Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Punime nga “Shqiponja” te nënkalimi i Limuthit, devijohet përkohësisht një korsi!

ADAD13 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Autoriteti Rrugor njofton se nga sot, në Tiranë nisin punimet në aksin rrugor nga Sheshi Shqiponja te nënkalimi i Limuthit, në kuadër të projektit për plotësimin e infrastrukturës dhe përmirësimin estetik të këtij segmenti. Punimet do të përfshijnë ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e zonës, vendosjen e ndriçimit rrugor dhe rikonstruksionin e shtresave asfaltike deri në pikën e lidhjes me autostradën e re.

Gjatë punimeve do të devijohet përkohësisht njëra prej korsive të qarkullimit, ndërsa lëvizja e automjeteve do të vijojë në korsitë e tjera të disponueshme. ARRSH-ja bën të ditur se janë marrë masat për sinjalistikën e përkohshme dhe sigurinë rrugore.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon zbatimin e projektit “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”, i cili synon plotësimin e elementeve infrastrukturore dhe përmirësimin estetik të këtij aksi rrugor.

Në kuadër të këtij projekti, duke filluar nga data 13.11.2026, do të nisin punimet e parashikuara, të cilat përfshijnë ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit rrugor, realizimin e sistemit të ndriçimit rrugor, si dhe përmirësimin e shtresave asfaltike në segmentin nga Sheshi Shqiponja deri në pikën e lidhjes me autostradën e re. Gjithashtu, do të realizohen edhe punime të tjera të parashikuara në projekt.

Gjatë zhvillimit të punimeve, në zbatim të planit të menaxhimit të trafikut, do të bëhet devijimi i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit, duke garantuar vijimësinë e lëvizjes së mjeteve në korsitë e tjera të disponueshme.

Kontraktori ka marrë masat e nevojshme për organizimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe zbatimin e të gjitha masave të sigurisë rrugore, me qëllim garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe të personelit që në kantier.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të punimeve, si dhe respektimin e sinjalistikës së përkohshme dhe udhëzimeve të punonjësve në terren.

Artikuj të ngjashëm

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

​A do të kemi përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikueset e Euro 2028?

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale, sfida e re: Andonovski paralajmëron për rrezikun e ngecjes teknologjike

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

MAQEDONI E VERIUT 18 Nëntor, 2026

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka kundërshtuar ndryshimet e shpeshta kushtetuese nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar, ndërkohë…

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.