Vukovar, 16 nëntor 2026 – Djani Azizi me origjinë nga rrethina e Gostivarit, në cilësinë e përfaqësuesit të pakicës kombëtare shqiptare në Qarkun e Vukovarit dhe Sremit, ka vendosur një kurorë me lule në Varrezat Përkujtimore të Vukovarit, në nderim të të gjithë mbrojtësve të rënë, viktimave civile dhe personave të zhdukur gjatë mbrojtjes së qytetit në Luftën për Pavarësinë e Kroacisë. Përmes këtij homazhi, Azizi ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për sakrificën dhe kontributin e tyre në krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran kroat. “Lavdi dhe mirënjohje për kontributin e madh në krijimin e shtetit të pavarur dhe…
Autor: AD
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Ajo ka rikujtuar kontekstin historik të kësaj kënge dhe lidhjen e saj me periudhën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duke kritikuar standardet e Bashkimit Evropian ndaj retorikës nacionaliste. Nagavci ka mbështetur reagimin e institucioneve të Kosovës, duke kërkuar që BE-ja të jetë në përputhje me vlerat që promovon, përcjell “Bota sot”. Postimi i plotëNë mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga…
Ballkani Perëndimor po ndërmerr hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria po shënon përparim mbresëlënës në rrugën e saj evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në Forumin e Zgjerimit të BE-së. Von der Leyen theksoi se për herë të parë pas shumë vitesh, Bashkimi Evropian ka përpara një perspektivë reale të zgjerimit, duke veçuar Malin e Zi, që sipas saj po i afrohet përfundimit të negociatave të anëtarësimit, si dhe Shqipërinë, e cila po shënon përparim të rëndësishëm. Ekziston një vrull i ri për zgjerimin dhe se…
Pas Alta Bankës dhe telekomunikacionit, BDI ngre alarmin për depërtimin e kapitalit serb edhe në sektorin farmaceutik, përmes marrjes së kontrollit mbi Phoenix Pharma nga kompania serbe VEGA, e lidhur me Dejan Çakajac, bashkëpronar i kompanisë së basteve Mozzart. Më 3 prill 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, me vendimin nr. 08-55, miratoi këtë transaksion. Sipas BDI-së, vetëm gjatë vitit 2026, Vega Farmaceutikals ka fituar mbi 50 kontrata publike shumëmilionëshe, prej të cilave rreth 10 milionë euro vetëm për insulinë! Kush e garanton sigurinë e furnizimit me insulinë? A është vlerësuar rreziku dhe a ka pasur ndikim politik në miratimin…
23 persona janë ndëshkuar me gjobë nga Policia e Tiranës, pasi gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve. Sipas Policisë, protestuesit nuk iu bindën thirrjeve të përsëritura të efektivëve përmes megafonit për të liruar rrugën dhe për të mos penguar lëvizjen e mjeteve të transportit. Për secilin prej personave të identifikuar është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh. Në total, vlera e gjobave të vendosura arrin në 115 mijë lekë.
Një këngë nacionaliste serbe e interpretuar në një koncert në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit, ka shkaktuar reagime dhe polemika. Për këtë ka reaguar edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e këngës, duke theksuar se ajo nuk pasqyron qëndrimet e Komisionit Evropian. Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e këngës nacionaliste serbe nga ana e muzikantëve, në koncertin e mbajtur të dielën më 15 nëntor. Aji ka theksuar se ajo në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e Komisionit Evropian. “Provokim i qëllimshëm apo injorancë e…
Policia e Tiranës reagoi lidhur me shpërthimin me tritol të ndodhur gjatë natës në biznesin në Tufinë. Ngjarja u regjistrua dje rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh. Në biznesin që rezulton në pronësi të shtetasit Asllan Koçi u vendos dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë pati dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, me shërbimet e Policisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorita apo autorëve. Ky ishte shpërthimi i dytë në pak më shumë se një javë.
Një 19-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar në Beograd nën dyshimin se ka tentuar të vrasë një ish-udhëheqës të grupit të tifozëve të klubit serb Partizan. Sipas Prokurorisë së Lartë Publike të Serbisë, ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025, në rrugën “Narodnih Heroja” në Beograd, ku i dyshuari dyshohet se ka shkrepur disa plumba në drejtim të një personi që ndodhej brenda një automjeti. Mediat serbe raportojnë se objektiv i sulmit ka qenë ish-lideri i tifozëve të Partizanit, i njohur me nofkën Alibeg. I riu dyshohet për veprat penale tentativë vrasjeje dhe posedim e mbajtje të paligjshme…
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg. Kujtojmë se Llalla u dënua në vitin 2021, për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri raste. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, vendosi që ish-kryeprokurorit t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa pasuria e tij kaloi në favor të shtetit. Bëhet fjalë për katër sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrorë, si dhe një apartament në Durrës.
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian (EU Enlargement Forum 2026), organizuar nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisionares për Zgjerim, Marta Kos. Përderisa Kosova nuk ka pasur fare përfaqësues në këtë aktivitet të dedikuar afrimit të vendeve të rajonit me BE-në, në mbrëmjen hapëse dhe koncertin e mbajtur më 15 nëntor – një ditë para ngjarjes kryesore – në skenë është interpretuar kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e njohur për pretendimet historike, politike dhe nacionaliste serbe mbi Kosovën. Sipas programit zyrtar, në mbrëmjen kulturore morën…
