Gjithçka nisi në vitin 2003, në Gjilan. Ajo ishte police shqiptare, ai polic gjerman në mision në Kosovë. Një njohje mes kolegësh u shndërrua në dashuri, që i bashkoi për gjithë jetën. Pas misionit në Kosovë, Thorsten vazhdoi karrierën në Policinë Gjermane. Punoi në Zyrën Shtetërore të Policisë Kriminale (LKA), u avancua në detyrë dhe u specializua në fushën e teknologjisë informative. Në vitin 2007, dashuria e Ganimetes dhe Thorstenit u plotësua me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Aurela. Ajo u bë qendra e familjes së tyre, ku dashuria dhe traditat shqiptare kishin gjithmonë vend të veçantë. Për…
Autor: AD
Protesta e djeshme antiqeveritare në Tiranë, tre të arrestuar nga policia dhe 18 të proceduar penalisht për veprime të kundërligjshme. Sipas bluve, u vendosën 44 gjoba, dy prej tyre në vlerën 500 mijë lekë secila. Mes të arrestuarve është edhe një i mitur 15 vjeç. Në njoftimin zyrtar thuhet se “janë dokumentuar akte dhune dhe veprime të paligjshme”. Njoftimi i plotë: Tiranë/Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 18 të tjerë për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm. Vendosen 44 masa administrative, në bazë të Aktit Normativ, dy prej tyre në vlerën 500 000 lekë. Në vijim të veprimeve hetimore…
VMRO-DPMNE pretendon se hyrja e “Alta Bankës” në tregun financiar të Maqedonisë lidhet me interesa biznesore të qarqeve të LSDM-së dhe BDI-së, duke përmendur edhe një kredi prej pesë milionë eurosh për një kompani të lidhur me familjen e Ali Ahmetit. Sipas komunikatës së VMRO-DPMNE-së, kompania “AS Senjak”, në pronësi të Selaudin Arifit, krushk i Ali Ahmetit, në tetor të vitit 2024 bleu një paketë të konsiderueshme aksionesh në Stopanska Banka të Manastirit. Partia pretendon se në qershor të vitit 2025, një kompani e lidhur me këtë rrjet biznesor mori kredi prej pesë milionë eurosh nga “Alta Banka” në…
Presidenti amerikan Donald Trump, ai kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin do të takohen të enjten, më 19 nëntor, në qytetin kinez Shenzhen, në atë që pritet të jetë takimi i parë trepalësh mes liderëve të tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë. Takimin e njoftoi të premten Shtëpia e Bardhë, ndërsa të shtunën e konfirmoi edhe Kremlini. Ai do të mbahet në margjina të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që zhvillohet më 18 dhe 19 nëntor në jug të Kinës. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, u tha gazetarëve se Trump do të diskutojë…
U kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë, një 17-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës. I mituri, banues në Vaqarr, u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”. Gjatë kontrollit, blutë i gjetën një pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë, pa leje. Ky operacion u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit Nr.6, pas informacioneve në rrugë operative për një person që lëvizte i armatosur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Lëvizte në rrugën e fshatit Allgjatë, i armatosur me një pushkë dhe…
Të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në këtë proces gjyqësor, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Sipas aktakuzës së konfirmuar më 29 nëntor 2024, Thaçi dhe të tjerët akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte. Në aktakuzë…
Maratona e Tiranës zhvillon këtë vit edicionin e 10-të. Me rastin e këtij aktiviteti, kufizimi i qarkullimit të automjeteve shtrihet nga ora 08.00 e deri më 16:00. -Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “George W. Bush”, rruga “Urani Pano”, rruga “Ismail Ndroqi”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zog I”, “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me rrugën “George W Bush” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,…
1. Automjetet deri në 3.500 kg (me dy rrota aktive tërheqëse) * Goma dimërore: në të katër rrotat, me profil minimal prej 4 mm. Nuk kërkohen zinxhirë bore.* Goma verore: në të katër rrotat, me profil minimal prej 4 mm, por automjeti duhet të ketë zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat tërheqëse. 2. Automjetet me tërheqje në të katër rrotat (4×4) * Goma dimërore: në të katër rrotat, me profil minimal prej 6 mm.* Goma verore: me profil minimal prej 4 mm dhe me zinxhirë bore për rrotat tërheqëse. 3. Automjetet mbi 3.500 kg * Goma dimërore: në rrotat tërheqëse,…
Policia e Fierit finalizoi fazën e dytë të operacionit të koduar “Hija e Natës”, duke zbuluar dhe sekuestruar tre automjete të vjedhura në zona të ndryshme të vendit. Makinat e gjetura në Fushë-Mamurras, Kurbin e në Borizanë të Krujës dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. vijojnë. Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses faza e dytë e operacionit policor të koduar “Hija e Natës”. Gjenden dhe sekuestrohen 3 automjete të vjedhura, si dhe sende të tjera me interes për hetimin. Gjatë fazës së parë të operacionit u…
Historia e sportit shqiptar po njeh një kapitull të ri dhe të paimagjinueshëm deri pak kohë më parë, teksa 19-vjeçarja Lara Colturi ka arritur të ngjitet në majën e klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës në ski alpine. Me një qëndrueshmëri mbresëlënëse që në nisje të sezonit, skiatorja që mbron ngjyrat kuqezi ka siguruar podiumin e dytë radhazi, duke e shndërruar Shqipërinë në një protagoniste të dorës së parë në elitën botërore. Pas suksesit të tre javëve më parë në Sölden të Austrisë, ku zuri vendin e dytë, Colturi përsëriti të njëjtën paraqitje brilante edhe në pistën e ngrirë…
