Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: AD
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen do të vizitojë sot Tiranën, ndalesë e parë e një turi në katër shtete të Ballkanit. Euria e procesit të integrimit, pritet të jetë në qendër të bisedimeve me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj. Në kryeministri kanë filluar përgatitjet për pritjen e Von der Leyen, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar edhe një protestë para kryeministrisë. Por, Policia e Shtetit ka marrë masa dhe ka vendosur kordon sigurie te ura te bluevdardi „Dëshmorët e Kombit“ për të mos lejuar kalimin e tyre në drejtim të godinës qeveritare. Presidentja e KE vjen edhe…
Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale janë në përputhje me standardet evropiane dhe forcojnë të drejtat e personave të dyshuar, të akuzuarve dhe të mbrojtjes. Kështu deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Gianluca Esposito, gjatë prezantimit të draftit të ri, për hartimin e të cilit Këshilli i Evropës ka ofruar ekspertizë. Esposito e cilësoi hartimin e Kodit të Procedurës Penale si një nga sipërmarrjet më të rëndësishme për çdo vend, pasi ai nuk përcakton vetëm rregulla teknike, por edhe mënyrën se si shteti heton, mbledh provat, merr në pyetje dhe kufizon lirinë e individit. “Jemi sot…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po përgatitet të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian para fundit të këtij viti, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre synohet të mbyllet gjatë vitit të ardhshëm. Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama ritheksoi “vullnetin e hekurt” të qeverisë për të çuar përpara procesin e integrimit dhe vlerësoi mbështetjen e BE-së përmes Planit të Rritjes. “Edhe këtë herë, në vizitën në Tiranë të presidentes dhe delegacionit të saj, ka shumë përmbajtje pozitive në raport me objektivat e përbashkët që kemi. Unë dua…
Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave të Planit të Rritjes, ka marrë 213 mln euro!
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria po ecën mirë me zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së, duke përmbushur 80% të reformave të parashikuara. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo bëri të ditur se vendi ka përfituar deri tani 213 milionë euro dhe se pagesa të tjera priten në javët në vijim. “Ju ndërmerrni reforma që kompanitë tuaja të jenë konkurruese në tregjet tona të përbashkëta dhe ekonomia juaj integrohet gradualisht. Shqipëria po ecën mirë sa i përket Planit të Rritjes. Keni përmbushur 80% të reformave, keni marrë 213 milionë euro fonde…
