Autor: AD

Rritja e numrit të familjeve që konsumuan më shumë se 700 kWh energji dha ndikim në rritjen e inflacionit gjatë verës. Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, kontributi i kategorisë “Mallra me çmime të rregulluara” u rrit me rreth 0.1 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë, i ndikuar nga zëri i pagesës së energjisë elektrike. Banka e Shqipërisë vëren se zgjerimi i peshës së familjeve që konsumojnë më shumë se 700 kWh/muaj ka ndikuar në rritjen e çmimit mesatar të energjisë në muajt korrik dhe gusht 2026. Në tërësinë e vet, rritja e inflacionit gjatë muajve të fundit, në masën më…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditë) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët ishin prezente që prej orëve të para, në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe ekstremit veriperëndimor e pjesërisht në qendër, pas orëve të mesditës, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar e hera-herës me shtrëngata afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje…

Read More

Eurodeputeti estonez, Riho Terras, ka reaguar ndaj interpretimit të një kënge nacionaliste serbe me pretendime territoriale ndaj Kosovës, në një aktivitet të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Përmes një postimi në platformën X, Terras e ka cilësuar interpretimin e këngës si veprim jashtëzakonisht të papërshtatshëm, duke ngritur dilema nëse bëhej fjalë për një provokim të qëllimshëm apo për injorancë. “Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që pohon pretendime mbi Kosovën në një aktivitet për zgjerimin e BE-së është një gabim jashtëzakonisht i patakt dhe pa shije”, ka shkruar ai.

Read More

Vëmendje të veçantë në shtypin kroat i kushtohet edhe futbollistit me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda, i cili debutoi me shumë sukses në kombëtaren e Gjermanisë. Ishte një debutim ëndrrash, i kurorëzuar me një gol të bukur nga rreth 17 metra, në këndin e poshtëm të majtë të portës, në stadiumin “Rajko Mitiç”, i njohur dikur si “Marakana”. Ndërsa shumica e mediave ndërkombëtare aksionin e Grudës e përshkruajnë si një depërtim prej 50 metrash, mediumi kroat “Gol.dnevnik.hr” shkruan se ai përshkoi 40 metra me topin në këmbë. Mediumi kroat e shoqëron lajmin me titullin: “Gjermani me prejardhje shqiptare luan me serbët…

Read More

Big Mama është njëra nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut krahas muzikës, është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton IndeksOnline. Këngëtarja ka “trazuar’ rrjetin me postimin e fundit. Në një imazh të publikuar në rrjetet sociale, Big Mama shfaqet në shoëqri të një mashkullu simpatik. “My Love”, ka qenë përshkrimi që Big Mama i ka bërë kësaj fotografie.

Read More

Dy gra, të moshës 35 dhe 24 vjeç, kanë pësuar djegie të rënda gjatë një feste familjare në një shtëpi në Shkup. Rasti është paraqitur në polici pas mesnatës, rreth orës 00:30, kur dy gratë janë dërguar në Qendrën Urgjente të kompleksit klinik „Nënë Tereza“ me lëndime të rënda trupore nga djegiet. Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë në pronësi të nënës së njërës prej të lënduarave. Policia ka kryer ekspertizën në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Read More

Një grua 35-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga dy fqinjët e saj në zonën e Bit-Pazarit. Sipas informacioneve të policisë, incidenti ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 22:10, në vendin e quajtur „Çikago“. Gruaja ka raportuar se është sulmuar nga dy fqinjët e saj, njëra 35-vjeçare dhe tjetra 18-vjeçare. Rasti është denoncuar në SPB-Shkup në orën 22:20, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të incidentit.

Read More

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e paqartë, pasi futbollisti kosovar vazhdon të ketë pak hapësirë në skuadrën italiane. Në prag të afatit kalimtar të janarit, tri klube raportohet se kanë shprehur interesim për ta transferuar atë. Sipas raportimeve të mediumit italian “TMW”, në mesin e klubeve të interesuara janë Al-Ittihad nga Arabia Saudite, Monaco nga Franca dhe Besiktas nga Turqia. Al-Ittihad thuhet se kishte shfaqur interesim për Zhegrovën edhe në fund të afatit kalimtar të verës dhe tashmë është rikthyer në garë, veçanërisht pas lëndimit të anësorit Roger Fernandes. Ndërkohë, edhe Monaco dhe…

Read More

Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të VLEN-it për ta lidhur rastin e Alta Bankës me vendimet e qeverisë së kaluar. Ai pretendon se po ngatërrohen qëllimisht vendimet për shitjen e aksioneve shtetërore në banka me vendimin për lejimin e hyrjes së Alta Bankës në treg. „Alta Banka mban firmën dhe vulën tuaj, me emër e mbiemër!”, deklaron Selimi, duke kërkuar që VLEN të japë përgjigje për vendimin e marrë nga qeveria aktuale për hyrjen e bankës në treg.

Read More

Çështja penale ndaj këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh, është rikthyer sërish në fokusin e drejtësisë shqiptare. Prokuroria nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës së Apelit që e shpalli atë të pafajshëm, duke e dërguar dosjen në Gjykatën e Lartë. Sipas njoftimeve zyrtare, seanca për shqyrtimin e rekursit të depozituar nga organi i akuzës pritet të mbahet më 24 nëntor, ndërsa çështja do të relatrohet nga gjyqtari Sokol Binaj. Për çfarë akuzohet Luiz Ejlli? Luiz Ejlli akuzohet për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim. Sipas dosjes së Prokurorisë, ngjarja lidhet…

Read More