Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Media kroate: Gjermani me rrënjë shqiptare gjunjëzoi serbët në “Marakana”

ADAD16 Nëntor, 2026 SPORT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vëmendje të veçantë në shtypin kroat i kushtohet edhe futbollistit me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda, i cili debutoi me shumë sukses në kombëtaren e Gjermanisë.

Ishte një debutim ëndrrash, i kurorëzuar me një gol të bukur nga rreth 17 metra, në këndin e poshtëm të majtë të portës, në stadiumin “Rajko Mitiç”, i njohur dikur si “Marakana”.

Ndërsa shumica e mediave ndërkombëtare aksionin e Grudës e përshkruajnë si një depërtim prej 50 metrash, mediumi kroat “Gol.dnevnik.hr” shkruan se ai përshkoi 40 metra me topin në këmbë.

Mediumi kroat e shoqëron lajmin me titullin: “Gjermani me prejardhje shqiptare luan me serbët në ‘Marakana’ – përshkon 40 metra me topin në këmbë dhe shënon një gol spektakolar”.

“Reprezentuesi gjerman Brajan Gruda e shënoi në mënyrë spektakolare debutimin e tij me Kombëtaren A të Gjermanisë, duke realizuar një gol të mrekullueshëm kundër Serbisë në ‘Marakana’ të Beogradit.

Gjermania e gjeti një hero të ri në ndeshjen si mysafire ndaj Serbisë në Ligën e Kombeve. Brajan Gruda, futbollisti 22-vjeçar me rrënjë shqiptare, debutoi për herë të parë me kombëtaren seniore të Gjermanisë.

Ai u përfshi menjëherë në formacionin titullar, mori fanellën prestigjioze me numrin 10 dhe e zbukuroi debutimin e tij me një gol për t’u mbajtur mend”, shkruan media kroate “Gol.dnevnik.hr”

Minuta e 50-të solli një aksion spektakolar, kur Gruda e mori topin në gjysmën e fushës së tij dhe nisi një depërtim të jashtëzakonshëm.

Ai iu shmang presionit të disa futbollistëve serbë, përshkoi rreth 50 metra me topin në këmbë dhe arriti deri në hyrje të zonës së rreptësisë, prej nga me një goditje të bukur dhe të saktë e mposhti Vanja Milinkoviq-Saviqin për epërsinë 0:3 të Gjermanisë.

Debutim ëndrrash në stadiumin e famshëm

“Është interesante se paraqitja e tij e parë me ekipin senior erdhi pikërisht kundër Serbisë, një përfaqësuese ndaj së cilës ndeshjet shpesh kanë simbolikë të veçantë për futbollistët me prejardhje shqiptare.

Futbollisti 22-vjeçar la që futbolli i tij të fliste në fushë.

Paraqitja e parë, fanella me numrin 10 dhe goli spektakolar për rezultatin 0:3, pas një depërtimi individual, vështirë se mund të përbënin një fillim më të mirë të karrierës së tij ndërkombëtare. Zgjedhja e Gjermanisë tashmë po dëshmohet si vendim i qëlluar”, shkruan media kroate.

Artikuj të ngjashëm

Foda pas humbjes nga Irlanda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

18 Nëntor, 2026

Nëna e Ronaldos: Jam e lumtur që Portugalia humbi, nuk e respektuan Cristianon

18 Nëntor, 2026

Kosova humb nga Irlanda por siguron qëndrimin në Ligën B

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026

Sot ulje e re e çmimit të naftës

18 Nëntor, 2026

Foda pas humbjes nga Irlanda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kevin Margjonin,…

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.