Nënkryetari i BDI-së dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka kritikuar ashpër VLEN-in lidhur me qëndrimet e tij për rastin e Alta Bankës, duke pretenduar se VMRO-DPMNE po e përdor këtë koalicion si instrument të propagandës së saj politike. Osmani vlerëson se VMRO-DPMNE prej kohësh përdor propagandën dhe lajmet e rreme për të krijuar mjegull në opinionin publik, për të zhvendosur vëmendjen dhe për të shmangur përballjen me të vërtetën. Sipas tij, shqetësuese është fakti se kjo qasje po bartet edhe në diskursin politik shqiptar, përmes veprimeve të VLEN-it. Duke komentuar rastin e Alta Bankës, Osmani thotë se…
Autor: AD
Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave që përfiton shtresa më e varfër e popullsisë në krahasim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2025, 20% e popullsisë me të ardhurat më të ulëta përfitonte vetëm 3.6% të totalit të të ardhurave pas taksave, sipas të dhënave krahasuese rajonale nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw). Kjo është pesha më e ulët në rajon dhe dëshmon një shpërndarje më të pabarabartë te të ardhurave, në dëm të shtresës më të varfër. Treguesi mat se çfarë pjese të të ardhurave totale të popullsisë merr një…
Një konflikt mes dy të burgosurve në Durrës, përfundoi me plagosjen e Ilir Bibës me thikë. Për ngjarjen e ndodhur dje, u arrestua në flagrancë Muharrem Bugjisha, i dyshuar si autor i plagosjes. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), gjatë një konflikti, Bugjisha goditi me mjet prerës Bibën. Pas arrestimit, materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Muharrem Bugjisha dyshohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”,…
Një foshnjë e lindur me vetëm 530 gramë dhe një tjetër me peshë 715 gramë janë në mesin e të porsalindurve që, pas trajtimit intensiv në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës (GAK) në Shkup, kanë arritur të mbijetojnë dhe të kthehen në shtëpi. Rastet u prezantuan nga drejtoresha e Klinikës, prof. dr. Irena Aleksioska-Papestiev, në konferencën për media me rastin e Ditës Botërore të Foshnjave të Lindura Para Kohe, nën moton „Foshnja të vogla, potencial i madh“. Sipas të dhënave të Klinikës, nga 1 janari deri më 31 tetor 2026 janë realizuar 3.266 lindje, ndërsa kanë ardhur në jetë 3.216…
Një shpërthim me tritol u regjistrua gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë, i dyti në dy javë. Biznesi rezulton në pronësi të shtetasit Asllan Koçi. Nuk pati të lënduar, ndërsa njoftohet se grupi hetimor po kryen veprimet për identifikimin e autorit apo autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes të përsëritur në kohë të shkurtër.
Aktualizimi i fundit nga bota e futbollit ka sjellë reagime të shumta në mediat e rajonit, pasi mesfushori i talentuar me origjinë nga Shkupi, Feta Fetai, karegjistruar paraqitjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë. Siç shkruan portali sportiv maqedonas Sport1.mk, përcjell agjencia e lajmeve INA, debutimi i Fetait erdhi në ndeshjen kundër Bjellorusisë në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila u mbyll me fitoren e kuqezinjve prej 2-0. Megjithatë, ajo çfarë ka marrë vëmendjen kryesore në opinionin sportiv fqinj është minuta e aktivizimit të tij. Sipas Sport1.mk, përcjell agjencia e lajmeve INA, selektori…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu bëri thirrje të gjithë faktorëve opozitarë, të bashkohen për të hartuar një kuadër të përbashkët ligjor që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një deklaratë për mediat, pas daljes nga SPAK-u, Berisha u shpreh se nuk ka pritshmëri që kryeministri Edi Rama të pranojë ndryshime në Reformën Zgjedhore se siç u shpreh, mund t’i cenojnë pushtetin, por theksoi se opozita duhet të paraqesë një alternativë të përbashkët para qytetarëve. Sipas Berishës, disa nga çështjet ku duhet të ketë dakordësi mes forcave opozitare janë listat e hapura, një prag zgjedhor i pranueshëm,…
Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2027 do të duhet të shlyejë dhe rifinancojë borxhe në vlerë prej rreth dy miliardë eurosh, ndërsa shpenzimet për interesa pritet të arrijnë në 405 milionë euro. Kjo ndodh në një kohë kur Qeveria synon të ulë deficitin buxhetor dhe të sigurojë mjete për investime infrastrukturore, pensione dhe paga. Propozim-buxheti për vitin 2027, për të cilin janë dorëzuar mbi 300 amendamente, ka shkaktuar përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet. Pushteti thekson investimet zhvillimore dhe konsolidimin fiskal, ndërsa opozita paralajmëron për ulje të mbrojtjes sociale dhe rritje të kostove të…
Monika Lubonja ka tërhequr sërish vëmendjen me një postim në InstaStory, vetëm pak javë pas bujës mediatike që përfshiu atë dhe Adi Hilën. Aktorja ka shpërndarë një fragment nga një intervistë e studiuesit Primo Shllaku, ku flitet për dashurinë dhe të drejtën e personave të martuar për të përjetuar ndjenja ndaj dikujt tjetër. Sipas tij, martesa nuk mund t’i kufizojë ndjenjat njerëzore, ndërsa rënia në dashuri është diçka që njeriu nuk mund ta kontrollojë. Postimi i Monikës vjen pas polemikave të shumta që u krijuan në rrjet lidhur me të dhe Adi Hilën.
Prokuroria e Beratit ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së pagave të magjistratëve dhe ka vendosur t’ia kalojë dosjen Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi ka konstatuar se ky institucion po heton të njëjtin fakt penal, por me një rreth më të gjerë subjektesh. Bëhet fjalë për procedimin penal nr. 440 të vitit 2026, i cili nisi pas kallëzimit të një punonjëseje të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me inicialet N.Xh. Ajo denoncoi drejtuesen e Degës së Thesarit në Berat, A.R., duke pretenduar se i ishte shkaktuar dëm ekonomik dhe financiar, pasi nuk kishte mundur…
