Autor: AD

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar dëmshpërblim për periudhën që qëndroi në paraburgim, pasi u shpall i pafajshëm për akuzat e korrupsionit me tenderat e ushqimeve në burgje. Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Zoto ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon rishikimin e vendimit për kompensimin financiar të përfituar për burgosjen e tij. Artur Zoto u arrestua më 21 shkurt 2017, në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e furnizimit me ushqime për institucionet e vuajtjes së dënimit. Ai qëndroi në paraburgim deri më…

Read More

Kombëtarja shqiptare mori një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë triumfuan në “Air Albania”. Ndeshjen e vendosi “magjia” e Muçit dhe goli i Manajt me kokë pas krosit të Hysajt. Për sa i përket notave të faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, lojtari kuqezi me vlerësimin më të lartë rezulton Kristjan Asllani, i cili ka marrë notën 8.1.“Podiumin” ndërkohë e plotësojnë Hysaj dhe Muçi, që janë vlerësuar me notën 7.9. Paraqitje tepër pozitive edhe për Ismajlin, Berishën, Pilon, Mitaj dhe Manajn. Për më tepër shikoni listën…

Read More

Inteligjenca artificiale, automatizimi dhe ndryshimet strukturore në ekonomi pritet të transformojnë ndjeshëm tregun e punës në Gjermani. Sipas një parashikimi të Agjencisë Federale të Punësimit, gjatë 15 viteve të ardhshme rreth 800 mijë vende pune mund të zhduken si pasojë e zhvillimit të inteligjencës artificiale. Megjithatë, krahas vendeve të punës që do të humbasin, pritet të krijohen edhe profesione dhe mundësi të reja punësimi. Ekspertët paralajmërojnë se shumë sektorë do të përballen me ndryshime të thella, ndërsa punonjësit do të duhet të përshtaten me kërkesat e reja të tregut. Industria e automobilave ndër sektorët më të rrezikuar Një nga sektorët…

Read More

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Miftari përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku ka njoftuar për përfundimin e lidhjes së tyre. Çifti, të cilët kanë edhe dy fëmijë së bashku, kanë qenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit për një periudhë të gjatë. Përmes postimit të tij, Miftari ka ndarë edhe një shkrim, në të cilin ka folur për ndarjen dhe ndjenjat e tij, pa specifikuar arsyet që çuan në këtë vendim. ‘Mëso të mos mbash me zor pranë vetes ata që zgjedhin të largohen prej teje. Jo të gjithë do të qëndrojnë në jetën tënde, madje as…

Read More

Funksionari i VLEN-it, Blerim Abazi, ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për përfaqësimin etnik në institucionet shëndetësore në Kumanovë, duke publikuar shifra për përbërjen e të punësuarve dhe drejtuesit shqiptarë në disa institucione publike. Sipas Abazit, në sistemin shëndetësor të Kumanovës aktualisht janë të punësuar 105 maqedonas dhe 61 shqiptarë, duke përfshirë mjekë, infermierë, punëtorë teknikë dhe personel ndihmës. Ai i paraqiti shifrat sipas institucioneve: * Shtëpia e Shëndetit: 36 shqiptarë dhe 6 maqedonas.* Qendra e Shëndetit Publik: 11 shqiptarë dhe 1 maqedonas.* Spitali i Përgjithshëm: 14 shqiptarë dhe 98 maqedonas. Abazi paralajmëron se në periudhën e ardhshme, në bazë…

Read More

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj kritikave të deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani. Ai ka bërë me dije se ish-presidentja e Kosovës ëshët katandisur keq. Në një prononcim për lajmi.net, Mustaga ka thënë se është dëm të merret me të. “Është dëm të merrem me të. Është katandisur keq”, ka thënë Mustafa. Gjatë një intervistë në Kanal 10, Osmani e ka kritikuar edhe Isa Mustafën. “Le të përmirësohen, jo të bëhen kopje të këqija të Isës dhe Hashimit. Duhet të kenë më shumë ambicie. Edhe unë si presidente për dy vite është dashur të merrem me pasojat e…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi është shtypur nga traktori i tij. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është raportuar dje në orën 12:30. Viktima, R.K. nga lagjja Hasanbeg (Singeliq), pasi kishte mbushur me karburant traktorin e tipit IMT, me një makineri pune të bashkëngjitur, e kishte parkuar dhe kishte qëndruar pranë tij. Në një moment, traktori është vënë vetvetiu në lëvizje dhe e ka shtypur 67-vjeçarin me rrotën e pasme, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. I plagosuri është transportuar me urgjencë…

Read More

Rreth 71 për qind e qytetarëve evropianë mbështesin krijimin e një ushtrie të Bashkimit Evropian, ndërsa 78 për qind mendojnë se kapacitetet mbrojtëse të BE-së duhet të forcohen në bashkëpunim me NATO-n. Këto janë rezultatet e një hulumtimi të realizuar nga instituti për siguri GLOBSEC për vitin 2026, të publikuara nga gazeta “Politico” në Bruksel, përcjell TV21. Mbështetja për krijimin e një ushtrie evropiane është regjistruar në të gjitha vendet e anketuara të BE-së. Ajo është më e larta në Rumani, me 82 për qind, e ndjekur nga Lituania me 78 për qind dhe Franca me 75 për qind. Në…

Read More

Skandali i Nvidia-s nuk ka ndikim në vendin tonë, të paktën deri tani. Nuk ka një ndikim të drejtpërdrejtë të dokumentuar në ekonominë shqiptare, por mund të sjellë pasoja të tërthorta për sektorin e teknologjisë dhe shërbimeve digjitale. Megjithatë, kompanitë shqiptare të teknologjisë, zhvilluesit e programeve dhe bizneset që përdorin Inteligjencën Artificiale varen gjithnjë e më shumë nga shërbimet ndërkombëtare cloud dhe kapacitetet kompjuterike të bazuara në procesorët Nvidia. Nëse ndryshimet në drejtimin e kompanisë, kufizimet tregtare ndaj Kinës apo pasiguria në investime ndikojnë në çmimet dhe disponueshmërinë e këtyre shërbimeve, kostot mund të transmetohen edhe te bizneset shqiptare, sipas…

Read More

Dega e BDI-së në Kumanovë ka reaguar ashpër ndaj punësimeve të fundit në Spitalin e Kumanovës, duke akuzuar pushtetin për diskriminim etnik dhe VLEN-in për heshtje përballë përjashtimit të shqiptarëve. “90 punësime dhe asnjë shqiptar! Një diskriminim i tillë nuk mbahet mend as në ish-Jugosllavi”, thuhet në reagimin e BDI-së, e cila kërkon hetim institucional për kriteret dhe procedurat e punësimit. Kritikat më të ashpra i janë drejtuar VLEN-it, përfaqësuesit e të cilit, sipas BDI-së, vazhdimisht kanë deklaruar se cilësia duhet të ketë përparësi ndaj përkatësisë etnike. “A thua vallë, në gjithë Kumanovën nuk paska pasur as edhe një motër…

Read More