Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Qytetarët paguajnë nga xhepi për shëndetësinë, KE evidenton mangësitë në sistem

ADAD16 Nëntor, 2026 MAQEDONI E VERIUT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qytetarët vazhdojnë të përballen me shpenzime të larta për shërbimet shëndetësore. Deri në 42 për qind të shpenzimeve shëndetësore qytetarët i mbulojnë nga xhepi i tyre, konstaton Komisioni Evropian në Raportin e Progresit. Edhe pse kujdesi shëndetësor parësor ofrohet falas, shumë shërbime specialistike, trajtime spitalore dhe barna kërkojnë pagesë shtesë. Për qytetarët, veçanërisht ata me të ardhura të ulëta, këto shpenzime janë barrë e rëndë financiare.

“Jam pensionist dhe e kam atë kuponin dhe nuk paguaj me çmim të plotë, kështu që nuk do të mund të komentoja”, tha një qytetar

Problemi bëhet edhe më i madh kur pacientët kanë nevojë për shërbime që nuk mbulohen nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Qytetarët thonë se atëherë detyrohen të paguajnë vetë, ndërsa çmimet në institucionet private janë të larta.

“Tani, e gjithë kjo që mbulohet nga fondi është e pranueshme, mirëpo ka shumë gjëra që bëhen privatisht, në spitale private, shërohen, ato janë shumë të shtrenjta. Ajo që nuk mbulohet nga Fondi duhet të blihet privatisht dhe kjo është mjaft e shtrenjtë për pjesën më të madhe të qytetarëve, jo për të gjithë”, vlerëson një qytetare.

Disa qytetarët e tjerë thonë se mundësia për të përballuar shpenzimet shëndetësore varet nga të ardhurat familjare. Ata vlerësojnë shërbimet në institucionet shëndetësore private, por kërkojnë kushte më të mira edhe në spitalet publike.

“Varet nga të ardhurat e familjes, për pjesën dërrmuese nuk janë të pranueshme, vërtet janë shumë të shtrenjta. Të gjithë do të dëshironim të shkonim në institucione shëndetësore private, shërbimi është më i mirë dhe kushtet higjienike janë të mira, ndërsa në institucionet shtetërore ka vërtet specialistë të mirë, mirëpo kushtet higjienike duhet të përmirësohen pak”, theksoi një qytetar tjetër.

Përveç shpenzimeve të larta për pacientët, Komisioni Evropian thekson edhe mungesën e mjekëve dhe infermierëve, si dhe largimin e personelit shëndetësor jashtë vendit dhe drejt sektorit privat. KE kërkon më shumë investime, transparencë dhe reforma në shëndetësi, në mënyrë që kujdesi shëndetësor të jetë më cilësor dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët, pa u bërë barrë për buxhetin e tyre familjar.
Alsat M

Artikuj të ngjashëm

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

​A do të kemi përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikueset e Euro 2028?

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i…

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.