Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

BE alarmon qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve, ja çfarë duhet të ketë çanta e emergjencës

ADAD14 Nëntor, 2026 BOTA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për të paktën 72 orë në rast të një situate emergjente.

Udhëzimet e reja, të prezantuara më 3 nëntor 2026 nga komisionerja për Barazinë, Gatishmërinë dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, synojnë të rrisin nivelin e përgatitjes së popullsisë përballë krizave të mundshme.

Sipas Komisionit Evropian, emergjencat mund të shkaktojnë ndërprerje të njëkohshme të shërbimeve jetike, përfshirë energjinë elektrike, furnizimin me ujë, komunikimet dhe zinxhirët e furnizimit. Në orët e para të një krize, autoritetet mund të kenë nevojë për kohë për të organizuar operacionet e shpëtimit dhe për të mbërritur në zonat e prekura.

Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të përgatisin një çantë emergjence me furnizimet e nevojshme për të përballuar tri ditët e para pa qenë menjëherë të varur nga ndihma publike.

Çfarë duhet të përmbajë çanta e mbijetesës?

Sipas rekomandimeve të BE-së, çdo familje duhet të sigurojë disa produkte dhe pajisje bazë:
– Ujë dhe ushqime: Rreth 2 litra ujë për person në ditë, si dhe ushqime që ruhen për një kohë të gjatë dhe nuk kërkojnë gatim, si konserva, fruta të thata, arra dhe biskota energjetike.
– Medikamente dhe ndihma e parë: Një kuti të ndihmës së shpejtë, ilaçet personale dhe ato me recetë, si dhe produkte higjienike.
– Ndriçim dhe komunikim: Elektrik dore, bateri rezervë, radio portative dhe bateri të jashtme për telefonin.
– Dokumente dhe para: Kopje të dokumenteve të identifikimit, pasaportave dhe kontratave të sigurimit, të mbrojtura nga uji, si dhe një shumë parash në dorë.
– Ngrohje dhe ftohje: Pajisje ose mjete alternative për të përballuar temperaturat ekstreme në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Përveç rezervave materiale, qytetarët këshillohen të përvetësojnë edhe aftësi praktike, si dhënia e ndihmës së parë dhe menaxhimi i situatave emergjente.

Pse janë zgjedhur pikërisht 72 orë?

Periudha prej 72 orësh është përcaktuar nga Komisioni Evropian si një standard minimal për vetëpërgatitjen e familjeve gjatë fazës fillestare të një krize.

Kjo nuk nënkupton se çdo emergjencë do të zgjasë vetëm tri ditë apo se autoritetet do të vonojnë ndërhyrjen për këtë periudhë. Qëllimi është që qytetarët të jenë në gjendje të përballojnë nevojat e tyre më urgjente, ndërsa shërbimet e emergjencës të përqendrohen te personat që kanë nevojë më të menjëhershme për ndihmë.

Ekspertët paralajmërojnë se ndërprerjet e energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë mund të zgjasin disa ditë, veçanërisht pas tërmeteve, zjarreve apo fatkeqësive të tjera natyrore. Për këtë arsye, përgatitja paraprake dhe sigurimi i rezervave bazë konsiderohen thelbësore për përballimin e situatave të paparashikuara./BW

Artikuj të ngjashëm

Sot ulje e re e çmimit të naftës

18 Nëntor, 2026

SHBA-të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë, por i lejojnë Hungarisë të blejë naftë ruse

18 Nëntor, 2026

NATO-ja sërish në vitin 1997: Çfarë kërkon Putini nga Evropa

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026

Sot ulje e re e çmimit të naftës

18 Nëntor, 2026

Foda pas humbjes nga Irlanda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

18 Nëntor, 2026

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit!

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin…

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.