Autor: AD

Kombëtarja zvicerane siguroi ngjitjen e hershme në Ligën A të Ligës së Kombeve të UEFA-s me një barazim 0-0 kundër Sllovenisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Ljudski vrt në Maribor. Siç pritej, vendasit ishin të vendosur thellë dhe kompakt në një formacion të fortë mbrojtës. Me rreth 71% posedim, ata kryesisht ia lanë kontrollin e lojës Zvicrës dhe pritën për mundësi kundërsulmi. Pak para gjysmë ore, tifozët sllovenë festuan një gol nga Aljosa Matko. Veprimi u anulua me të drejtë për shkak të një pozicioni jashtë loje të mëparshëm nga Danijel Sturm. Kjo pikë e mban Zvicrën të pamposhtur…

Read More

Një 23-vjeçar u ndalua në Shkodër, i dyshuar si bashkautor në vrasjen e një shtetasi, në vitin 2023, në fshatin Hot i Ri. Policia arrestoi në flagrancë edhe një 26-vjeçar, që udhëtonte në të njëjtin automjet me të, për përkrahje të autorit të krimit dhe veprimtari në fushën e narkotikëve. Shtetasi Luçian Mëhilli dyshohet se, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka vrarë shtetasin V.F., më 21 shtator 2023, në fshatin Hot i Ri. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë Kristjan Çarkaj, 26 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të…

Read More

Banka Popullore ka nisur procedurën për shitjen e paketës dominuese të aksioneve të „Alta Bankës“ në Manastir, me qëllim gjetjen e një pronari të ri që do të garantojë vazhdimin e qëndrueshëm të punës së bankës. Në shitje janë përfshirë 372.742 aksione të zakonshme, që përbëjnë 95,336 për qind të kapitalit aksionar. Ato janë në pronësi të „Alta Bankës“ në Beograd, e cila ndodhet në falimentim. Ankandi i parë publik në Bursën e Maqedonisë është caktuar për 30 nëntor 2026, me çmim fillestar prej 3.777 denarësh për aksion. Shitja do të bëhet sipas parimit „gjithçka ose asgjë“, që do të…

Read More

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, ka thënë se interpretimi i muzikës së këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian është e papranueshme. Bajrami në një postim në “X” ka thënë se pret sqarim nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos lidhur me mënyrën se si u përzgjodh dhe u miratua ky repertor. “Në koncertin e hapjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. Ky nuk është shkëmbim kulturor. Kënga…

Read More

Rritja e numrit të familjeve që konsumuan më shumë se 700 kWh energji dha ndikim në rritjen e inflacionit gjatë verës. Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, kontributi i kategorisë “Mallra me çmime të rregulluara” u rrit me rreth 0.1 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë, i ndikuar nga zëri i pagesës së energjisë elektrike. Banka e Shqipërisë vëren se zgjerimi i peshës së familjeve që konsumojnë më shumë se 700 kWh/muaj ka ndikuar në rritjen e çmimit mesatar të energjisë në muajt korrik dhe gusht 2026. Në tërësinë e vet, rritja e inflacionit gjatë muajve të fundit, në masën më…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditë) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët ishin prezente që prej orëve të para, në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe ekstremit veriperëndimor e pjesërisht në qendër, pas orëve të mesditës, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar e hera-herës me shtrëngata afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje…

Read More

Eurodeputeti estonez, Riho Terras, ka reaguar ndaj interpretimit të një kënge nacionaliste serbe me pretendime territoriale ndaj Kosovës, në një aktivitet të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Përmes një postimi në platformën X, Terras e ka cilësuar interpretimin e këngës si veprim jashtëzakonisht të papërshtatshëm, duke ngritur dilema nëse bëhej fjalë për një provokim të qëllimshëm apo për injorancë. “Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që pohon pretendime mbi Kosovën në një aktivitet për zgjerimin e BE-së është një gabim jashtëzakonisht i patakt dhe pa shije”, ka shkruar ai.

Read More

Vëmendje të veçantë në shtypin kroat i kushtohet edhe futbollistit me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda, i cili debutoi me shumë sukses në kombëtaren e Gjermanisë. Ishte një debutim ëndrrash, i kurorëzuar me një gol të bukur nga rreth 17 metra, në këndin e poshtëm të majtë të portës, në stadiumin “Rajko Mitiç”, i njohur dikur si “Marakana”. Ndërsa shumica e mediave ndërkombëtare aksionin e Grudës e përshkruajnë si një depërtim prej 50 metrash, mediumi kroat “Gol.dnevnik.hr” shkruan se ai përshkoi 40 metra me topin në këmbë. Mediumi kroat e shoqëron lajmin me titullin: “Gjermani me prejardhje shqiptare luan me serbët…

Read More

Big Mama është njëra nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut krahas muzikës, është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton IndeksOnline. Këngëtarja ka “trazuar’ rrjetin me postimin e fundit. Në një imazh të publikuar në rrjetet sociale, Big Mama shfaqet në shoëqri të një mashkullu simpatik. “My Love”, ka qenë përshkrimi që Big Mama i ka bërë kësaj fotografie.

Read More

Dy gra, të moshës 35 dhe 24 vjeç, kanë pësuar djegie të rënda gjatë një feste familjare në një shtëpi në Shkup. Rasti është paraqitur në polici pas mesnatës, rreth orës 00:30, kur dy gratë janë dërguar në Qendrën Urgjente të kompleksit klinik „Nënë Tereza“ me lëndime të rënda trupore nga djegiet. Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë në pronësi të nënës së njërës prej të lënduarave. Policia ka kryer ekspertizën në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Read More