Një kapitull i ri duket se po nis për aktoren e njohur Angelina Jolie, e cila pritet të largohet nga Los Angeles pas shitjes së rezidencës së saj historike në Kaliforni, për një shifër marramendëse prej 24.75 milionë dollarësh. Sipas raportimeve të mediave të huaja, aktorja ka blerë një pronë të re në Connecticut, ndërsa shitja e banesës së saj në Kaliforni është realizuar në muajin shtator. Jolie e kishte blerë rezidencën në vitin 2017, për 24.5 milionë dollarë. Një nga arsyet që e kishte shtyrë të zgjidhte këtë pronë ishte edhe afërsia me banesën e ish-bashkëshortit të saj, Brad…
Autor: AD
Përdorimi i drogave të paligjshme është një problem serioz për 79% të shqiptarëve, ndërsa pothuajse dy në tre qytetarë mendojnë se konsumi i tyre është shtuar gjatë pesë viteve të fundit. Sipas anketës së fundit të Agjencisë së Bashkimit Europian për Drogat (EUDA), të publikuar në nëntor 2026, 38% e të pyeturve në Shqipëri e konsiderojnë përdorimin e drogave një problem shumë serioz në zonën ku jetojnë, ndërsa 41% e vlerësojnë si problem serioz. Vetëm 12% mendojnë se nuk është një problem shumë serioz dhe 5% se nuk përbën aspak problem. Shqetësimi i lartë shoqërohet edhe me perceptimin se përdorimi…
sh-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, që presidentja Justina Shiroka-Pula ia ktheu Kuvendit për rishqyrtim, nuk mund të ndryshohet në formën aktuale. Sipas tij, Kuvendi ka dy rrugë: ta rimiratojë ligjin ashtu siç është, ose ta nisë procesin nga zero. Duke folur në emisionin “Five” në TV Dukagjini, Kryeziu shpjegoi se presidentja ka të drejtë ta kthejë një ligj në Kuvend vetëm një herë. Nëse deputetët e miratojnë sërish me së paku 61 vota, ligji hyn në fuqi drejtpërdrejt, pa pasur nevojë për dekretim nga presidentja. “Ky ligj nuk ka të drejtë…
Me vetëm një javë para takimit të planifikuar mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azia-Paqësor (APEC), Japonia po vëzhgon me kujdes çdo shenjë të një ndryshimi në politikën e Uashingtonit ndaj rajonit Indo-Paqësor. Takimi i APEC-ut, i cili këtë vit mbahet në qytetin kinez Shenzhen, është planifikuar për 18 dhe 19 nëntor. Tokioja druhet se disfata e rëndë që pësoi presidenti amerikan Donald Trump në zgjedhjet e mesmandatit të javës së kaluar mund ta shtyjë atë të kërkojë një fitore diplomatike të shpejtë – një të tillë që mund ta…
Nga e diela, më 15 nëntor, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2027, ndërsa shoferët që nuk i respektojnë rregullat rrezikojnë gjobë prej 45 eurosh, ose rreth 2.770 denarë. Detyrimi vlen për të gjitha automjetet motorike që qarkullojnë në rrugët publike, pavarësisht kushteve atmosferike dhe nëse në rrugë ka borë apo akull. Për veturat me peshë deri në 3.500 kilogramë, pajisje dimërore konsiderohen: * Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash.* Goma verore në…
Kontrollet rrugore në Vlorë, 13 drejtues mjetesh procedohen penalisht brenda një jave. Vendosen mbi 1 900 gjoba. Njoftimi i plotë: Vlorë/Intensifikim i kontrolleve dhe i monitorimit të qarkullimit rrugor, me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut. Prani e shtuar e shërbimeve të Policisë, pranë institucioneve arsimore, para dhe pas përfundimit të procesit mësimor, për menaxhimin e trafikut, parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë së nxënësve. Në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore janë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me mjet, në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo…
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinjan, e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një takim në Paris, ku në tryezë ishin vendosur flamujt e të dy vendeve. Në publikimin e tij në rrjetet sociale, Pashinjani e ka quajtur Kurtin “kryeministër i Kosovës”. Takimi u zhvillua më 10 nëntor, në kuadër të Forumit të nëntë të Paqes në Paris. Pashinjani kishte mbërritur në kryeqytetin francez një ditë më parë, për një vizitë pune. Kryeministri armen publikoi në Facebook video dhe fotografi nga takimi, me mbishkrimin “Takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”. Sipas Zyrës së Kryeministrit të Armenisë, të cituar…
Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut ishin prezente që në fillim të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina, deri në 25 m/s. Valëzimi në dete me forcë 4-6 ballë.
Harry Kane, pavarësisht se vlerësohet si lojtari më i mirë nga gazetarët dhe fitues i “Topit të Artë”, nuk u përfshi në formacionin më të mirë të vitit 2026, zgjedhur nga sindikata ndërkombëtare e futbollistëve. Përzgjedhja e bërë nga 19,806 futbollistë profesionistë në mbarë botën për “FIFPro World 11” ishte një formacion i balancuar në mënyrë të pazakontë: 3-3-4, për të përfshirë sa më shumë sulmues. Në vendin e Kane, rreth 20,000 lojtarë profesionistë zgjodhën një katërshe sulmi me Lamine Yamal në krahun e djathtë, Kylian Mbappé në krahun e majtë, ndërsa Erling Haaland dhe Lionel Messi në qendër. Formacioni…
Mesfushori Lutfi Dalipi ka vendosur që në arenën ndërkombëtare të përfaqësojë Kosovën, mëson Telegrafi. Futbollisti ka qenë një nga emrat më të përfolur të këtij sezoni në Zvicër, ku është shndërruar në sensacion. Ai i habiti të gjithë kur nuk pranoi ftesën e përfaqësueses U21 të Zvicrës dhe njoftoi federatën zvicerane se dëshironte të luante për Kosovën ose Shqipërinë, në përmbushje të një premtimi që i kishte bërë gjyshit. Tashmë vendimi është marrë: Dalipi do t’i bashkohet Kosovës. Sipas informacioneve të Telegrafit, lojtari nga Presheva do të mbërrijë të premten në Prishtinë. Një ditë më pas, në orën 15:00, ai…
