Autor: AD

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 41-të nga gjithsej 48 ekonomi evropiane, sipas Prodhimit të Brendshëm Bruto (BPV) për banor, bazuar në projeksionet për vitin 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Sipas renditjes së publikuar nga „Visual Capitalist“, BPV-ja për banor në Maqedoninë e Veriut parashikohet të jetë 11.762 dollarë. Në mesin e vendeve të rajonit, Serbia renditet e 37-ta me 17.126 dollarë për banor, Mali i Zi i 38-ti me 16.211 dollarë, ndërsa Shqipëria e 39-ta me 13.968 dollarë. Bosnjë-Hercegovina ndodhet në vendin e 43-të me 10.845 dollarë, ndërsa Ukraina është në fund të listës me 7.075 dollarë.…

Read More

Autoritetet e sigurisë ushqimore në Kosovë kanë ndaluar hyrjen në vend të 12,268 kilogramëve produkte ushqimore të prodhuara në Maqedoninë e Veriut, pas zbulimit të shkeljeve të kritereve të higjienës dhe pranisë së bakterit Escherichia coli në dërgesat e mëparshme, njoftoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Dy ngarkesat, të prodhuara nga fabrika “AD Mlekara Tetovo” dhe të importuara nga kompania me seli në Graçanicë “Vizioni M.Z.I.I”, u ndaluan në pikën kufitare në Han të Elezit dhe u urdhërua kthimi i tyre në vendin e origjinës, thuhet në deklaratën e AUV-së. Masa u mor në bazë të një vendimi të…

Read More

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe intervale me diell. Reshjet e shiut me intensitet të ulët janë prezente që nga orët e para të ditës, ndërsa në veri dhe qendër kanë intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pasdite ndërpriten në të gjithë vendin. Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 9 m/s. Hera-herës fiton shpejtësi deri në 16 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. Temperaturat variojnë: Shkodër13/20Re shi diell…

Read More

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit do t’i zhvillojnë sot aktivitetet e fundit para përballjes së tyre, e cila zhvillohet të shtunën në kuadër të Ligës së Kombeve. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar për agjendën e të dy përfaqësueseve, të cilat do t’i zhvillojnë konferencat për media dhe stërvitjet zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Fillimisht, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për media e Kombëtares së Izraelit, ndërsa në orën 11:30 është paraparë stërvitja zyrtare e kësaj përfaqësueseje. Ndërkaq, Kombëtarja e Kosovës do të dalë para gazetarëve në orën 14:20, kurse stërvitjen zyrtare…

Read More

Fitoren e mbrëmjes së djeshme kundër Finlandës e ka përshëndetur me vlerësim maksimal edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në një postim në faqen e tij, numri 1 i FSHF-së e quan të veçantë suksesin 2-0 të kuqezinjve në një stadium të mbushur plot. Ai kërkon nga skuadra edhe një sforco në sfidën me Bjellorusinë. “Kjo mbrëmje nuk mund të ishte më e bukur se kaq! As fitorja nuk mund të kishte shije më të veçantë sesa sonte, në një stadium të mbushur me gati 22 mijë tifozë shqiptarë. Urime çuna, urime stafit për këtë sukses! Edhe…

Read More

FAA ndalon të gjitha fluturimet në SHBA për shkak të problemeve në komunikim Beqir Sina nga New York për INA Ky ndalim patjetër që prek drejtpërdrejt edhe shqiptarët.Në rrjetet sociale thuhet se ka vonim të nisjeve dhe munges së lidhjeve dhe vonesave të mëdha për këta udhëtarë. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka urdhëruar sot, 13 nëntor, një ndalim kombëtar të nisjeve të avionëve në të gjitha aeroportet e Shteteve të Bashkuara. Urdhri, i njohur si “National Ground Stop”, u dha për shkak të problemeve në komunikim që prekin qendrat e kontrollit të trafikut ajror, kështu të paktën po thonë…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se Qeveria ka dërguar në Bruksel propozim-ndryshimet e Kodit Penal dhe të Ligjit për Procedurën Penale, duke theksuar se dispozitat e reja do të zbatohen vetëm për rastet e ardhshme. Mickoski akuzoi ish-qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së se, përmes ndryshimeve të mëparshme ligjore, të miratuara me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian, kishte synuar të shmangte përgjegjësinë për korrupsion dhe të mundësonte amnisti politike. Sipas tij, personat e dyshuar për vepra penale gjatë qeverisjes së kaluar do të vazhdojnë të kenë mundësi të përfitojnë nga dispozitat më të favorshme të miratuara në…

Read More

Nëntëmbëdhjetë minuta errësirë ​​radarike Analiza e të dhënave të fluturimit ADS-B ka mundësuar një rindërtim të saktë dhe kronologjik të ngjarjes, duke zbuluar se degradimi i sinjalit filloi njëkohësisht — brenda një harku kohor prej vetëm gjashtë sekondash — në më shumë se 19,000 koordinata ajrore në rajon. Në atë moment të saktë, avionët e prekur ndodheshin deri në 450 kilometra larg njëri-tjetrit, fakt që dëshmon për fuqinë e burimit të ndërhyrjes. Sipas të dhënave nga ADS-B Exchange, midis 70 dhe 88 nga rreth 400 avionët e monitoruar rezultuan jashtë funksionit në çdo moment të caktuar gjatë kësaj periudhe ndërprerjeje.…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parasheh dy pjesë, ku pjesa teorike do të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, turke ose angleze, ndërsa pjesa praktike do të zhvillohet ekskluzivisht në gjuhën maqedonase dhe me alfabet cirilik. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Mickoski theksoi se nuk ekziston një provim jurisprudence që jepet tërësisht në gjuhën shqipe. Sipas propozimit të dërguar në Komisionin e Venecias, pjesa e parë përfshin pyetje teorike nga studimet universitare, ndërsa kandidatët që e kanë përfunduar arsimin e lartë në një gjuhë tjetër nga maqedonishtja do…

Read More