Autor: AD

Policia e Fierit finalizoi fazën e dytë të operacionit të koduar “Hija e Natës”, duke zbuluar dhe sekuestruar tre automjete të vjedhura në zona të ndryshme të vendit. Makinat e gjetura në Fushë-Mamurras, Kurbin e në Borizanë të Krujës dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. vijojnë. Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses faza e dytë e operacionit policor të koduar “Hija e Natës”. Gjenden dhe sekuestrohen 3 automjete të vjedhura, si dhe sende të tjera me interes për hetimin. Gjatë fazës së parë të operacionit u…

Read More

Historia e sportit shqiptar po njeh një kapitull të ri dhe të paimagjinueshëm deri pak kohë më parë, teksa 19-vjeçarja Lara Colturi ka arritur të ngjitet në majën e klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës në ski alpine. Me një qëndrueshmëri mbresëlënëse që në nisje të sezonit, skiatorja që mbron ngjyrat kuqezi ka siguruar podiumin e dytë radhazi, duke e shndërruar Shqipërinë në një protagoniste të dorës së parë në elitën botërore. Pas suksesit të tre javëve më parë në Sölden të Austrisë, ku zuri vendin e dytë, Colturi përsëriti të njëjtën paraqitje brilante edhe në pistën e ngrirë…

Read More

Moti në vend sot pritet i paqëndrueshëm, me reshje shiu që do të përfshijnë gradualisht të gjithë territorin, ndërsa në disa zona parashikohen edhe shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), pjesa e parë e ditës karakterizohet nga kthjellime, ndërsa pas mesditës ka shtim të vranësirave, që do të bëhen mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët nisin pas mesditës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe më pas të shtrihen gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, në zonat veriore, veriperëndimore, perëndimore dhe jugperëndimore, reshjet pritet të…

Read More

Kombëtarja e Kosovës në futboll luan sot kundër Izraelit, në kuadër të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00. Dardanët, të drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda, synojnë të marrin pikë të rëndësishme në këtë përballje, e cila është e parafundit në këtë edicion të garës. Në prag të ndeshjes, Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa atmosfera në kampin e kombëtares është e mirë.

Read More

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, e ka cilësuar si “të paserioz” Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, për sa kohë ai nuk shoqërohet me një plan konkret financiar nga Ministria e Financave. Ai theksoi se për zbatimin e plotë të këtij ligji, i cili duhet të garantojë të drejtën kolektive të përdorimit të gjuhës në institucione, nevojiten 470 milionë euro, ndërsa sfidoi hapur në një debat publik ministrin e Drejtësisë. Gjatë fjalës së tij, Thaçi theksoi rëndësinë e të drejtës kolektive në raport me atë individuale dhe ftoi në debat përfaqësuesit e qeverisë: “Unë nuk po arrij t’i kuptoj dhe…

Read More

Denisa ka folur në një video të publikuar në rrjetet sociale në lidhje me të ardhurat financiare që siguron së bashku me Kozakun nga rrjetet sociale dhe platforma TikTok. Gjatë bisedës me moderatoret, ajo ka dhënë detaje mbi kontratat mujore me bizneset dhe përfitimet nga transmetimet e drejtpërdrejta. E pyetur rreth përfitimeve nga reklamat dhe bashkëpunimet në Instagram, Denisa tha se ka një shifër bazë garantuese. “Mua personalisht minimumi 5 mijë euro në muaj domethënë që janë me kontrata mujore, minimumi”, deklaroi ajo fillimisht. Më tej, e pyetur për shifrën totale ku përfshihen të gjitha rrjetet sociale dhe transmetimet në…

Read More

Një lajm i rëndë ka tronditur Përshefcën, Tetovën dhe mbarë komunitetin e futbollit shqiptar. Në moshë të re është ndarë nga jeta Agron Memedi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe emër i njohur i futbollit shqiptar. Që në rini, Memedi ishte rreshtuar në radhët e UÇK-së, ndërsa më pas jetën ia kushtoi futbollit, ku la gjurmë si futbollist dhe trajner. I lindur më 5 dhjetor 1980 në Tetovë, ai nisi karrierën te Shkëndija, për të vazhduar te Renova, me të cilën fitoi titullin kampion në sezonin 2009/2010 dhe Kupën e Maqedonisë në sezonin 2010/2011. Luajti edhe te Metalurgu i…

Read More

LSDM ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po përdor kërcënimet me ndjekje penale për të heshtur opozitën lidhur me rastin e Alta Bankës. Në një konferencë për media, përfaqësuesja e partisë, Natasha Popoviq, deklaroi se Mickoski dhe guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, duhet të mbajnë përgjegjësi për hyrjen e bankës në tregun maqedonas dhe zhvillimet e fundit. LSDM vlerëson se kallëzimet penale ndaj përfaqësuesve të saj përbëjnë presion ndaj opozitës dhe rrezikojnë lirinë e shprehjes dhe debatin demokratik.

Read More

Një lajm i hidhur ka tronditur sot të gjithë sportdashësit, simpatizuesit e Shkëndijës dhe mbarë opinionin. Në moshë të re ka ndërruar jetë ylli i futbollit dhe trajner në Klubin Futbollistik “Shkëndija”, Agron Memedi nga fshati Përshevcë i Tetovës. Agron Memedi lindi më 5 dhjetor 1980 në Tetovë. Si futbollist luajti kryesisht si mbrojtës i majtë dhe e ndërtoi karrierën e tij në klube të Maqedonisë së Veriut. Pas viteve të para te Shkëndija, kaloi te Renova, ku luajti më gjatë dhe fitoi titullin e kampionit (2009/10) dhe Kupën e Maqedonisë (2010/11). Kishte edhe një periudhë te Metalurg Shkup, ndërsa…

Read More

Nga burgu i Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, iu drejtua përmes një SMS-je personale anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që mblidhet sot, duke iu përcjellë fjalimin e tij, ku kërkon debat mbi gjendjen e partisë, përgjegjësinë politike të Edi Ramës dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryesocialistit. Në tekstin me titull: “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”, Veliaj kritikon mënyrën e drejtimit të socialistëve. Kur iu bashkova Partisë Socialiste 17 vjet më parë, ishim partia e shpresës. Sot jemi bërë parti e fshehjes, drojës dhe tutjes. Për Veliajn, “Partia Socialiste…

Read More