Nënkryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Arijanit Hoxha, në emisionin “Dialog te Lajmi” ka folur edhe për procesin e reformave dhe ndryshimeve të brendshme në parti. Arijanit Hoxha: Reformat të cilat ai i bëri brenda BDI-së duke sjellë 80 përqind strukturë të re politike, duke i dhënë një ribrendim total organizimit politik dhe duke ndryshuar gjeneratën dhe në të gjitha dhe në… Sefer Tahiri: Ju jeni përjashtimi tek kryesia. Unë këtu flas te kryesia, e ngusht tek pozicionet e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm. Arijanit Hoxha: Jo, jo, jo nuk është ashtu. Te, te, te gjithë kryesia, domethënë i keni 80…
Autor: AD
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë, duke pretenduar se kryeministri Albin Kurti u lejon atyre hyrjen në Kosovë, ndërsa atij dhe familjarëve të tij jo. Sipas medias serbe “Nacionalni Magazin”, Vuçiq ka shprehur pakënaqësi për atë që ai e ka cilësuar si trajtim të ndryshëm të përfaqësuesve të Listës Studentore në krahasim me të dhe anëtarët e familjes së tij. “Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar dhe as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të…
Kuqezinjtë luajnë një ndeshje me shumë rëndësi në Ligën e Kombeve, me synimin për të mbyllur me sukses grupin C1. Ramadani mungon për shkak kartonësh dhe Muçi për arsye dëmtimi, ndërsa Juljan Shehu dhe Hoxha e nisin nga minuta e parë si titullarë. Shqipëria zbret sot në fushë për një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Përballë është Bjellorusia, në ndeshjen e fundit të grupit C1, ku skuadra e drejtuar nga Rolando Maran kërkon të konfirmojë ecurinë pozitive dhe të përfundojë misionin e nisur në këtë kompeticion. Kuqezinjtë vijnë në këtë takim në krye…
Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të VLEN-it për ta lidhur rastin e Alta Bankës me vendimet e qeverisë së kaluar. Ai pretendon se po ngatërrohen qëllimisht vendimet për shitjen e aksioneve shtetërore në banka me vendimin për lejimin e hyrjes së Alta Bankës në treg. „Alta Banka mban firmën dhe vulën tuaj, me emër e mbiemër!”, deklaron Selimi, duke kërkuar që VLEN të japë përgjigje për vendimin e marrë nga qeveria aktuale për hyrjen e bankës në treg.
Një shtetase e Turqisë, Yagmur Ykser, ka rrëfyer për emocionet e saj kur ka vizituar Prekazin dhe kur ka kuptuar historinë e familjes Jashari. Në Klan Kosova ajo ka thënë se më parë nuk kishte dëgjuar shumë për figurën e Adem Jasharit, por pasi ka vizituar Prekasin ka kuptuar më shumë rreth historisë së kësaj familje. Për këtë shkak, ajo ka rrëfyer se ka shpërthyer në lot nga ajo që ka parë e dëgjuar. “Isha duke çarë, nuk mund të mbaja emocionet…Kam dëgjuar për Adem Jasharin më parë, por nuk ka shikuar dhe hulumtuar për të, por kur erdha këtu…
Në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbajtur një fjalë duke kërkuar pastrimin e PS-së nga ata persona me lidhje të papërshtatshme me botën e krimit të organizuar dhe ka kërkuar një kandidaturë serioze për Bashkinë e Tiranës. Një burim nga asambleja i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se zoti Majko ka shkëmbyer batuta me Ramën gjatë fjalës, por e ka vënë theksin tek pasja e një Partie Socialiste të shëndetshme. Majko citohet të ketë deklaruar se: “Duhet të marrim në konsideratë edhe çfarë mund të bëjë SPAK deri në maj, kur janë zgjedhjet lokale. Ish-kryeministri socialist…
Mungesa e personelit mjekësor dhe vonesat në pranimin e pacientëve në spitale detyrojnë selektimin e thirrjeve emergjente. Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë pranon rreth 70 thirrje që në orët e mëngjesit, por për shkak të mungesës së kushteve nuk arrin t’i realizojë të gjitha shërbimet. “Por përveç kësaj që kemi numër të ulët të ekipeve ballafaqohemi edhe vështirësi tjera siç një ndër është edhe vonesa ne pranim-dorëzim të themi me orë nëpër spitale, sepse edhe spitalet janë të mbingarkuar nga i gjithë shteti dhe shpesh na ndodh që të kemi 2-3 ekipe të bllokuara atje.” / deklaroi Rihad Rexhepi-Mjek i…
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin modern lojtarët kanë fituar shumë pushtet dhe shpesh trajnerët paguajnë çmimin për problemet brenda skuadrës. Duke folur në televizionin francez Canal+, ish-drejtori sportiv i Marseille tha se për klubet është shumë më e lehtë të shkarkojnë një trajner sesa të përballen me 15 futbollistë. Benatia mori si shembull largimin e Alonsos nga Real Madridi, duke e cilësuar mënyrën se si u trajtua trajneri spanjoll si të papranueshme. “Kam pasur rastin të luaj me të. Nuk ka shumë skuadra që e…
Mbi 1.000 krerë lopë lëvizin të pakontrolluara nëpër Kriva Pallankë dhe fshatrat përreth, duke shkatërruar tokat bujqësore, kopshtet dhe pemishtet, si dhe duke rrezikuar sigurinë e banorëve dhe komunikacionin. Për këtë problem të pazakontë në Maqedoninë e Veriut ka raportuar edhe agjencia e njohur amerikane e lajmeve, Associated Press (AP). Banorët ankohen për dëme të mëdha materiale. Njëri prej tyre, Lazo Stamenkovski, ka deklaruar se bagëtitë ia kanë shkatërruar më shumë se 150 pemë frutore. Kryetari i komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski, paralajmëron se situata po bëhet gjithnjë e më serioze. Sipas tij, numri i lopë është rritur nga…
Përpjekja për të bllokuar rrugën, si edhe vezët e sendet e forta drejt eskortës së kryeministrit Edi Rama, dje në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit, dy të arrestuar për goditje për shkak të detyrës dhe 9 të proceduar penalisht në gjendje të lirë, për prishje të qetësisë publike. Sipas bluve, në pranga ranë dy shtetas të moshave 28 e 37 vjeç, me banim në Tiranë. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë Durrës. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E.L., 28 vjeç dhe A.D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, për…
