Autor: AD

23 persona janë ndëshkuar me gjobë nga Policia e Tiranës, pasi gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve. Sipas Policisë, protestuesit nuk iu bindën thirrjeve të përsëritura të efektivëve përmes megafonit për të liruar rrugën dhe për të mos penguar lëvizjen e mjeteve të transportit. Për secilin prej personave të identifikuar është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh. Në total, vlera e gjobave të vendosura arrin në 115 mijë lekë.

Read More

Një këngë nacionaliste serbe e interpretuar në një koncert në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit, ka shkaktuar reagime dhe polemika. Për këtë ka reaguar edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e këngës, duke theksuar se ajo nuk pasqyron qëndrimet e Komisionit Evropian. Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e këngës nacionaliste serbe nga ana e muzikantëve, në koncertin e mbajtur të dielën më 15 nëntor. Aji ka theksuar se ajo në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e Komisionit Evropian. “Provokim i qëllimshëm apo injorancë e…

Read More

Policia e Tiranës reagoi lidhur me shpërthimin me tritol të ndodhur gjatë natës në biznesin në Tufinë. Ngjarja u regjistrua dje rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh. Në biznesin që rezulton në pronësi të shtetasit Asllan Koçi u vendos dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë pati dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, me shërbimet e Policisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorita apo autorëve. Ky ishte shpërthimi i dytë në pak më shumë se një javë.

Read More

Një 19-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar në Beograd nën dyshimin se ka tentuar të vrasë një ish-udhëheqës të grupit të tifozëve të klubit serb Partizan. Sipas Prokurorisë së Lartë Publike të Serbisë, ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025, në rrugën “Narodnih Heroja” në Beograd, ku i dyshuari dyshohet se ka shkrepur disa plumba në drejtim të një personi që ndodhej brenda një automjeti. Mediat serbe raportojnë se objektiv i sulmit ka qenë ish-lideri i tifozëve të Partizanit, i njohur me nofkën Alibeg. I riu dyshohet për veprat penale tentativë vrasjeje dhe posedim e mbajtje të paligjshme…

Read More

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg. Kujtojmë se Llalla u dënua në vitin 2021, për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri raste. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, vendosi që ish-kryeprokurorit t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa pasuria e tij kaloi në favor të shtetit. Bëhet fjalë për katër sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrorë, si dhe një apartament në Durrës.

Read More

Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian (EU Enlargement Forum 2026), organizuar nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisionares për Zgjerim, Marta Kos. Përderisa Kosova nuk ka pasur fare përfaqësues në këtë aktivitet të dedikuar afrimit të vendeve të rajonit me BE-në, në mbrëmjen hapëse dhe koncertin e mbajtur më 15 nëntor – një ditë para ngjarjes kryesore – në skenë është interpretuar kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e njohur për pretendimet historike, politike dhe nacionaliste serbe mbi Kosovën. Sipas programit zyrtar, në mbrëmjen kulturore morën…

Read More

Kombëtarja zvicerane siguroi ngjitjen e hershme në Ligën A të Ligës së Kombeve të UEFA-s me një barazim 0-0 kundër Sllovenisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Ljudski vrt në Maribor. Siç pritej, vendasit ishin të vendosur thellë dhe kompakt në një formacion të fortë mbrojtës. Me rreth 71% posedim, ata kryesisht ia lanë kontrollin e lojës Zvicrës dhe pritën për mundësi kundërsulmi. Pak para gjysmë ore, tifozët sllovenë festuan një gol nga Aljosa Matko. Veprimi u anulua me të drejtë për shkak të një pozicioni jashtë loje të mëparshëm nga Danijel Sturm. Kjo pikë e mban Zvicrën të pamposhtur…

Read More

Një 23-vjeçar u ndalua në Shkodër, i dyshuar si bashkautor në vrasjen e një shtetasi, në vitin 2023, në fshatin Hot i Ri. Policia arrestoi në flagrancë edhe një 26-vjeçar, që udhëtonte në të njëjtin automjet me të, për përkrahje të autorit të krimit dhe veprimtari në fushën e narkotikëve. Shtetasi Luçian Mëhilli dyshohet se, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka vrarë shtetasin V.F., më 21 shtator 2023, në fshatin Hot i Ri. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë Kristjan Çarkaj, 26 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të…

Read More

Banka Popullore ka nisur procedurën për shitjen e paketës dominuese të aksioneve të „Alta Bankës“ në Manastir, me qëllim gjetjen e një pronari të ri që do të garantojë vazhdimin e qëndrueshëm të punës së bankës. Në shitje janë përfshirë 372.742 aksione të zakonshme, që përbëjnë 95,336 për qind të kapitalit aksionar. Ato janë në pronësi të „Alta Bankës“ në Beograd, e cila ndodhet në falimentim. Ankandi i parë publik në Bursën e Maqedonisë është caktuar për 30 nëntor 2026, me çmim fillestar prej 3.777 denarësh për aksion. Shitja do të bëhet sipas parimit „gjithçka ose asgjë“, që do të…

Read More

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, ka thënë se interpretimi i muzikës së këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në një aktivitet zyrtar të Komisionit Evropian është e papranueshme. Bajrami në një postim në “X” ka thënë se pret sqarim nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos lidhur me mënyrën se si u përzgjodh dhe u miratua ky repertor. “Në koncertin e hapjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. Ky nuk është shkëmbim kulturor. Kënga…

Read More