Protesta e thirrur nga studentët, nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim drejt Zogut të Zi. Qarkullimi në Zogun e Zi është bllokuar, teksa disa prej protestuesve kanë tentuar të heqin edhe kangjellat e trotuareve. Po ashtu i është vënë flaka disa koshave. Tashmë ata janë nisur drejt 21 Dhjetorit, ku kanë bllokuar rrugën. Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve. LEXO EDHE: Rrugës për në Asamble,…
Autor: AD
Skuadra dardane ka arritur një barazim pa gola ndaj Izraelit në ndeshjen e luajtur në shtëpi, në “Fadil Vokrri”. Deri në minutën e 67-të, Kosova pati iniciativën pothuajse në tërësi, duke krijuar një sërë rastesh shënimi, mirëpo nga ky moment, Veldin Hoxha u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Izraeli mori iniciativën, por nuk arriti të gjente golin – as njëra e as tjetra palë. Kështu, Kosova mban vendin e dytë me 6 pikë nga 5 ndeshje, kurse Izraeli mbetet i fundit me 3 pikë. /Klankosova.tv
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur paraditen e sotme zonën pranë tunelit të Murrizit, në Xibër të Dibrës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm. Bilanci është tragjik: dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 42-vjeçarja nga Tetova, Maltina Ferati, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Viktima tjetër është drejtuesi 42-vjeçar i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas dyshimeve paraprake, lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit mbi automjetet.
Policia ka zhvilluar dy arrestime të tjera në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, i cili synon zbardhjen e plotë të shpërthimit me lëndë plasëse të një automjeti në pronësi të shtetases A. D., ngjarje e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori”, në Elbasan. Në pranga kanë rënë O. T., 24 vjeç, dhe S. P., 29 vjeç, të dy banues në Durrës. Ata u lokalizuan dhe u kapën në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Sipas hetimeve, 24-vjeçari O. T. dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin B. H., i ndaluar më herët, për vendosjen dhe…
Sot në një bashkëbisedim me qytetarë, Sali Berisha u pyet për lajmin e mësuar nga mbledhja e Asamblesë së PS-së lidhur me caktimin e Ervin Demos dhe Albana Koçiut si drejtues politikë të qarkut Tiranë. Ministrit të Brendshëm, kryetari demokrat iu referua si “i aftë të kryejë çdo krim”. Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel, gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim. Dhe sigurisht, vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh. Eshtë një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës, të ngrihen përsëri në përballje me regjimin. Ndërsa, për asamblistët…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur idenë që Ukraina të heqë dorë nga rajoni lindor i Donbasit në favor të Rusisë, në këmbim të anëtarësimit në NATO, njofton CNN, përcjell agjencia e lajmeve INA. Këtë e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur për bisedimet e fundit. Zelenski u tha gazetarëve se negociatorët amerikanë e kishin ngritur këtë propozim për herë të parë. Rusia, ndërkohë, prej kohësh synon ta marrë nën kontroll të plotë këtë rajon, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përdorur edhe mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO si një nga arsyet…
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka paralajmëruar drejtuesit e VLEN-it se duhet të mendojnë për të ardhmen politike edhe pas largimit nga pushteti, duke i akuzuar për, siç u shpreh, amoralitet ekstrem politik. Ai u bëri thirrje që të tërhiqen nga qeverisja, duke theksuar se nuk kanë mundësi të largohen jashtë vendit siç mund të bëjnë figura si Millan Radoiçiqi dhe Aleksandar Vuçiqi. Thaçi vlerësoi se fati politik i qeverisë aktuale do të jetë i ngjashëm me atë të presidentit serb Vuçiq, i cili, sipas tij, pavarësisht fuqisë dhe kapaciteteve të mëdha politike, pësoi një humbje katastrofale. „Duhet të mendoni…
Në një tjetër thirrje për një front të përbashkët kundër Edi Ramës, Sali Berisha u shpreh se edhe nëse Erion Veliaj jep kontribut për largimin e kreut të narkoshtetit, nuk ndalohet. Sot në një bashkëbisedim, kryetari demokrat u pyet për deklaratën në Kukës se “armiku i armikut tim është aleati im” dhe nëse Erion Veliaj hyn në këtë listë? Në këtë listë hyjnë të gjithë ata, të cilët e konsiderojnë të keqen më të madhe për Shqipërinë, Edi Ramën. Erion Veliaj është një i burgosur hajdut aty ku është dhe në arrestimin dhe krimet e tij, Partia Demokratike ka një…
Gjatë fjalës së transmetuar live nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama tha se nuk e mbrojti Belinda Ballukun nga përballja me drejtësinë. Fakti që nuk votuan pro heqjes së imunitetit, sipas tij, nuk ndikoi në hetimet e SPAK-ut dhe çështja shkoi për gjyq. Rama tha se kjo ishte pjesë e një qasjeje që do ta kundërshtojnë me ligj. U ngrit një furi si e mbrojta Belinda Ballukun nga drejtësia. E kam dëgjuar të përsëritet dhe të kthehet në një të vërtetë të krijuar artificialisht. Po cila është e vërteta ime, që unë e kam ndarë…
Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Tetovës të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), me vota unanime të kuvendarëve, për kryetar të degës u zgjodh Fatmir Tresi. Gjatë kuvendit u zgjodh edhe kryesia e re e degës, duke kompletuar strukturat e reja drejtuese të partisë në Tetovë. Me këtë vendim, Tresi merr drejtimin e degës, ndërsa besimi unanim i kuvendarëve i ngarkon kryetarin e ri dhe kryesinë me përgjegjësinë për organizimin dhe vazhdimin e aktiviteteve partiake.
