Autor: AD

Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lula. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. LEXO EDHE: SPAK mbyll hetimet për Ballukun, Klodian Braho komunikon dërgimin e çështjes për gjykim: Korrupsion në 9 raste dhe 7,5 miliardë lekë dëm ndaj shtetit! Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Lula, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.…

Read More

Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një atentati në Certosa di Pavia. Muratori u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Ai nuk rezulton të ketë precedent penalë, e po ashtu as miku e kolegu i tij, po ashtu shqiptar, që e shoqëronte në momentin e ngjarjes. Nuk përjashtohet mundësia që pikërisht ai të ketë qenë objektivi i pritës. Dy miqtë, pak para orës 19:30 të së shtunës, sapo kishin dalë nga një lokal ku kishin pirë diçka së bashku dhe po ktheheshin drejt shtëpive të tyre, ku familjet i prisnin për darkë. Miku i…

Read More

Imer Aliu, përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ka reaguar ndaj përplasjeve mes BDI-së dhe VLEN-it lidhur me hyrjen e ALTA Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut. Sipas Aliut, të dyja palët po përpiqen t’ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërkohë që, sipas tij, përfaqësojnë të njëjtën mendësi politike. “BDI dhe VLEN po zihen se kush ka më pak merita për hyrjen e ALTA Bankës në tregun e Maqedonisë. Në fakt, janë të njëjtët njerëz, me të njëjtën mendësi politike, vetëm me emra e role të ndryshme”, shprehet Aliu. Ai ironizon edhe me votuesit e dy subjekteve politike, duke…

Read More

Edon Zhegrova ka pësuar një dëmtim fizik gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës, duke u detyruar të largohet nga kampi stërvitor dhe të mos jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Irlandës. Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se futbollisti është përjashtuar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi që e pengon të paraqitet në ndeshjen e radhës. “Zhegrova është përjashtuar për shkak të një dëmtimi që e pengon atë të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Irlandës”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Sipas gazetës italiane…

Read More

SPAK ka përfunduar hetimet për ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe ka dorëzuar këtë të hënë në gjykatë kërkesën për gjykim. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë një takimi me gazetarët, ku ishte i shoqëruar edhe nga dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. “Ju njoftoj për mbylljen e hetimeve për Belinda Ballukun dhe ju bëj me dije se sot çështja do të dërgohet në gjykatë. Vlerësojmë se kjo mënyrë komunikimi i shërben më mirë informimit të publikut”, deklaroi Braho. Kreu…

Read More

Reshjet e shiut vijojnë të shkaktojnë problematika në Qarkun Kukës, veçanërisht në zonat malore. Në aksin rrugor Kukës-Shishtavec janë regjistruar rrëshqitje të gurëve të mëdhenj në rrugë. Firma mirëmbajtëse ka ndërhyrë në kohë me mjete të rënda për largimin e tyre dhe normalizimin e qarkullimit. Problematike paraqitet edhe situata në Lekbibaj të Tropojës. Rritja e nivelit të lumit të Currajve ka sjellë dëmtime në urën e Mërturit. Prurjet e fuqishme kanë prekur bazamentin, por edhe platformën e urës në pjesën e mesit, aty ku kalojnë këmbësorët dhe automjetet. Ndërkohë, është përmbytur edhe rruga drejt lagjia Hasaj. Përmes një njoftimi, Bashkia…

Read More

Polemikë mes Arbër Kadriut nga VLEN-i dhe Arben Zeqirit nga Lidhja Shqiptare lidhur me propozimin për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kadriu kundërshtoi kritikat ndaj propozimit, ndërsa Zeqiri e cilësoi atë si një zgjidhje edhe më të keqe se gjysmake, duke pretenduar se gjuha shqipe po barazohet me gjuhët e tjera në vend Arbër Kadriu – VLEN: Po mirë, nëse Vleni nuk do të ishte në pushtet, kush do të vinte? Kush do të bënte koalicion me VMRO? Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Ju nuk jeni në qeveri për ta pare. Arbër Kadriu – VLEN: Neve jemi…

Read More

Presidentja e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE. Në fjalën e saj në Forumi i II-të i Zgjerimit të Bashkimit Evropian me temë “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë” që po zhvillohet në Bruksel, ajo vijoi duke thënë se “ky është një moment i rëndësishëm”. “Talentet e reja të Ballkanit Perëndimor do të sjellin vlera në tregun e përbashkët evropian. Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit. Në vendet e BP-së, vendet po bëjnë hapa të mëdhenj. Ky është një moment i rëndësishëm. Ne duhet…

Read More

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë sot tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë, përfshirë ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompani serbe. Në fillim të mbledhjes, Kurti tha se kjo masë vjen si përgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtim të energjisë nga ana e Serbisë. “Në këtë mbledhje do të kemi tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë. Së pari, do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe, si masë e parë ndaj Serbisë, për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim, e…

Read More

Deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, ka kritikuar propozim-buxhetin për vitin 2027, duke pretenduar se ai parasheh ulje të mjeteve për mbrojtjen sociale, arsimin dhe shëndetësinë, ndërsa rrit shpenzimet për kamatat e borxheve. Gjatë debatit në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, Lukarevska theksoi se për mbrojtjen sociale janë planifikuar 14,3 miliardë denarë, ndërsa për kamatat e borxheve 24,9 miliardë denarë, apo 18,2 për qind më shumë se në ribalancin e buxhetit për vitin 2026. Ajo ngriti shqetësime edhe për arsimin, duke theksuar se, sipas analizës së Zyrës Parlamentare të Buxhetit, mjetet për Ministrinë e Arsimit janë ulur për 503 milionë…

Read More