këtij vendimi votuan këshilltarët e opozitës, të cilët kundërshtuan llogaritjen e vlerës së pronave, që është larg vlerës së…
Policia ka njoftuar masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri-Finlandë, e cila do të zhvillohet sot, më 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Për shkak të organizimit të këtij aktiviteti sportiv, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen disa rrugë në kryeqytet, kryesisht në zonën përreth stadiumit.Ndër akset ku do të kufizohet qarkullimi janë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Abdyl Frashëri”. Ndërkohë, Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të mbeten të hapura për qarkullimin e automjeteve.…
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet në ligjin për donacionet dhe sponsorizimet, i cili synon të rrisë financimin e sportit, artit dhe kulturës përmes mbështetjes së biznesit. Nisma parashikon ndryshimin e nenit 5 dhe shtimin e dy neneve të reja, 5/1 dhe 5/2, në ligjin ekzistues, të cilat përcaktojnë mekanizmat e përfitimit nga lehtësitë fiskale, dokumentacionin e nevojshëm dhe të drejtën e sponsorizuesve për të kundërshtuar vendimet e administratës tatimore. Sipas propozimit, për subjektet, persona fizikë ose juridikë, që paguajnë tatim mbi fitimin, shuma e sponsorizuar do të njihet si shpenzim i zbritshëm, në masën e parashikuar në ligj. Ndërkohë,…
Punësimet e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës kanë hapur një debat të ashpër mbi përfaqësimin etnik, pasi në listën e dhjetëra të punësuarve të rinj nuk figuron asnjë përfaqësues i komunitetit shqiptar. Drejtori i spitalit, Sasho Stoshevski, vazhdon të heshtë lidhur me këtë situatë, ndërsa gjatë gjithë ditës nuk i është përgjigjur telefonatave të gazetarëve për prononcim. Sipas informacioneve të Alsat, procesi i punësimeve është zhvilluar në disa faza të ndryshme: fillimisht 10 persona kanë marrë vendime pune para dy muajsh, më pas janë angazhuar 7 persona me kontrata para një muaji dhe 7 të tjerë para një…
Arlinda Morina tregon se ka pëlqim për Nora Tushin në Big Brother Regjisorja Arlinda Morina ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, duke i shprehur hapur pëlqimin banores Nora Tushi. Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda nuk ka hezituar të tregojë se Nora i pëlqen, duke e bërë të qartë se nuk e ka problem ta shprehë këtë ndjenjë para banorëve të tjerë. “Mua më pëlqen kjo. Po më pëlqen. E di kjo. Çka ka lidhje, po flasim për pëlqim”, dëgjohet duke thënë ajo. Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje edhe për faktin…
Një person është vrarë e katër të tjerë janë plagosur, një prej tyre në gjendje kritike, nga të shtënat me armë në një lagje në Washington DC, që është jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, transmeton agjencia “AP”. I dyshuari më pas ka kryer vetëvrasje pasi ishte rrethuar nga policia. Shefi i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, Jeffrey Carroll, ka thënë se i dyshuari ishte barrikaduar në një apartament dhe e qëlloi më pas veten. Të shtënat ndodhën në lagjen “Logan Circle” rreth 1.6 kilometra larg shtëpisë së Bardhë. Autoritetet besojnë se i dyshuari qëlloi të paktën një person…
