Kreu i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho, ka shpjeguar aryset e zgjatjes së hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit, të cilat lidhen me pritjen e përgjigjeve për kërkesat për ndihmë juridike të dërguara në kuadër të kësaj çështjeje. Gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të hënë, Braho u pyet se përse hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues, po zgjasin kaq shumë. “SPAK dërgon kërkesat për ndihmë juridike dhe presim”, u përgjigj sot kreu i Prokurorisë së Posaçme. Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, SPAK ka dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara…
Autor: AD
Një rikthim i papritur po përgatitet në Top Channel dhe protagonistja është Bora Zemani! Vetëm pak muaj pasi u raportua për largimin e saj nga televizioni ku ndërtoi një pjesë të rëndësishme të karrierës, situata duket se ka ndryshuar. Së fundmi, emri i moderatores u përfol edhe për drejtimin e reality show-t “Ferma VIP”, por duket se planet e saj televizive janë të tjera! Burimet bëjnë të ditur se Bora do të rikthehet në ekranin e Top Channel gjatë muajit janar. Ajo pritet t’i bashkohet emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, përkrah Elvis Naçit, format në të cilin ishte angazhuar edhe më…
NATO po redukton takimet e nivelit të lartë dhe nuk do ta mbajë samitin e udhëheqësve në Shqipëri vitin e ardhshëm, siç ishte planifikuar, mes tensioneve brenda aleancës për shpenzimet e mbrojtjes, Iranin dhe luftën në Ukrainë. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha të enjten se “ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të mbahet samiti. Me siguri nuk do të mbahet në vitin 2027”. Ai shtoi se “në vitin 2028, nëse do të ketë një samit, ai do të mbahet në Tiranë”, në kryeqytetin e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e minimizoi rëndësinë e…
Debati për përdorimin e gjuhës shqipe në Komunën e Butelit vazhdon. Pas vendosjes së tabelës informuese në Mega Park vetëm në gjuhën maqedonase, këshilltarët shqiptarë të VLEN-it dhe AKI-së kërkojnë respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Edhe këshilltari i AKI-së, në qëndrimin e tij, thekson se nuk ka arsye për frikë kur kërkohet vetëm zbatimi i ligjit. Ai shprehet i gatshëm për bashkëpunim me këshilltarët e VLEN-it, me qëllim të realizimit të të drejtave të shqiptarëve në këtë komunë. Ndërkohë, për rastin është aktivizuar edhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve.…
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lula. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. LEXO EDHE: SPAK mbyll hetimet për Ballukun, Klodian Braho komunikon dërgimin e çështjes për gjykim: Korrupsion në 9 raste dhe 7,5 miliardë lekë dëm ndaj shtetit! Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Lula, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.…
Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një atentati në Certosa di Pavia. Muratori u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Ai nuk rezulton të ketë precedent penalë, e po ashtu as miku e kolegu i tij, po ashtu shqiptar, që e shoqëronte në momentin e ngjarjes. Nuk përjashtohet mundësia që pikërisht ai të ketë qenë objektivi i pritës. Dy miqtë, pak para orës 19:30 të së shtunës, sapo kishin dalë nga një lokal ku kishin pirë diçka së bashku dhe po ktheheshin drejt shtëpive të tyre, ku familjet i prisnin për darkë. Miku i…
Imer Aliu, përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ka reaguar ndaj përplasjeve mes BDI-së dhe VLEN-it lidhur me hyrjen e ALTA Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut. Sipas Aliut, të dyja palët po përpiqen t’ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërkohë që, sipas tij, përfaqësojnë të njëjtën mendësi politike. “BDI dhe VLEN po zihen se kush ka më pak merita për hyrjen e ALTA Bankës në tregun e Maqedonisë. Në fakt, janë të njëjtët njerëz, me të njëjtën mendësi politike, vetëm me emra e role të ndryshme”, shprehet Aliu. Ai ironizon edhe me votuesit e dy subjekteve politike, duke…
Edon Zhegrova ka pësuar një dëmtim fizik gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës, duke u detyruar të largohet nga kampi stërvitor dhe të mos jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Irlandës. Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se futbollisti është përjashtuar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi që e pengon të paraqitet në ndeshjen e radhës. “Zhegrova është përjashtuar për shkak të një dëmtimi që e pengon atë të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Irlandës”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Sipas gazetës italiane…
SPAK ka përfunduar hetimet për ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe ka dorëzuar këtë të hënë në gjykatë kërkesën për gjykim. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë një takimi me gazetarët, ku ishte i shoqëruar edhe nga dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. “Ju njoftoj për mbylljen e hetimeve për Belinda Ballukun dhe ju bëj me dije se sot çështja do të dërgohet në gjykatë. Vlerësojmë se kjo mënyrë komunikimi i shërben më mirë informimit të publikut”, deklaroi Braho. Kreu…
Reshjet e shiut vijojnë të shkaktojnë problematika në Qarkun Kukës, veçanërisht në zonat malore. Në aksin rrugor Kukës-Shishtavec janë regjistruar rrëshqitje të gurëve të mëdhenj në rrugë. Firma mirëmbajtëse ka ndërhyrë në kohë me mjete të rënda për largimin e tyre dhe normalizimin e qarkullimit. Problematike paraqitet edhe situata në Lekbibaj të Tropojës. Rritja e nivelit të lumit të Currajve ka sjellë dëmtime në urën e Mërturit. Prurjet e fuqishme kanë prekur bazamentin, por edhe platformën e urës në pjesën e mesit, aty ku kalojnë këmbësorët dhe automjetet. Ndërkohë, është përmbytur edhe rruga drejt lagjia Hasaj. Përmes një njoftimi, Bashkia…
