Një 23-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë pa leje. Në pranga përfundoi edhe një 37-vjeçar, i cili e transportonte me automjet dhe akuzohet për moskallëzim krimi. Ky i fundit rezulton me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Policia e Vlorës bëri të ditur se arrestimet u kryen në kuadër të operacionit të koduar “Siguria”, të organizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë. Pas informacioneve operative se një person qarkullonte i armatosur në qytet, shërbimet e Policisë ndërhynë në lagjen “Kushtrimi”,…
Autor: AD
Ka ndërruar jetë profesori Ismailhaki Kuriu, intelektual, pedagog dhe veprimtar, i cili një pjesë të rëndësishme të jetës së tij ia kushtoi arsimit dhe shoqërisë shqiptare. I lindur në vitin 1943 në Gostivar, Kuriu la gjurmë të rëndësishme në formimin arsimor dhe edukimin e shumë brezave. Ai njihet edhe si kryetari i parë i KF Shkëndija, klubit të themeluar në vitin 1979, duke qenë pjesë e historisë së hershme të këtij klubi. Kontributi i tij në arsim dhe në jetën publike shqiptare do të mbetet pjesë e kujtesës së atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Familjes, miqve, kolegëve…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërmasë ndaj bllokimit të linjave të transmetimit nga Serbia. Në konferencwn për media pas mbledhjes së Qeverisw, Rizvanolli ka shpjeguar se bllokimi i linjave të transmetimit nga Serbia, që nga 14 dhjetori i vitit 2020, i ka shkaktuar Kosovës dëme të konsiderueshme financiare dhe ka rrezikuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Ajo ka përmendur vitin 2024 si një nga periudhat kur pasojat e këtij bllokimi kanë qenë më të dukshme, për shkak…
Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Patos. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 05:05 të datës 16 nëntor 2026, një 33-vjeçar me inicialet M.P., banues në Patos, njoftoi sallën operative se i ishte dëmtuar porta rrethuese e banesës. Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i një lënde plasëse. Një tjetër detaj që bëhet i ditur nga policia është se 33-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Po sipas burimeve, M. P. ka qenë i përfshirë në një vrasje të ndodhur në vitin 2010, kur ishte vetëm 17…
Vukovar, 16 nëntor 2026 – Djani Azizi me origjinë nga rrethina e Gostivarit, në cilësinë e përfaqësuesit të pakicës kombëtare shqiptare në Qarkun e Vukovarit dhe Sremit, ka vendosur një kurorë me lule në Varrezat Përkujtimore të Vukovarit, në nderim të të gjithë mbrojtësve të rënë, viktimave civile dhe personave të zhdukur gjatë mbrojtjes së qytetit në Luftën për Pavarësinë e Kroacisë. Përmes këtij homazhi, Azizi ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për sakrificën dhe kontributin e tyre në krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran kroat. “Lavdi dhe mirënjohje për kontributin e madh në krijimin e shtetit të pavarur dhe…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Ajo ka rikujtuar kontekstin historik të kësaj kënge dhe lidhjen e saj me periudhën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duke kritikuar standardet e Bashkimit Evropian ndaj retorikës nacionaliste. Nagavci ka mbështetur reagimin e institucioneve të Kosovës, duke kërkuar që BE-ja të jetë në përputhje me vlerat që promovon, përcjell “Bota sot”. Postimi i plotëNë mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga…
Ballkani Perëndimor po ndërmerr hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria po shënon përparim mbresëlënës në rrugën e saj evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në Forumin e Zgjerimit të BE-së. Von der Leyen theksoi se për herë të parë pas shumë vitesh, Bashkimi Evropian ka përpara një perspektivë reale të zgjerimit, duke veçuar Malin e Zi, që sipas saj po i afrohet përfundimit të negociatave të anëtarësimit, si dhe Shqipërinë, e cila po shënon përparim të rëndësishëm. Ekziston një vrull i ri për zgjerimin dhe se…
Pas Alta Bankës dhe telekomunikacionit, BDI ngre alarmin për depërtimin e kapitalit serb edhe në sektorin farmaceutik, përmes marrjes së kontrollit mbi Phoenix Pharma nga kompania serbe VEGA, e lidhur me Dejan Çakajac, bashkëpronar i kompanisë së basteve Mozzart. Më 3 prill 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, me vendimin nr. 08-55, miratoi këtë transaksion. Sipas BDI-së, vetëm gjatë vitit 2026, Vega Farmaceutikals ka fituar mbi 50 kontrata publike shumëmilionëshe, prej të cilave rreth 10 milionë euro vetëm për insulinë! Kush e garanton sigurinë e furnizimit me insulinë? A është vlerësuar rreziku dhe a ka pasur ndikim politik në miratimin…
23 persona janë ndëshkuar me gjobë nga Policia e Tiranës, pasi gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve. Sipas Policisë, protestuesit nuk iu bindën thirrjeve të përsëritura të efektivëve përmes megafonit për të liruar rrugën dhe për të mos penguar lëvizjen e mjeteve të transportit. Për secilin prej personave të identifikuar është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh. Në total, vlera e gjobave të vendosura arrin në 115 mijë lekë.
Një këngë nacionaliste serbe e interpretuar në një koncert në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit, ka shkaktuar reagime dhe polemika. Për këtë ka reaguar edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e këngës, duke theksuar se ajo nuk pasqyron qëndrimet e Komisionit Evropian. Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e këngës nacionaliste serbe nga ana e muzikantëve, në koncertin e mbajtur të dielën më 15 nëntor. Aji ka theksuar se ajo në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e Komisionit Evropian. “Provokim i qëllimshëm apo injorancë e…
