Autor: AD

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për të paktën 72 orë në rast të një situate emergjente. Udhëzimet e reja, të prezantuara më 3 nëntor 2026 nga komisionerja për Barazinë, Gatishmërinë dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, synojnë të rrisin nivelin e përgatitjes së popullsisë përballë krizave të mundshme. Sipas Komisionit Evropian, emergjencat mund të shkaktojnë ndërprerje të njëkohshme të shërbimeve jetike, përfshirë energjinë elektrike, furnizimin me ujë, komunikimet dhe zinxhirët e furnizimit. Në orët e para të një krize, autoritetet mund të kenë nevojë për kohë…

Read More

Në pjesën me dyer të mbyllura të mbledhjes së Asamblesë së PS-së, mësohet se kryeministri Edi Rama kërkoi të hidhet në votim përjashtimi nga partia i Elisa Spiropalit, por jo i Erion Veliajt, i cili më herët sot bëri kërkesë për largimin e Ramës nga drejtimi i selisë rozë. Përjashtim, kryeministri kërkoi edhe për Plarent Ndrecën, njëherazi avokat i kreut të Bashkisë Tiranë. Ndreca nuk mori pjesë në mbledhje. Për kryebashkiakun e Tiranës, Rama mësohet të ketë thënë: Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura. Përplasja mes tyre kulmoi me shkarkimin e Veliajt nga drejtimi politik i Qarkut Tiranë,…

Read More

Nga 15 nëntori hyn në fuqi detyrimi ligjor për pajisje dimërore për të gjitha automjetet që qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë së Veriut. Sipas MPB-së, për automjetet deri në 3.500 kilogramë kërkohen goma dimërore në të katër rrotat, me profil minimal prej 4 milimetrash. Lejohen edhe gomat verore me të njëjtin profil, por vetëm nëse automjeti ka zinxhirë bore për rrotat tërheqëse. Për automjetet me katër rrota aktive (4×4), kërkohen goma dimërore me profil minimal prej 6 milimetrash, ose goma verore me së paku 4 milimetra dhe zinxhirë bore. Automjetet mbi 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore në rrotat…

Read More

Pas orës 14:00 mbylli punimet Asambleja e PS-së ku u miratua platforma “Këshilltari i Bashkisë sime”. Sekretari Organizativ, Blendi Klosi bëri të ditur se nga sot, janë zyrtarisht në fushatë për vendoret e 9 majit 2027. Ndërkaq, Elisa Spiropali ende është anëtare e Partisë Socialiste. Konfirmimi u bë nga Blendi Klosi në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pasi më herët u mësua se në pjesën e punimeve me dyer të mbyllura të Asamblesë, kryeministri Rama propozoi të hidhej në votim përjashtimi nga partia i Spiropalit dhe i Plarent Ndrecës, por jo i Erion Veliajt. Në fund, duket se kjo nuk…

Read More

Arijanit Hoxha ka ngritur tone të ashpra ndaj Zeqirija Ibrahimit gjatë emisionit “Dialog te Lajmi”, duke e sfiduar atë të tregojë se sa vota i siguroi kandidatit të BDI-së në Komunën e Butelit. Në fokus të debatit për zgjedhjet lokale, Hoxha e ka akuzuar Ibrahimin për standarde të dyfishta në angazhimin e tij politik, duke theksuar se ndërsa ai bënte thirrje për të votuar shqiptarët në Brvenicë, në zonën e tij në Butel punoi për kandidatin tjetër. Arijanit Hoxha: Pyeteni zotin Ibrahimi që bëri thirrje për Bervenicë, se nuk e di edhe sa, sa mund t’i ketë si votues pa…

Read More

Vijon protesta e thirrur nga studentët, të cilët kanë bllokuar rrugën e Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit. Në vendngjarje ka forca të shumta policie, që iu bënë thirrje protestuesve përmes megafonit të lironin rrugën dhe të mos pengonin lëvizjen e automjeteve. Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren. Ndërkaq, rreth orës 15:20, protestuesit iu vunë zjarrin disa koshave të mbeturinave.  

Read More

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Bergamo, pasi në banesën e tij policia zbuloi rreth 15 kilogramë hashash dhe marijuanë. Arrestimi u krye më 10 nëntor nga Policia e Shtetit në Bergamo, në përfundim të një operacioni antidrogë të zhvilluar nga hetuesit e Seksionit të Policisë Kriminale (Squadra Mobile). Gjatë kontrollit në banesën që përdorej për ruajtjen e lëndëve narkotike, efektivët zbuluan një frigorifer dhe disa çanta termike të përshtatura për konservimin e drogës. Sipas policisë, ky sistem ishte krijuar për të kufizuar përhapjen e erës dhe për ta bërë më të vështirë zbulimin e lëndëve narkotike. LEXO…

Read More

Një 18-vjeçar shqiptar, Endri Katalina, është dënuar nga drejtësia franceze me 18 muaj burg, gjobë prej 805.690 eurosh dhe ndalim të hyrjes në Francë për 10 vjet, pasi u kap duke transportuar mbi 3.5 kilogramë kokainë dhe heroinë të fshehura në një bateri të modifikuar automjeti Mercedes. Ngjarja ndodhi më 29 qershor, ku një patrullë e doganave franceze ndaloi për kontroll automjetin që drejtohej nga i riu shqiptar. Për shkak të shiut, doganierët i kërkuan të zhvendosej në një vend të mbrojtur, por makina nuk ndizte pa ndihmën e një pajisjeje të posaçme për baterinë. Ky detaj bëri që efektivët…

Read More

Gazetari Elton Tozaj ka treguar për herë të parë në një intervistë për emisionin “Radar” detaje nga sulmi fizik që pretendon se iu bë më 5 nëntor, në një moment kur po përgatitej të udhëtonte drejt Athinës. Ai e cilësoi ngjarjen si tentativë vrasjeje me paramendim për shkak të detyrës dhe deklaroi se tashmë ndodhet nën mbrojtjen e autoriteteve në një vend të Bashkimit Evropian. Në nisje të intervistës, Tozaj hodhi poshtë lajmet që qarkulluan për rrëmbimin apo vdekjen e tij, duke sqaruar se ishte dëmtuar fizikisht, por se ishte gjallë dhe po rikuperohej. “Jam i dëmtuar fizikisht, po jo…

Read More