Autor: AD

Polemikë mes Arbër Kadriut nga VLEN-i dhe Arben Zeqirit nga Lidhja Shqiptare lidhur me propozimin për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kadriu kundërshtoi kritikat ndaj propozimit, ndërsa Zeqiri e cilësoi atë si një zgjidhje edhe më të keqe se gjysmake, duke pretenduar se gjuha shqipe po barazohet me gjuhët e tjera në vend Arbër Kadriu – VLEN: Po mirë, nëse Vleni nuk do të ishte në pushtet, kush do të vinte? Kush do të bënte koalicion me VMRO? Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Ju nuk jeni në qeveri për ta pare. Arbër Kadriu – VLEN: Neve jemi…

Read More

Presidentja e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE. Në fjalën e saj në Forumi i II-të i Zgjerimit të Bashkimit Evropian me temë “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë” që po zhvillohet në Bruksel, ajo vijoi duke thënë se “ky është një moment i rëndësishëm”. “Talentet e reja të Ballkanit Perëndimor do të sjellin vlera në tregun e përbashkët evropian. Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit. Në vendet e BP-së, vendet po bëjnë hapa të mëdhenj. Ky është një moment i rëndësishëm. Ne duhet…

Read More

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë sot tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë, përfshirë ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompani serbe. Në fillim të mbledhjes, Kurti tha se kjo masë vjen si përgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtim të energjisë nga ana e Serbisë. “Në këtë mbledhje do të kemi tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë. Së pari, do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe, si masë e parë ndaj Serbisë, për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim, e…

Read More

Deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, ka kritikuar propozim-buxhetin për vitin 2027, duke pretenduar se ai parasheh ulje të mjeteve për mbrojtjen sociale, arsimin dhe shëndetësinë, ndërsa rrit shpenzimet për kamatat e borxheve. Gjatë debatit në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, Lukarevska theksoi se për mbrojtjen sociale janë planifikuar 14,3 miliardë denarë, ndërsa për kamatat e borxheve 24,9 miliardë denarë, apo 18,2 për qind më shumë se në ribalancin e buxhetit për vitin 2026. Ajo ngriti shqetësime edhe për arsimin, duke theksuar se, sipas analizës së Zyrës Parlamentare të Buxhetit, mjetet për Ministrinë e Arsimit janë ulur për 503 milionë…

Read More

Italia e ka gjobitur Metën me 805 milionë euro për përdorimin e fotove dhe videove nga galeritë e përdoruesve të Android në Facebook pa pëlqimin specifik ose zbulimin e duhur. Autoriteti Italian i Mbrojtjes së të Dhënave tha se funksioni, i quajtur “Merrni këshilla nga galeria kur shfletoni Facebook-un”, shkelte direktivën evropiane të privatësisë të njohur si direktiva ePrivacy. Direktiva mbron telefonat inteligjentë si pjesë të sferës private të një personi dhe kërkon “pëlqim të lirë dhe të informuar” për një akses të tillë, tha autoriteti. Hetuesit zbuluan se funksioni ishte aktivizuar si parazgjedhje dhe se Facebook kërkoi qasje në…

Read More

Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka nisur njohjen nga afër me vendin, duke zgjedhur jugun e Shqipërisë dhe qytetin e Sarandës si një prej ndalesave të para. Këtë herë, larg takimeve protokollare dhe kostumit zyrtar, diplomati amerikan është shfaqur duke eksploruar historinë dhe bukuritë e zonës, ndërsa ka zhvilluar edhe takime me përfaqësues të biznesit vendas. Gjatë vizitës në Sarandë, Wendt është njohur me historinë shumëshekullore të qytetit dhe ka diskutuar me drejtues të bizneseve lokale mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe krijimin e partneriteteve të reja. Në kuadër të vizitës, ambasadori është…

Read More

Bora Zemani pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel gjatë muajit janar, vetëm pak muaj pasi u raportua për largimin e saj nga televizioni. Moderatorja, e cila është përfolur së fundmi edhe për drejtimin e reality show-t “Ferma VIP”, duket se ka plane të tjera televizive. Sipas informacioneve që po qarkullojnë, Bora pritet t’i bashkohet emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, krah Elvis Naçit. Ky nuk do të ishte një angazhim i ri për moderatoren, pasi ajo ka qenë pjesë e këtij formati edhe më parë. Ndërkohë, janari pritet të sjellë edhe një tjetër rikthim në Top Channel. Luana Vjollca do…

Read More

Një koncert që synonte të promovonte bashkimin e kulturave evropiane nxiti reagime politike, pasi në të u interpretua melodia e një kënge serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë. Polemika bëri që komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, të shprehte keqardhje për përzgjedhjen e saj. Ngjarja ndodhi më 15 nëntor në Bruksel, gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, të organizuar nga Komisioni Evropian. Në koncertin e titulluar “Meloditë e unitetit: Harmoni nga udhëkryqi i Evropës”, krahas pjesëve muzikore nga vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, u interpretua edhe melodia e këngës serbe “Oj…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat shpalli moskompetencë për kallëzimet e kryera mbi ndryshimet ligjore “Për një ndryshim në ligjin nr.96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendosi kalimin e saj Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Hetimet mbi procedimin penal nr.440 të vitit 2026, nisën pas ankesës së bërë nga shtetasja N.Xh., specialiste e protokollit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm, Berat për pamundësinë e tërheqjes së pagës së saj për shkak të kontradiktave lidhur me formulën e përllogaritjes së…

Read More

Një incident i rëndë është raportuar në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht fqinjin e tij dhe mbesën e mitur të këtij të fundit. Sipas denoncimit të paraqitur më 15 nëntor në polici, L.A. nga Shkupi dyshohet se ka sulmuar fqinjin e tij R.S. dhe mbesën e tij të mitur, duke përdorur edhe një send të fortë. I dyshuari gjithashtu i ka kërcënuar të dy me sende të mprehta. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa rrethanat e incidentit ende nuk janë sqaruar.

Read More