Përpjekja për të bllokuar rrugën, si edhe vezët e sendet e forta drejt eskortës së kryeministrit Edi Rama, dje në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit, dy të arrestuar për goditje për shkak të detyrës dhe 9 të proceduar penalisht në gjendje të lirë, për prishje të qetësisë publike. Sipas bluve, në pranga ranë dy shtetas të moshave 28 e 37 vjeç, me banim në Tiranë. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë Durrës. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E.L., 28 vjeç dhe A.D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, për…
Autor: AD
Nënkryetari i BDI-së, Arber Ademi, ka akuzuar qeverinë e Hristijan Mickoskit dhe koalicionin VLEN se po përpiqen ta zhvendosin përgjegjësinë për hyrjen e bankës serbe „Alta Banka“ në Maqedoninë e Veriut, duke përzier vendime të viteve të ndryshme. Në një konferencë për media, Ademi prezantoi një kronologji dokumentesh, përmes së cilës pretendon se procedurat kryesore për marrjen e „Stopanska Banka – Manastir“ janë zhvilluar gjatë vitit 2025, nën qeverisjen aktuale. Ai sqaroi se vendimi qeveritar i 24 tetorit 2023, të cilit i referohet pushteti, kishte të bënte me mbrojtjen e aksioneve të shtetit në një bankë në Serbi dhe jo…
Në Bruksel, zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, kërkoi mbështetjen e përfaqësueseve të Partisë Popullore Europiane për krijimin e një qeverie kujdestare në Shqipëri. Gjatë Kongresit të EPP Women dhe Mbledhjes së Bordit të Përgjithshëm, deputetja demokrate tha se “me Edi Ramën kryeministër, kurrë nuk do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”. Në Bruksel, Vokshi foli edhe për kërcënime personale në zgjedhjet parlamentare të një viti më parë. Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2025, ndodhesha përpara një qendre votimi, së bashku me vajzën time dhe Malvinën, e cila është sot këtu me ne. Anëtarë të një…
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin e djeshëm policor të koduar “Heshtja” në rajonin e Prishtinës. Burime të KALLXO-s brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se Haraqija është njëri nga personat e ndaluar në këtë operacion antidrogë. Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtij operacioni janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt.Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, sasi të tjera të substancave të dyshuara narkotike, rreth 16 mijë euro para të gatshme, gjashtë vetura, ora luksoze, stoli të çmuara, një armë…
Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj funksionarëve të VLEN-it, duke i akuzuar për nënshtrim politik ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski. Në një reagim në Facebook, Pasholli shkruan se cilësimi “Kali i Trojës” duket se i ka shqetësuar funksionarët e VLEN-it dhe ua ka shtuar edhe më shumë gatishmërinë për t’u nënshtruar për hir të pushtetit. “Se janë servilë, këtë tashmë e kemi kuptuar. Por se do të arrijnë deri aty sa t’ia puthin edhe këmbët Hristijan Mickoskit, kjo është mjerim!”, ka shkruar Pasholli. Me këtë deklaratë, deputetja e BDI-së ka ashpërsuar përplasjen politike me VLEN-in, duke…
Shpallen fituesit e Edicionit të 10-të të Maratonës së Tiranës, të zhvilluar sot. Atletja shqiptare, Luiza Gega triumfoi në distancën legjendare prej 42 kilometrash për femra, duke kaluar vijën e finishit me kohën fantastike 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda. Vendi i Parë në Maratonën e Tiranës 2026 për meshkuj u sigurua nga Fatjon Konomi. Gjysmëmaratona (21 km) u fitua nga Bledar Mesi për meshkuj dhe Redia Dauti për femra. Fituese në Kategorinë 10 km për femra ishte Elizabeta Marku, ndërsa në garën 10 kilometra për meshkuj, Vendi i Parë për Dmytro Didovodiuk-un.
Ylli i kombëtares Ernest Muçi do të mungojë sot në ndeshjen që kuqezinjtë do të luajnë në Hungari kundër Bjellorusisë. Stafi mjekësor i kuqezinjve nuk ka dhënë konfirmimin që 25-vjeçari të zbresë në fushë pas dëmtimit që mori kundër Finlandës. Fantazisti i Kombëtares, i cili realizoi një supergol kundër Finlandës, është lënë jashtë listës me 23 futbollistë që dorëzohet në UEFA. Bashkë me Muçin, për arsye taktike, trajneri ka vendosur të lërë jashtë Klevi Qefaliajn, ndërsa Ylber Ramadani mungon për shkak kartonësh. Samuele Sina ndërkohë është bashkuar me ekipin U-21.
Nga Enver Bytyçi Ligji i imponuar për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë është kthyer mbrapsht nga ana e presidentes Shiroka-Pula për t’u rishqyrtuar në Kuvend. Prej disa ditësh grupet parlamentare diskutojnë, por nuk merren vesh për këtë ligj. Autoritet ndërkombëtare ndërkohë kanë reaguar me kritika ndaj ligjit në fjalë. Mazhoranca është kundër rishqyrtimit dhe miratimit të këtij ligji pa ndryshimet e domozdoshme të rekomanduara nga aleatët europianë të Kosovës. Opozita e Partisë Demokratike e përfaqësuar nga Vlora Çitaku kërkon që ligji të kalojë në parlament pa ndryshime dhe më pas të hyjë në fuqi pa nevojën e një dekretimi…
Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar në kufi mbi 12 tonë produkte të qumështores „AD Mlekara Tetovo“, për shkak të shkeljeve të standardeve të sigurisë ushqimore. Vendimi vjen pasi analizat e dërgesave të mëparshme zbuluan praninë e bakterit E. coli mbi kufijtë e lejuar, si dhe probleme të përsëritura higjienike gjatë prodhimit. Dy dërgesat, me gjithsej 12.268 kilogramë produkte, janë kthyer në Maqedoninë e Veriut. Kosova më herët kishte ndaluar importin e produkteve të kësaj fabrike dhe e kishte larguar nga lista e prodhuesve të autorizuar për eksport.
Vazhdon Maratona e Tiranës që sot ka mbledhur rreth 5,800 garues, në edicionin e 10-të të saj. Aktiviteti sportiv ka nisur në orën 08:00, ndërsa risia e këtij viti është shtimi i garës prej 5 kilometrash, për të përfshirë sa më shumë qytetarë në këtë event sportiv. Për organizimin dhe mbarëvajtjen e maratonës janë angazhuar rreth 600 vullnetarë, 800 efektivë policie e 500 punonjës të Bashkisë Tiranë, që kanë punuar prej 6 muajsh për përgatitjen e aktivitetit. Maratona ka sjellë edhe kufizime të rëndësishme në qarkullimin e automjeteve. Deri në orën 16:00, Unaza e Vogël, bulevardet “Zogu i Parë” dhe…
