Autor: AD

PARTIA SOCIALISTE ËSHTË MË E MADHE SE KRYETARI I SAJ Të dashura shoqe dhe shokë, Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare, Sot ju drejtohem në rrethana që nuk do t’i kisha imagjinuar kurrë në rrugëtimin tim politik. Prej 21 muajsh ndodhem i privuar nga liria. Jam fizikisht larg familjes, larg zyrës sime, larg rrugëve të Tiranës, larg qytetarëve që më kanë besuar drejtimin e kryeqytetit dhe larg socialistëve me të cilët kam ndarë për vite të tëra punën, përpjekjet, fitoret dhe vështirësitë. Por nuk jam larg përgjegjësive të mia. Nuk jam larg bindjeve të mia dhe nuk jam larg Partisë…

Read More

Policia paralajmëron për një valë të re mashtrimesh në internet, ku qytetarëve u dërgohen SMS dhe e-mail me njoftime të rreme për kundërvajtje të regjistruara nga sistemi “Safe City”. Mashtruesit përdorin numra të huaj dhe lidhje të rreme për të vjedhur të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve. Në disa raste, kërkohet edhe pagesa e gjobave përmes këtyre faqeve. Policia apelon që qytetarët të mos hapin lidhje të dyshimta, të mos japin të dhënat bankare dhe të mos kryejnë pagesa. Kujdes: Njoftimet zyrtare të “Safe City” dërgohen nga emri MVR SC dhe përmbajnë të dhënat e plota, si dhe fotografitë…

Read More

Një 23-vjeçar në kërkim u arrestua në Mirditë, i akuzuar se në bashkëpunim me vëllanë e tij ka plagosur rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar në Rrëshen. 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Sipas policisë, ngjarja ndodhi më 27 tetor 2026, në Rrëshen, ku i riu, me vëllanë 31-vjeçar, me inicialet J.Gj., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta 38-vjeçarin E.Gj. Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e 31-vjeçarit, gjithashtu i shpallur në kërkim. Materialet…

Read More

Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sot rreth orës 10:15, pranë tunelit të Murrizit, në Shqipëri. Mes viktimave është edhe 42-vjeçarja Maltina Ferati nga Tetova, e cila udhëtonte si pasagjere në njërën nga dy veturat që u përplasën ballë për ballë. Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë edhe një 42-vjeçar, drejtues i automjetit tjetër. Pesë personat e plagosur janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Policia shqiptare po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Deri tani nuk ka detaje zyrtare për rrethanat e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po zhvillohet në Gjirin e Lalzit. Për drejtimin politik të Tiranës janë caktuar Albana Koçiu dhe Ervin Demo, të cilët do të bashkëdrejtojnë qarkun duke zëvendësuar të shkarkuarin Erion Veliaj. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me dyfishimin e numrit të drejtuesve politikë në qarqe. Sipas informacioneve të fundit, Rama ka vendosur që numri i tyre të rritet nga 12 në 24, duke vendosur nga dy drejtues politikë për çdo qark. Ky ishte një prej skenarëve të paralajmëruar më herët…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, ka bërë një deklaratë të fortë, Ajo është shprehur se, sipas bindjes së saj, pothuajse të gjithë meshkujt tradhtojnë të paktën një herë gjatë jetës. “Herët a vonë, minimalisht një herë në jetë, secili burrë ka për të tradhtuar”, ka deklaruar Alba. Pollozhani njihet për deklaratat e saj në intervista dhe paraqitjet publike. Ndërkohë, së fundmi ajo po jeton dhe vepron në Kosovë.

Read More

Kryeministri Edi Rama u përball me një incident në Manëz, teksa udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit, për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që po zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjatë kalimit të eskortës së tij, disa të rinj goditën me vezë. Ende nuk ka informacion mbi identitetin e të rinjve, por njoftohet se pati të shoqëruar nga policia lidhur me incidentin.

Read More

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka kritikuar BDI-në për qëndrimet lidhur me parimin e Badinterit, duke theksuar se ky mekanizëm kushtetues shërben për mbrojtjen e shqiptarëve nga mbivotimi dhe diskriminimi, e jo për interesa partiake. “Badinteri nuk është licencë për veto politike dhe aq më pak pronë ekskluzive e BDI-së”, ka deklaruar Durmishi. Ai theksoi se asnjë parti nuk ka monopolin mbi përfaqësimin e shqiptarëve dhe se mbrojtja e të drejtave kombëtare nuk duhet të ngatërrohet me interesat politike të një partie.

Read More

Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në orët e para të mëngjesit, në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në rrugën “Sadik Petrela”. Një sasi lënde plasëse ishte vendosur në katin e parë, në derën e një banese. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por detonimi shkaktoi panik te banorët e zonës, të cilët u zgjuan nga zhurma e fortë. Mësohet se pronarja e banesës është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe deklaroi se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori i ngjarjes dhe se nuk ka një dyshim konkret. Sipas…

Read More

Një lajm i trishtë ka tronditur futbollin. Në moshën 46-vjeçare është ndarë nga jeta papritur ish-reprezentuesi i Maqedonisë, aktualisht trajner i Shkëndijës së Tetovës, Agron Memedi. Sipas informacioneve të para, ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë stërvitjes së sotme të Shkëndijës, kur Memedi ka pësuar kolaps të papritur. Menjëherë janë bërë përpjekje për t’i dhënë ndihmë, por, për fat të keq, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Tetovës. Memedi lë pas një karrierë të pasur futbollistike, gjatë së cilës ka luajtur për disa klube vendore. Pjesën më të madhe të sukseseve të tij si lojtar i arriti në…

Read More