Autor: AD

Dy të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë në Xibër, pranë Tunelit të Murrizit. Policia njofton se u përplasën dy automjete dhe humbën jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, 42 vjeç e një pasagjere në makinën tjetër. Ndërkohë, pesë vetë u dërguan në spital për kontroll mjekësor. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të Tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B.O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A.F., rreth 45 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B.O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M.F, pasagjere në automjetin me…

Read More

Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari, ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmet e rreme që qarkulluan së fundmi në media, ku pretendohej se ajo kishte rënë pre e dhunës. E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ajo i hodhi poshtë kategorikisht këto thashetheme, duke i kthyer me nota humori. “Kurrë nuk ka ndodhur në jetën time të më dhunojë dikush. Nuk e di pse e bëjnë. O Luiz, sa djem i kam rrahur unë! Dy nga ata tre djemtë që i kam rrahur, kanë guxuar të më afrohen pa dëshirën time”, deklaroi Selimllari, duke kujtuar me të qeshura se…

Read More

Funksionarët që kanë të drejtë ligjore për banesë zyrtare, por shteti nuk mund t’ua sigurojë atë, do të përfitojnë kompensim mujor prej 350 eurosh për qira. Vendimi është miratuar në seancën e 221-të të Qeverisë, më 13 tetor 2026. Nga Qeveria konfirmojnë se shuma mbetet e pandryshuar dhe paguhet në kundërvlerë në denarë, sipas kursit mesatar të Bankës Popullore në ditën e pagesës. Nëse kompensimi paguhet gjatë gjithë vitit, një funksionar përfiton gjithsej 4.200 euro në vit. Megjithatë, Qeveria nuk ka bërë të ditur sa persona përfitojnë nga kjo e drejtë, sa është kostoja e përgjithshme për buxhetin dhe sa…

Read More

Në Gjirin e Lalzit po vijon të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste ndërsa pas 6 muajve zhvillohen zgjedhjet lokale. Në nisje, rreth orës 10:00, Rama kërkoi që transmetimi televiziv të mbyllej për t’i dhënë një mesazh vetëm asamblesë ndërsa në këto momente është live. Më herët u mësua se drejtimi politik i qarkut Tiranë iu besua dy emrave të Partisë Socialiste, Ervin Demos e Albana Koçiut.

Read More

Shkruan: Veton Surroi Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026 Baton Haxhiu foli për pjesëtarët e vdekur të familjes sime, në mesin e tyre edhe për nënën time Nahire dhe dajën Zenel Kabashi. Sipas tij,unë e kam çuar në drekë në banesën e nënës time në 1998 dhe në të ka parë fotografinë e Titos e më pas ka zhvilluar edhe bisedë me të rreth fotografisë . Unë nuk e kam çuar Baton Haxhiun në banesën e nënës sime as më 1998 e as ndonjë herë tjetër. Fotografia e Titos dhe biseda…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ndryshimet e propozuara në Kodin Penal dhe në Ligjin për Procedurën Penale do të vlejnë vetëm për rastet e ardhshme dhe nuk do të zbatohen në mënyrë retroaktive. Qeveria i ka dërguar propozim-ndryshimet në Bruksel për shqyrtim. Mickoski akuzoi qeverinë e mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së se me ndryshimet e bëra në Kodin Penal kishin dobësuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai theksoi se personat që dyshohen për vepra penale të kryera gjatë periudhës së qeverisjes së kaluar do të mund të thirren në ligjin më të favorshëm për ta,…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shtyrë seancën e sotme parlamentare për shkak të mungesës së kuorumit. Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm vetëm 38 deputetë, numër i pamjaftueshëm për vazhdimin e punimeve dhe marrjen e vendimeve. Haxhiu ka bërë të ditur se për datën e vazhdimit të seancës do të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare. Pikë e rendit të ditës së kësaj seance ishte edhe kërkesa e PDK-së për shqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në anën tjetër, Ligji për Specialen ka hasur në kritika nga akterë…

Read More

Pesë raste të vjedhjes së automjeteve në Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë janë zbardhur nga policia e Fierit, në kuadër të operacionit të koduar “Hijet e Natës”. Një 51-vjeçar u arrestua, ndërsa dy persona u shpallën në kërkim. Dyshohet se vidhnin automjete, për t’i përdorur për veprimtari kriminale. Në pranga ra shtetasi Gjevahir Ceka. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet e Natës”. Vidhnin automjete në Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë, dyshohet për t’i përdorur për veprimtari kriminale. Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkautorë. Zbardhen 5 vjedhje…

Read More

Një ndërprerje e pazakontë e trafikut ajror ka shkaktuar kaos në aeroportet amerikane, duke prekur mijëra fluturime dhe duke krijuar probleme për më shumë se 1.5 milion pasagjerë. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) vendosi të premten të pezullojë përkohësisht ngritjen e shumicës së aeroplanëve në territorin amerikan. Vendimi erdhi pas problemeve të evidentuara në sistemet e komunikimit dhe radarët që përdoren për menaxhimin e trafikut ajror, raporton Associated Press (AP). Kufizimi zgjati rreth pesë orë dhe u hoq gjatë mbrëmjes, por kthimi në funksionimin e zakonshëm të aeroporteve nuk pritet të ndodhë menjëherë. Autoritetet paralajmëruan se nevojiten edhe disa ditë…

Read More

Në një resort në Gjirin e Lalzit, sot Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, në një moment të rëndësishëm politik për maxhorancën. Në fokus, përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, si edhe zhvillimet brenda forcës politike në pushtet. Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i PS-së, pritet të përcaktojë drejtimet kryesore të organizimit elektoral e të japë sinjalet e para për mënyrën si do të përzgjidhen kandidatët për kryetarë bashkie në të 46 njësitë vendore. Një nga pritshmëritë kryesore lidhet me mundësinë që Rama të konfirmojë emra konkretë që mund të hyjnë në garën për drejtimin e bashkive. Përtej përgatitjeve…

Read More