Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit rus, Vladimir Putin, dhe liderit kinez, Xi Jinping, ka përfunduar pas rreth 90 minutash, raportojnë mediat shtetërore kineze.
Bisedimet përfunduan rreth orës 17:50 sipas kohës lokale, ndërsa autokolona e Trumpit u nis drejt aeroportit shtatë minuta më vonë, në orën 17:57.
Në fjalën hyrëse, Trump e cilësoi takimin si një “samiti historik”, duke thënë se ai u ofron Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë mundësinë për të “kërkuar mundësi dhe qasje të reja” për trajtimin e një sërë çështjesh me rëndësi të madhe.
Më herët, Trump kishte deklaruar se tre liderët po “bënin vërtet histori”, duke theksuar synimin për të ulur numrin e armëve bërthamore.
Ai tha gjithashtu se të gjithë të pranishmit dëshironin të “krijonin një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”. /Telegrafi/

