Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Kosova nuk është koletaral i Hagës!

ADAD15 Nëntor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Enver Bytyçi

Ligji i imponuar për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë është kthyer mbrapsht nga ana e presidentes Shiroka-Pula për t’u rishqyrtuar në Kuvend. Prej disa ditësh grupet parlamentare diskutojnë, por nuk merren vesh për këtë ligj. Autoritet ndërkombëtare ndërkohë kanë reaguar me kritika ndaj ligjit në fjalë. Mazhoranca është kundër rishqyrtimit dhe miratimit të këtij ligji pa ndryshimet e domozdoshme të rekomanduara nga aleatët europianë të Kosovës. Opozita e Partisë Demokratike e përfaqësuar nga Vlora Çitaku kërkon që ligji të kalojë në parlament pa ndryshime dhe më pas të hyjë në fuqi pa nevojën e një dekretimi të presidentes së Republikës.

Janë dy qasje të ndryshme. PDK kërkon të shpëtojë Hashim Thaçin. Mazhoranca kërkon të shpëtojë Kosovën, me qëllim që ajo të mos pengohet në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s. Eksponentë të Partisë Demokratike dhe jashtë saj kërkojnë që ta lenë Kosovën koletaral të Hagës dhe të ish-presidentit Thaçi. Mazhoranca dhe të tjerë duan që Kosova të jetë e lirë dhe jo peng i interesave partiake e personale. Ta miratosh ligjin në fjalë ashtu siç është hartuar, duke imponuar ndryshimin e raporteve të brendshme e të jashtme me Gjykatën Speciale të Hagë, do të thotë të dëmtosh interesat e Kosovës. Thënë shkurt, do të thotë që Kosovën ta vendosësh në hipotekë për llogari të Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ngutja që u bë në ditët e fundit para zgjedhjes së presidentes për ta hartuar dhe miratuar këtë ligj ishte një foshnjëri politike e atyre që e inicuan dhe imponuan atë ligj. Hartuesit e tij nuk menduan asnjë çast për Kosovën, por u përfshinë në emocionet e vendimit drastik të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër katër ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. E çudittshme është se shumë prej tyre janë të përfshirë me emocione të tilla edhe pas kaq kohësh, pavarësisht se shumçka është bërë e qartë për ndikimet e këtij ligji. Atëherë lind një pyetje normale: – Pse duhet që eksponentët e opozitës të këmbngulin në miratimin e ligjit pa ndryshime dhe korrigjime të rëndësishme, kur ata tashmë janë informuar se nëse ky ligj kalon kështu siç është, ia mbyll dyert Kosovës për integrime euro-atlantike?!

Nuk është çudi që disa liderë opozitarë të duan të vendosen sanksione kundër Kosovës dhe më pas të akuzojnë Albin Kurtin për këto sanksione. E kanë bërë dhe herë të tjera, psh në vitin 2023. Ka shumë të ngjarë se eksponentë të opozitës të kenë në shënjestër luftën politike kundër mazhorancës pas shpërfaqjes së pasojave të miratimit të këtij ligji. Kjo psikologji e ky mentalitet është mesa duket panshqiptar. Kundërshtarët politikë në Shqipëri, por tani edhe në Kosovë, e kërkojnë suksesin e tyre nga pengesat që i vendosin vendit të tyre për suksesin politik, diplomatik, ekonomik e në fusha të tjera. Të verbohesh nga interesi personal dhe partiak për të rrënuar interesat e vendit, të cilit ti i përket, është më shumë se idotësi. Megjithatë idiotët ndër ne nuk janë të paktë. Secili bëhet njëherë në jetë idoit, ndërsa e kam fjalën për idiotët funksionalë.

Kosova thjesht duhet të ligjësojë angazhimin e saj për të lehtësuar dhe favorizuar fitoren e katër të dënuarve të Hagës në Gjykatën e Apelit. Ajo nuk e ka komoditetin e nevojshëm që të bllokojë dhe kushtëzojë veprimtarinë e kësaj gjykate, siç thuhet në ligjin aktual. Çdo ndërhyrje për të ndryshuar rregullat, proçedurat, kushtet e veprimtarisë së Gjykatës Speciale të Hagës në fund të procesit gjyqësor është jo vetëm i pavlerë, por edhe i pandershëm. Prandaj dhe është legjitim reagimi i Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe, të cilat financojnë dhe kujdesen për mbarëvajtjen e pavarësinë e Gjykatës në fjalë.

Çdo tentativë për ta vënë Kosovën si koletaral në funksion të Gjykatës Speciale në Hagë është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ata që vendosin fatin e katër apo edhe 14 personave mbi fatin e Kosovës, ata ose janë lehtësisht të manipulueshëm, ose kanë për qëllim të godasin interesat e vendit. Kosova nuk është dhe nuk mund të vihet në rrezik për asnjë arsye dhe për fatin e askujt! Kosova është një dhe e pandarë. Eshtë epiqendra e interesit tonë kombëtar, së paku derisa ajo të pranohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare, para së gjithash NATO dhe Bashkimi Europian.

Artikuj të ngjashëm

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Presidentja Justina Shiroka Pula sjell në zyrë flamurin e UÇK-së, portretin e Adem Jasharit e vendos krah atij të Rugovës

18 Nëntor, 2026

LIVE| Nis seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve për “pengim të drejtësisë”

17 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026

Sot ulje e re e çmimit të naftës

18 Nëntor, 2026

Foda pas humbjes nga Irlanda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

18 Nëntor, 2026

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit!

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin…

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.