Kryeministri Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parasheh dy pjesë, ku pjesa teorike do të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, turke ose angleze, ndërsa pjesa praktike do të zhvillohet ekskluzivisht në gjuhën maqedonase dhe me alfabet cirilik. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Mickoski theksoi se nuk ekziston një provim jurisprudence që jepet tërësisht në gjuhën shqipe. Sipas propozimit të dërguar në Komisionin e Venecias, pjesa e parë përfshin pyetje teorike nga studimet universitare, ndërsa kandidatët që e kanë përfunduar arsimin e lartë në një gjuhë tjetër nga maqedonishtja do…
Autor: AD
Një rast shqetësues i abuzimit ndaj një të miture është raportuar në Dellçevë të Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të policisë, një 15-vjeçar dyshohet se kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, pa pëlqimin e saj, vajzën 11-vjeçare, të cilën më pas e kishte kërcënuar dhe detyruar të fotografohej e t’i dërgonte fotografi me përmbajtje eksplicite. Rastin në polici e ka denoncuar nëna e vajzës, 31-vjeçare, dje rreth orës 12:45. Për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale në Dellçevë. Policia bëri të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrojë kallëzim përkatës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Sipas Haxhiut, dekreti është pranuar dy javë pas miratimit të ligjit në Kuvend. Ajo tha se ligji po hyn në fazën e zbatimit dhe se Kuvendi do ta përcjellë nga afër procesin e themelimit të Byrosë. “Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar”, deklaroi Haxhiu. Kryetarja e Kuvendit tha se qytetarët do ta vlerësojnë ligjin nga…
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, për çështjen e pagave të gjyqatarëve. Siç pohuan burime të sigurta për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, Gentian Keri u pyet nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Keri ka deklaruar se ka zbatuar ligjin. Ndërkohë, lidhur me pretendimin e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila ka dëshmuar në SPAK se është kërcënuar prej tij, sekretari i Përgjithshëm është shprehur se i kishte tërhequr vëmendjen zyrtares, pasi ajo nuk kishte zbatuar ligjin. Çështja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve u kallëzua në…
“Kërkesat brutale të Rusisë”. Ky është titulli i artikullit të përditshmes gjermane “Bild” ku raportohet se janë zbardhur disa nga kushtet e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas gazetës gjermane përfaqësuesit rusë kanë paraqitur gjatë bisedimeve joformale për përfundimin e luftës një propozim që shkon përtej konfliktit në Ukrainë dhe prek të gjithë arkitekturën e sigurisë në Evropë. Moska kërkon kontrollin e plotë të Donbasit, përfshirë edhe territoret që aktualisht mbahen nga forcat ukrainase. Në plan parashikohet gjithashtu që Ukraina të ketë status neutral dhe të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, ndërsa rruga drejt Bashkimit Evropian…
Ndryshimet e propozuara në Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje parashikojnë kompetenca të reja për policinë. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se polici do të mund ta largojë përkohësisht nga banesa personin e dyshuar për dhunë familjare, nëse konstaton rrezik serioz për viktimën. Masa do të zgjasë deri në 48 orë dhe do të vlejë pavarësisht se në emër të kujt është prona. Urdhri fillimisht mund të jepet gojarisht, ndërsa brenda gjashtë orëve duhet të formalizohet me shkrim. Për rastin do të njoftohen Qendra për Punë Sociale dhe…
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me disa të rinj shqiptarë që kanë qenë pjesë e programeve studimore të shkëmbimit me Amerikën. Në një postim në llogarinë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë në X, se në takim u diskutuan perspektivat e të rinjvë si dhe se si SHBA-të mund t’iu vijnë në ndihmë për realizimin e tyre. Postimi i plotë: I frymëzuar nga Amerika, duke ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë. Ambasadori Eric Ëendt u takua me ish-studentë të rinj të programit të shkëmbimit në SHBA për të dëgjuar perspektivat e tyre të reja dhe…
Një deklaratë e Zojës Nushi gjatë darkës me pyetje nga publiku në “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur reagimin e ish-finalistes Xheneta Fetahu. E pyetur nëse po kopjon lojën e ndonjë ish-banoreje finaliste, Zoja e ka mohuar një gjë të tillë, duke shtuar se nuk qëndron gjithë ditën në lavanderi. Kjo deklaratë u interpretua si një thumbim ndaj Xhenetës, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ishte komentuar për kohën që kalonte në këtë hapësirë. Megjithatë, Xheneta nuk ka qëndruar pa reaguar. Përmes një postimi në Instastory, ajo ia ka kthyer Zojës me një tjetër thumbim. “Ma mir nlavanderi…
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevin Metajt, duke zëvendësuar “arrestin në shtëpi” me masën “detyrim për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës”. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij mbrojtës, i cili së bashku me kolegun Taulant Asllanaj e përfaqësoi Metajn në seancën e Apelit, pas ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Kjo e fundit kishte caktuar më herët ndaj Metajt masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, mbrojtja ka bërë të ditur se është regjistruar edhe një kallëzim penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me…
Jurgen Klopp, trajneri i ri i kombëtares gjermane, ka kërkuar kohë për të rindërtuar ekipin pas një serie zhgënjimesh në turnetë e mëdha. Klopp mori drejtimin e skuadrës në verë, duke zëvendësuar Julian Nagelsmann, pasi Gjermania u eliminua nga Paraguai në fazën e 1/32-ve të Kupës së Botës. Ky ishte eliminimi i tretë radhazi i hershëm i Gjermanisë nga turneu, pas daljes nga faza e grupeve në vitet 2018 dhe 2022, duke theksuar nevojën urgjente për ndryshim. Duke folur në Beograd përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Serbisë, Klopp shprehu besimin e tij të plotë te talenti që ka…
