Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar nga Brukseli se nuk ka garanci që ndryshimet kushtetuese do të jenë pengesa e fundit në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian. Duke folur në Forumin për Zgjerim „Evropë më e gjerë, Evropë më e fortë“, Mickoski tha se Maqedonia e Veriut ka qenë ndër vendet e para në procesin e zgjerimit, por prej vitesh përballet me kushte shtesë, të cilat, sipas tij, nuk kanë lidhje me proceset reformuese. „Kërkesa e fundit për ndryshime kushtetuese është problematike, sepse nuk ka garanci se do të jetë e fundit“, deklaroi Mickoski. Ai paralajmëroi…
Autor: AD
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka theksuar rëndësinë strategjike të zgjerimit të Bashkimit Europian, duke paralajmëruar për përpjekjet e Rusisë për të penguar këtë proces. Gjatë Forumit të Zgjerimit në Bruksel, ajo bëri thirrje për një Europë më të bashkuar dhe më të fortë, që të jetë në gjendje të përcaktojë vetë të ardhmen e saj. “Zgjerimi i sotëm po zhvillohet në një mjedis gjeopolitik shumë më konkurrues. Përballemi me kundërshtarë që duan të pengojnë këtë proces dhe të dëmtojnë vendet kandidate, por objektivi kryesor jemi ne, Bashkimi Evropian. Mbi të gjitha, Rusia, e cila dëshiron të përmbysë procesin…
Reshjet e shiut vijojnë të përfshijnë të gjithë territorin e Qarkut të Kukësit, duke rritur rrezikun për rrëshqitje gurësh, rënie inertesh dhe vërshime uji në akset rrugore nacionale dhe bashkiake. Bëhet e ditur se, strukturat e Emergjencave Civile dhe institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje. Ndërhyrjet po vijojnë në aksin Dushaj–Lekbibaj, në Tropojë, si dhe në aksin Kukës–Shishtavec, në Bashkinë Kukës, me qëllim garantimin e qarkullimit dhe sigurisë së qytetarëve. Situata e motit në Qarkun Kukës sipas Prefektit Kukës: Reshjet e shiut vijojnë të përfshijnë të gjithë territorin e Qarkut…
Inspektorët e Inspektoratit të Gjuhëve nuk janë pranuar nga Qyteti i Shkupit për të kryer inspektim të jashtëzakonshëm lidhur me dy iniciativat për mosrespektimin e gjuhës shqipe në tabelën e megaparkut “Oaza”. Inspektori Fitim Ramadani në një deklaratë për Alsat, theksoi se fillimisht ata janë drejtuar në Komunën e Butelit, por se ata janë deklaruar se kompetent është Qyteti i Shkupit. Por, pavarësisht se inspektimet e jashtëzakonshme kryhen pa paralajmërim, nga Qyteti i Shkupit u është kërkuar që para inspektimit t’i informojnë me shkrim. “Nga ana e përfaqësuesve të Qytetit të Shkupit nuk jemi pranuar ne si inspektorë për shkak…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, ku u shpreh se pas ‘revolucionit flamingo’ qëndron ‘hija e Donald Trump’ dhe kjo sipas tij ka bërë që e gjithë bota të mësojë për protestat në Shqipëri. Kreu i qeverisë i cilësoi protestat si ‘revolucion i pritshmërive më të larta’, në një kohë kur sipas tij, ekonomia e vendit po zhvillohet me ritme të shpejta. “Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajt të fundit ka qenë publike gjerësisht, pati edhe një emër revolucioni i flamingove, tërhoqi vëmendjen e botës…
Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim, nga seanca paraprake në gjykim, Elvis Shkëmbin dhe xhaxhain e tij, nën akuzën për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Elvis Shkambi akuzohet për veprat penale “Vrasje e funksionarëve publikë”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër palëve ndërgjyqëse, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërkohë, xhaxhai i tij Gjergj Shkambi është dërguar në gjyq për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj. akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Sipas hetimeve, më 6 tetor 2025, pas shpalljes së…
Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se mashtruesit po shfrytëzojnë interesimin e madh për videolojën e shumëpritur GTA VI, për të vjedhur para, të dhëna personale dhe informacione të kartelave bankare të lojtarëve. Sipas raportimeve, janë krijuar dyqane të rreme online që ofrojnë versione ekskluzive të lojës dhe premtojnë qasje para publikimit zyrtar. Kompania e sigurisë kibernetike Kaspersky ka identifikuar rreth 200 domene të dyshimta të lidhura me GTA VI, të regjistruara brenda vetëm 24 orëve. Rreth 10 për qind e tyre janë vlerësuar si veçanërisht të rrezikshme. Disa faqe ofrojnë shkarkimin e një skedari të quajtur „GTA VI.exe“, i cili…
Elseid Hysaj ka folur pas ndeshjes me Bjellorusinë ku shënoi gol. Lideri i Kombëtares shkëlqeu në këtë edicion të Ligës së Kombeve ku Shqipëria e mbylli Grupin C1 në krye. Ishte një rrugëtim i gjatë, shumë i bukur dhe besoj që mbyllja ishte më e bukur për mua. Statistikat janë shumë të mira në grupin që kaluam. Kemi ngrënë shumë pak gola, kemi treguar një balancë të fortë si skuadër. Duhet ta dimë që po kaluam te Liga B, do të jetë më e vështirë normal sepse ka skuadra më të forta. Do të jetë edhe një sfidë e re…
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, ka kërkuar përparim në Reformën Zgjedhore, në prag të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027. Tarran është takuar me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin, me të cilët ka diskutuar hapat që duhet të ndërmerren për vijimin e procesit. Në fokus të takimit ka qenë zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, ndërsa ambasadori ka vënë theksin te rëndësia e arritjes së rezultateve përpara përfundimit të mandatit të Komisionit, më 30 nëntor. LEXO EDHE: Ambasadori i OSBE në Shqipëri reagon për protestat: Qytetarëve duhet…
SPB-ja e Koçanit ka ngritur kallëzim penal ndaj B.O. (43) nga Koçani, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Sipas policisë, më 5 shtator 2026, në shtëpinë familjare, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Rasti është proceduar nga Njësia e Punëve të Brendshme në Koçan.
