Autor: AD

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për marrëdhënien me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. “Marrëveshja që kam bërë unë dhe zoti Ahmeti ka qenë thjesht marrëveshje e dy njerëzve që ia mendojnë të mirën shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të mirën e kombit. Nuk ka asnjëfarë lloj pazari politik, aq më tepër kur bashkimi i dy forcave politike ndodh në opozitë. Në opozitë je çliruar totalisht nga ky presion i pushtetit, i joshjeve apo pozicioneve dhe, thjesht, domethënë, ky bashkërendim apo kjo bashkëngjitje apo kjo shkrirje…

Read More

Dogana e Kosovës ka zbuluar 150 mijë euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në pikën kufitare të Vërmicës, në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga shuma e përgjithshme, 37 mijë e 500 euro janë konfiskuar, ndërsa pjesa tjetër është mbajtur për deponim deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Rasti është regjistruar më 12 nëntor 2026, rreth orës 19:00, në hyrje të Republikës së Kosovës, ku zyrtarët e Sektorit të Antikontrabandës kanë ndaluar për kontroll një veturë. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, drejtuesi i automjetit fillimisht ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të raportuar. Gjatë kontrollit të detajuar, megjithatë, zyrtarët…

Read More

Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të mund të mbërrijë deri në destinacion. Hekurudha që po ndërtohet për të lidhur Tiranën dhe Durrësin me aeroportin, do ta ndalë pasagjerin disa qindra metra larg terminalit. Një ndryshim i projektit fillestar ka zhvendosur stacionin fundor jashtë territorit të aeroportit, duke krijuar një problem të ri për pasagjerët: si do të përshkojnë distancën deri në terminal? Dokumentet ekskluzive që Top Channel ka siguruar tregojnë se ky problem nuk është një pasojë e paparashikuar e projektit. Përkundrazi, një vendimmarrje e Hekurudhës…

Read More

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga pesë bashkëmoshatarë para hyrjes së një shkolle fillore në fshatin Rashçe të Shkupit, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është denoncuar dje në orën 10:05 nga nëna e të miturit, e cila ka raportuar se sulmi kishte ndodhur një natë më parë, rreth orës 21:40. Pesë të miturit dyshohet se e kanë sulmuar viktimën duke përdorur grushte, shqelma dhe sende të forta, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. MPB-ja njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Read More

Protestat në Tiranë kanë marrë vëmendje edhe në një studim të publikuar në nëntor 2026, të përgatitur për Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET). Dokumenti, me titull “Sustaining EU Enlargement”, e trajton lëvizjen e njohur ndryshe si “Revolucioni i Flamingove” si një shfaqje të problemeve më të thella demokratike në Shqipëri, duke përmendur edhe përqendrimin e pushtetit politik rreth kryeministrit Edi Rama. Sipas studimit, ajo që nisi si një protestë kundër mungesës së transparencës, mosrespektimit të standardeve mjedisore dhe rrezikut të tjetërsimit të pronës publike, u shndërrua gradualisht në një lëvizje më të gjerë për qeverisje të…

Read More

Moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm gjatë fundjavës në të gjithë qytetet e vendit, me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në disa zona priten edhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Përkeqësimi i kushteve atmosferike do të vijojë edhe në fillim të javës së ardhshme, me reshje në pjesën më të madhe të vendit. Sipas parashikimit meteorologjik, dita e shtunë do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të nisin që në orët e para të ditës, por e diela do…

Read More

Një 30-vjeçar nga Gostivari do të përballet me kallëzim penal, pasi dyshohet se ka kërcënuar një prokuror publik dhe më pas ka sulmuar një polic gjyqësor me mjet të mprehtë.Sipas buletinit policor, Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj I.J. (30), për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale „rrezikim i sigurisë“ dhe „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“.Sipas njoftimit, 30-vjeçari ka hyrë me forcë në zyrën e një prokurori publik në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, ku ka drejtuar kërcënime.Më pas, në korridorin e Gjykatës Themelore në Gostivar,…

Read More

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Lulëzim Pepës, Fatjon Markut, Aleks (Shkëlqim) Pepajt dhe Ilir Lazrit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, katër të hetuarit kishin kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, por GJKKO ka vendosur të mos pranojë kërkesën, duke lënë në fuqi masën e arrestit në burg ndaj tyre. Lulëzim Pepa, Fatjon Marku, Aleks (Shkëlqim) Pepaj dhe Ilir Lazri janë pjesë e një grupi kriminal prej 11 personash, të hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe…

Read More

Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu duke komentuar kërkesat e studentëve për provimin e jurisprudencës ka deklaruar se nuk ka kuptim që provimi të jepet me pëqindje gjuhësore. Sipas tij, nëse studentët ndjekin studimet në gjuhën shqipe, provimi duhet të jetë në gjuhën e tyre amtare të garantuar me kushtetutë. Kadriu shton se njohja e gjuhës maqedonase mund të testohet me mekanizmat të tjerë, por jo përmes provimit profesional. “Unë jam i mendimit se provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe me vet faktin se studentët e drejtësisë kanë të drejtë që provimin përfundimtar ta japin në gjuhën shqipe, aty…

Read More

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar dëmshpërblim për periudhën që qëndroi në paraburgim, pasi u shpall i pafajshëm për akuzat e korrupsionit me tenderat e ushqimeve në burgje. Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Zoto ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon rishikimin e vendimit për kompensimin financiar të përfituar për burgosjen e tij. Artur Zoto u arrestua më 21 shkurt 2017, në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e furnizimit me ushqime për institucionet e vuajtjes së dënimit. Ai qëndroi në paraburgim deri më…

Read More