Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

3 të arrestuar dhe 18 të proceduar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë!

ADAD15 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Protesta e djeshme antiqeveritare në Tiranë, tre të arrestuar nga policia dhe 18 të proceduar penalisht për veprime të kundërligjshme. Sipas bluve, u vendosën 44 gjoba, dy prej tyre në vlerën 500 mijë lekë secila.

Mes të arrestuarve është edhe një i mitur 15 vjeç.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “janë dokumentuar akte dhune dhe veprime të paligjshme”.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 18 të tjerë për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm.

Vendosen 44 masa administrative, në bazë të Aktit Normativ, dy prej tyre në vlerën 500 000 lekë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

-E.K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset, si dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”;

-I.R., 23 vjeç, pasi gjatë shoqërimit në Komisariat ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës;

-Një i mitur, 15 vjeç, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”.

Gjithashtu, 18 shtetas të tjerë u proceduan penalisht.

Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ nr.5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 44 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të djeshëm, dy prej të cilave janë në vlerën 500 000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026

Shqipëria e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave!

18 Nëntor, 2026

ALARM METEO NË MAQEDONI: Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra mbi 80 km/h!

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer këtë të mërkurë në Prishtinë, pasi Gjykata…

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

18 Nëntor, 2026

Deputeti belg kërkon llogari: Gafa në Forumin e BE-së i rihapi plagët e popullit të Kosovës

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.