Autor: AD

Çështja penale ndaj këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh, është rikthyer sërish në fokusin e drejtësisë shqiptare. Prokuroria nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës së Apelit që e shpalli atë të pafajshëm, duke e dërguar dosjen në Gjykatën e Lartë. Sipas njoftimeve zyrtare, seanca për shqyrtimin e rekursit të depozituar nga organi i akuzës pritet të mbahet më 24 nëntor, ndërsa çështja do të relatrohet nga gjyqtari Sokol Binaj. Për çfarë akuzohet Luiz Ejlli? Luiz Ejlli akuzohet për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim. Sipas dosjes së Prokurorisë, ngjarja lidhet…

Read More

Qytetarët vazhdojnë të përballen me shpenzime të larta për shërbimet shëndetësore. Deri në 42 për qind të shpenzimeve shëndetësore qytetarët i mbulojnë nga xhepi i tyre, konstaton Komisioni Evropian në Raportin e Progresit. Edhe pse kujdesi shëndetësor parësor ofrohet falas, shumë shërbime specialistike, trajtime spitalore dhe barna kërkojnë pagesë shtesë. Për qytetarët, veçanërisht ata me të ardhura të ulëta, këto shpenzime janë barrë e rëndë financiare. “Jam pensionist dhe e kam atë kuponin dhe nuk paguaj me çmim të plotë, kështu që nuk do të mund të komentoja”, tha një qytetar Problemi bëhet edhe më i madh kur pacientët kanë…

Read More

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si një pjesë e mediave serbe po raportojnë për periudhën e bombardimeve të NATO-s, duke rikujtuar krimet e rënda dhe varrezat masive të shqiptarëve në Serbi. Përmes një reagimi në platformën “X”, Kandiq kritikoi qasjen e disa mediave, përfshirë edhe gazetën “Vreme”, duke u bërë thirrje që të mos anashkalohen faktet e pamohueshme të së kaluarës. Ajo theksoi se shqiptarët janë vrarë dhe trupat e tyre janë fshehur në varreza masive, të cilat më pas janë zbuluar edhe brenda kampeve policore në…

Read More

  Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave nëse qeveria e Hristijan Mickoskit nuk ofron zgjidhje konkrete për zhvillimin e plotë të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.Qeveria e ka dërguar çështjen për mendim në Komisionin e Venecias, duke propozuar që pjesa teorike të zhvillohet në disa gjuhë, përfshirë shqipen, ndërsa pjesa praktike vetëm në maqedonisht.Studentët e kundërshtojnë këtë propozim dhe kërkojnë që të dyja pjesët e provimit të zhvillohen në gjuhën shqipe.Ata e konsiderojnë dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, pas nëntë muajsh pritjeje, si zvarritje të zgjidhjes. Studentët kërkojnë një takim përfundimtar me institucionet…

Read More

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur me një fitore spektakolare 0-2 ndaj Bjellorusisë rrugëtimin në Grupin C1 të Ligës së Kombeve, duke e përfunduar fazën në vendin e parë me 12 pikë.Pavarësisht mungesave të Ylber Ramadanit (kartonë) dhe Ernest Muçit (dëmtim), kuqezinjtë e Rolando Maran dominuan takimin me skemën 3-4-2-1. Zëvendësuesit Juljan Shehu në mesfushë dhe Hoxha në sulm u përgjigjën në mënyrën më të mirë. Epërsinë e hapi Rey Manaj në minutën e 28-të, ndërsa Elseid Hysaj vulosi shifrat përfundimtare në minutën e 57-të. Detajet e ndeshjes RezultatiBjellorusi 0 – 2 Shqipëri Golashënuesit Manaj 28′, Hysaj 57′ Formacioni (3-4-2-1)Berisha; Ismajli, Gjimshiti,…

Read More

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë në pah kontrastin ndërmjet përfaqësimit të tyre në komunat periferike dhe atyre qendrore. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, shqiptarët përbëjnë shumicën në 13 nga gjithsej 17 komunat e Rajonit të Shkupit. Në këto 13 komuna jetojnë 167.926 shqiptarë, përkatësisht 43,29 për qind e popullsisë, kundrejt 141.874 maqedonasve. Kjo do të thotë se shqiptarët janë grupi më i madh etnik, me 26.052 banorë më shumë. Megjithatë, Nevzati thekson se në katër komunat qendrore, Qendër, Karposh, Aerodrom dhe Kisella…

Read More

Edhe këtë të diel protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë, në ditën e 169-të të tubimit. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke e cilësuar largimin e tij si kusht të panegociueshëm. Ata kundërshtojnë ofertat e qeverisë për dialog dhe vijojnë të kërkojnë ndryshimin e situatës politike në vend. Tubimi i sotëm vjen një ditë pas protestës kombëtare të së shtunës, e cila nisi para Ministrisë së Arsimit dhe vijoi me marshim në disa nga akset kryesore të Tiranës, përfshirë Zogun e Zi dhe zonën e 21 Dhjetorit. Gjatë marshimit u regjistruan incidente dhe dëmtime të tabelave reklamuese, ndërsa policia shtoi praninë…

Read More

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Arijanit Hoxha, në emisionin “Dialog te Lajmi” ka folur edhe për procesin e reformave dhe ndryshimeve të brendshme në parti. Arijanit Hoxha: Reformat të cilat ai i bëri brenda BDI-së duke sjellë 80 përqind strukturë të re politike, duke i dhënë një ribrendim total organizimit politik dhe duke ndryshuar gjeneratën dhe në të gjitha dhe në… Sefer Tahiri: Ju jeni përjashtimi tek kryesia. Unë këtu flas te kryesia, e ngusht tek pozicionet e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm. Arijanit Hoxha: Jo, jo, jo nuk është ashtu. Te, te, te gjithë kryesia, domethënë i keni 80…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë, duke pretenduar se kryeministri Albin Kurti u lejon atyre hyrjen në Kosovë, ndërsa atij dhe familjarëve të tij jo. Sipas medias serbe “Nacionalni Magazin”, Vuçiq ka shprehur pakënaqësi për atë që ai e ka cilësuar si trajtim të ndryshëm të përfaqësuesve të Listës Studentore në krahasim me të dhe anëtarët e familjes së tij. “Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar dhe as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të…

Read More

Kuqezinjtë luajnë një ndeshje me shumë rëndësi në Ligën e Kombeve, me synimin për të mbyllur me sukses grupin C1. Ramadani mungon për shkak kartonësh dhe Muçi për arsye dëmtimi, ndërsa Juljan Shehu dhe Hoxha e nisin nga minuta e parë si titullarë. Shqipëria zbret sot në fushë për një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Përballë është Bjellorusia, në ndeshjen e fundit të grupit C1, ku skuadra e drejtuar nga Rolando Maran kërkon të konfirmojë ecurinë pozitive dhe të përfundojë misionin e nisur në këtë kompeticion. ​Kuqezinjtë vijnë në këtë takim në krye…

Read More