Autor: AD

Maratona e Tiranës zhvillon këtë vit edicionin e saj të dhjetë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08.00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.-Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “George W. Bush”, rruga “Urani Pano”, rruga “Ismail Ndroqi”, rruga “Abdi Toptani”,…

Read More

Manchester City po vlerëson mundësinë e afrimit të një qendërsulmuesi që fillimisht të jetë alternativë e Erling Haalandit. Nëse norvegjezi largohet nga ‘Etihad Stadium’, lojtari i ri mund të marrë më pas rolin e titullarit. Për këtë përforcim po punon drejtori sportiv Hugo Viana, në koordinim me trajnerin Enzo Maresca. Synimi i tyre është t’i japin skuadrës më shumë zgjedhje në sulm dhe të kenë një zëvendësues të gatshëm në rast largimi të Haalandit. Sipas raportimeve, planifikimi lidhet edhe me pasigurinë për çështjen disiplinore të Manchester Cityt në Ligën Premier. Klubi akuzohet për shkelje të rregullave financiare dhe një dënim…

Read More

Autoriteti Rrugor njofton se nga sot, në Tiranë nisin punimet në aksin rrugor nga Sheshi Shqiponja te nënkalimi i Limuthit, në kuadër të projektit për plotësimin e infrastrukturës dhe përmirësimin estetik të këtij segmenti. Punimet do të përfshijnë ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e zonës, vendosjen e ndriçimit rrugor dhe rikonstruksionin e shtresave asfaltike deri në pikën e lidhjes me autostradën e re. Gjatë punimeve do të devijohet përkohësisht njëra prej korsive të qarkullimit, ndërsa lëvizja e automjeteve do të vijojë në korsitë e tjera të disponueshme. ARRSH-ja bën të ditur se janë marrë masat për sinjalistikën e përkohshme…

Read More

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar pritet të rikthehet në vëmendjen e Kuvendit të Kosovës, pasi kërkesa e PDK-së për shqyrtimin e tij është përfshirë në rendin e ditës së seancës plenare, e cila vazhdon sot nga ora 11:00. Pas ndërprerjes së seancës së djeshme, deputetët pritet të përballen sërish me çështjen e votimit të ndryshimeve në këtë ligj, për të cilat kanë reaguar me shqetësim edhe partnerët ndërkombëtarë. Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe Gjermania kanë paralajmëruar për pasojat e mundshme që këto ndryshime mund të kenë në raportet ndërkombëtare të Kosovës, duke ngritur…

Read More

Punëdhënësit në sektorin privat në Maqedoninë e Veriut janë të detyruar të paguajnë regresin për pushim vjetor, të njohur si K-15. Për vitin 2026, shuma minimale është rreth 19.116 denarë. Të drejtë për këtë kompensim kanë punëtorët që kanë të paktën gjashtë muaj punë të pandërprerë te i njëjti punëdhënës gjatë vitit kalendarik. Shuma e K-15 llogaritet në bazë të pagës mesatare neto të tre muajve të fundit para pagesës dhe duhet të jetë së paku 40% e saj. Afati i fundit për pagesë është 31 dhjetori 2026. Punëdhënësit që nuk e përmbushin detyrimin përballen me gjoba, ndërsa detyrimi i…

Read More

Te prodhuesi i automobilëve, Mercedes, negociatat për kostot me këshillin e punëmarrësve dhe sindikatën IG Metall kanë ngecur. Në këtë situatë, drejtuesit e koncernit kanë njoftuar se do të shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së fabrikave në Gjermani për shkak të kostove të larta të prodhimit. Gjithashtu është vendosur që “të ndalen të gjitha investimet e mëtejshme në fabrikat në Gjermani”, deklaroi drejtori i prodhimit, Michael Schiebe, në një intervistë të publikuar në intranetin e koncernit. Pavarësisht bisedimeve të shumta dhe intensive, aktualisht ende nuk shihet ndonjë “korridor zgjidhjeje” dhe, me strukturën aktuale të kostove, nuk mund të investohet në Gjermani,…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Tiranës, drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, duke e akuzuar për shpërdorim detyre. Shkak për kallëzimin është bërë transferimi i tij nga paraburgimi i Durrësit në të Fierit, vendim i marrë më 28 tetor nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Veliaj thotë se transferimi është kryer në mënyrë të paligjshme, pa iu bërë i njohur paraprakisht urdhri përkatës dhe pa iu komunikuar arsyet ligjore që justifikonin këtë vendimmarrje. Sipas tij, përgjegjësia penale për këtë veprim bie mbi drejtoreshën e Burgjeve, e cila ka firmosur urdhrin e transferimit. Erion Veliaj…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka ritheksuar në Kuvend nevojën për një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai e ka cilësuar një marrëveshje të tillë si “koalicion për shtet”. Në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancën e së enjtes, Mustafa tha se tri palë zgjedhje brenda gjashtëmbëdhjetë muajve, bllokadat institucionale dhe përplasjet e vazhdueshme politike kanë marrë kohë dhe energji që duhej t’i kushtoheshin zhvillimit të vendit. “Më mirë sot se nesër”, tha ai. Sipas Mustafës, institucionet sot janë funksionale, por sfidat nuk kanë përfunduar. Ai shtroi pyetjen nëse dallimet partiake duhet ta pengojnë…

Read More

Një 64-vjeçar në kërkim ndërkombëtar ra në prangat e policisë së Vlorës.  Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar Azis Ballën me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Banues në Tiranë, ai pritet të ekstradohet drejt Italisë. Kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i dënuar në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e…

Read More

Një kapitull i ri duket se po nis për aktoren e njohur Angelina Jolie, e cila pritet të largohet nga Los Angeles pas shitjes së rezidencës së saj historike në Kaliforni, për një shifër marramendëse prej 24.75 milionë dollarësh. Sipas raportimeve të mediave të huaja, aktorja ka blerë një pronë të re në Connecticut, ndërsa shitja e banesës së saj në Kaliforni është realizuar në muajin shtator. Jolie e kishte blerë rezidencën në vitin 2017, për 24.5 milionë dollarë. Një nga arsyet që e kishte shtyrë të zgjidhte këtë pronë ishte edhe afërsia me banesën e ish-bashkëshortit të saj, Brad…

Read More