Autor: AD

“Dashuria nuk njeh moshë” është një shprehje që përdoret shpesh, por disa nga çiftet e njohura shqiptare e kanë bërë këtë temë edhe më të komentuar për publikun. Në showbiz-in shqiptar ka personazhe që kanë zgjedhur partnerë me më shumë se një dekadë diferencë, ndërsa në disa raste distanca mes tyre kalon 20 vite. Adelina Tahiri dhe Serjoza Markov – rreth 23 vite diferencë Këngëtarja Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, avokati maqedonas Serjoza Markov, kanë rreth 23 vite diferencë në moshë. Marrëdhënia e tyre është komentuar shpesh për këtë arsye, por Adelina ka treguar se nuk e ndien diferencën…

Read More

Një shtetas polak, 43 vjeç, u arrestua në afërsi të Rinasit, në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Poloni për mashtrim. Policia bën me dije se 43-vjeçari, i identifikuar si Piotr Wojciechowski, u lokalizua dhe u kap nga shërbimet e FAST Albania-s në kuadër të operacionit të koduar “Fast”. Pas arrestimit të tij, ka nisur bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës për përfundimin e procedurave të ekstradimit. 43-vjeçari do të ekstradohet në Poloni.

Read More

Gjykata Themelore në Ohër i ka caktuar 30 ditë paraburgim 31-vjeçarit Kristian Koraboski, i dyshuar për sulm fizik ndaj partneres së tij 26-vjeçare, Sara Gj. Kundër tij po zhvillohet procedurë për tri vepra penale: lëndim trupor, privim të kundërligjshëm nga liria dhe rrezikim të sigurisë. Sipas informacioneve nga Prokuroria, gjatë ushtrimit të dyshuar të dhunës në familje, Koraboski dyshohet se e ka mbyllur partneren në mënyrë të kundërligjshme, e ka sulmuar fizikisht, i ka shkaktuar lëndime trupore dhe i ka rrezikuar sigurinë. Pas raportimit të rastit, prokurori publik ka ndërmarrë disa veprime për zbardhjen e rrethanave. E dëmtuara është marrë…

Read More

U ekstradua nga Spanja në Shqipëri një prej personave të akuzuar për trafikimin e 485 kilogramëve kokainë, të zbuluara në vitin 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Kevin Margjoni alias Arjan Margjoni, i dyshuar se ka financuar dhe negociuar trafikimin e sasisë së drogës, të fshehur në thasë me pleh kimik. Sipas Policisë së Shtetit, 49-vjeçari u ekstradua pas bashkëpunimit mes Interpolit shqiptar dhe homologëve në Madrid, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme i kishte caktuar masën e…

Read More

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin sot aktgjykimin në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Përveç Thaçit, të akuzuar janë Bashkim Smakaj, ish-shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Isni Kilaj, ish-kryetar i Malishevës, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, nga tre vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, si dhe nëntë muaj për Hajredin Kuçin. Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkakuzuarit…

Read More

Irani po shqyrton disa skenarë për të goditur zyrtarë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump në Uashington, përfshirë përdorimin e një bombe të pistë ose të armëve kimike. Lajmi raportohet nga CNN, duke iu referuar shtatë zyrtarëve të inteligjencës amerikane. Sipas burimeve, planet e interceptuara nga shërbimet amerikane janë të detajuara dhe përmbajnë vendndodhje dhe objektiva konkrete. Megjithatë, deri më tani nuk ka të dhëna se Teherani ka marrë një vendim për të ndërmarrë një sulm të menjëhershëm. Zyrtarët amerikanë i kanë interpretuar këto informacione si një shenjë të përshkallëzimit të mundshëm të qëndrimit të Iranit. Gjatë javës së…

Read More

Liga e Kombeve sjell sonte një program të pasur ndeshjesh, me disa përballje interesante në Ligat A dhe B, ndërsa vëmendja e tifozëve kosovarë do të jetë te Dublini, ku Përfaqësuesja e Kosovës përballet me Republikën e Irlandës. Të gjitha ndeshjet e parapara për sonte zhvillohen nga ora 20:45. Në Ligën B, Kosova do të kërkojë rezultat pozitiv në udhëtim ndaj Irlandës, në një përballje me rëndësi të madhe për pozitën e dytë në grup. Në të njëjtën ligë, Izraeli përballet me Austrinë, Hungaria takohet me Irlandën e Veriut, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina luan kundër Rumanisë. Interesante pritet të jetë…

Read More

Tirana përkujton 82-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së kryeqytetit shqiptar. Tirana u çlirua më 17 nëntor 1944, pas 19 ditësh luftimesh të ashpra mes forcave të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe trupave gjermane. Operacioni nisi më 29 tetor dhe u zhvillua në disa faza, duke përfshirë përleshje të forta në rrugët, lagjet dhe zonat përreth qytetit. Një rol të rëndësishëm në këtë operacion luajtën forcat partizane, si dhe Beteja e Mushqetasë, më 13–14 nëntor 1944, që ndikoi në dobësimin e forcave armike. Pas tërheqjes së trupave gjermane, më 17 nëntor Tirana u shpall…

Read More

Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar se gara për kryetar të partisë do të përfshijë edhe kandidatë të tjerë, përveç atyre që tashmë kanë shpallur publikisht kandidaturat e tyre. I ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Rugova ka përmendur Hykmete Bajramin, Përparim Ramën dhe Arben Gashin si tre emrat që deri më tani kanë bërë publike synimet për të marrë drejtimin e LDK-së. Megjithatë, ai ka thënë se në garë pritet të përfshihen edhe kandidatë të tjerë, të cilët i cilësoi si figura serioze dhe kredibile, të lidhura me traditën politike rugoviane dhe me qasje…

Read More

Paris Saint-Germain po përgatit një ofertë marramendëse prej 200 milionë eurosh për mesfushorin e Real Madridit, Arda Guler, raporton mediumi turk Ajansspor. Një ofertë e tillë do ta shndërronte reprezentuesin turk në një prej transferimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit. Sipas të njëjtit raportim, klubi francez është i gatshëm t’i ofrojë Gulerit edhe një pagë vjetore prej 22 milionë eurosh. Kjo ofertë financiare do të përfaqësonte një rritje të jashtëzakonshme për lojtarin, i cili raportohet se kishte refuzuar propozimin e Real Madridit për rinovimin e kontratës me pagë prej tetë milionë eurosh në sezon.Interesimi i PSG-së vjen në…

Read More