Autor: AD

Një 70-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë në Poliklinikën e Bit Pazarit, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar më 11 nëntor, rreth orës 13:10. Viktima është identifikuar me inicialet Gj.S. (70). Vdekjen e ka konstatuar një mjek i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa në vendngjarje është kryer ekspertizë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, e cila pritet të zbardhë shkakun e vdekjes.

Read More

Kreu i PD-së Sali Berisha do të mbërrijë në SPAK sot më 12 nëntor, pasi do të pyetet në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka. Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë thirrur që të dëshmojnë, në cilësinë e kallëzuesve. Prokuroria ka vijuar veprimet hetimore ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mos pranuar kërkesën e SPAK për mbylljen e hetimeve. Gjykata vendosi që dosja të rikthehet për plotësimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të tjera procedurale. Çështja ndaj Gjokës lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s. Valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.

Read More

Pesë të mitur nga Shkupi dyshohen për sulmin e rëndë ndaj një 13-vjeçari në lagjen Vlae, i cili përfundoi me lëndime serioze dhe dhëmbë të thyer. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj pesë të dyshuarve do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “dhunë”. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Delfina”, rreth orës 00:30, ndërsa rasti është denoncuar në polici më 18 tetor nga nëna e viktimës. Sipas dëshmisë së saj, djali është goditur me grushte dhe shqelma, ndërsa gjatë sulmit dyshohet se është përdorur edhe një përforcues metalik për grusht. Rasti ka shkaktuar…

Read More

Një fenomen klimatik me përmasa të pazakonta, i njohur si “Super El Niño”, ka ngritur shqetësime për pasoja të rënda në shëndetin publik në mbarë botën. Shkencëtarët paralajmërojnë se deri në shkurt të vitit 2027, temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë qindra mijëra viktima. Sipas një raporti të Climate Impact Lab, fenomeni mund të shkaktojë deri në 451 mijë vdekje shtesë nga të nxehtit ekstrem gjatë periudhës qershor 2026 – shkurt 2027. Kjo shifër i referohet viktimave përtej numrit të zakonshëm të vdekjeve të lidhura me temperaturat e larta. Shqetësimet janë shtuar edhe pas paralajmërimeve të epidemiologëve, të cilët e kanë…

Read More

Kombëtarja e Shqipërisë ka festuar në stadiumin “Air Albania”, duke mposhtur me rezultat 2:0 Finlandën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Grupit 1 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje shumë të mirë dhe me meritë arkëtuan tri pikët e radhës, duke vazhduar garën për vendin e parë në grup dhe rikthimin në Ligën B. Shqipëria – Finlanda 2:0Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.Shikues: 17.000.Shënues: Muçi (35′), Manaj (50′).Kartona të verdhë:Ramadani – Walta, Markhiev.Kartoni i kuq: Tenho. Shqipëria: Berisha; Pilo (Uzuni (90′), Gjimshiti, Ismajli, Hysaj; Mitaj, Ramadani (Shehu 70′), Laçi (Hasa 82′); Asllani, Manaj…

Read More

Jensen Huang, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, ka dhënë dorëheqjen pas 33 vitesh në krye të kompanisë që e shndërroi në një prej gjigantëve më të rëndësishëm të industrisë globale të teknologjisë. Lajmi u konfirmua të enjten nga bordi drejtues i Nvidia-s, i cili njoftoi se dorëheqja e Huang hyn në fuqi menjëherë. Në vend të tij, drejtimin e përkohshëm të kompanisë do ta marrë drejtoresha financiare, Colette Kress, e cila do të vazhdojë të mbajë edhe funksionin e saj aktual, deri në emërimin e një drejtuesi të përhershëm. Vendimi vjen pas një periudhe të trazuar për kompaninë, e…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj VLEN-it lidhur me hyrjen e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut, duke e akuzuar për shmangie të përgjegjësisë politike. Sipas Taravarit, Alta Banka hyri zyrtarisht në vend në shtator të vitit 2025, kur VLEN-i ishte pjesë e Qeverisë dhe vazhdon të jetë edhe sot. “Duket se kemi të bëjmë me një rast klasik të amnezisë politike selektive: fajtorët kërkohen gjithandej, vetëm jo aty ku duhet!”, deklaroi Taravari. Ai theksoi se Aleanca për Shqiptarët kishte paralajmëruar më herët për rrezikun e mundshëm të zgjerimit të ndikimit serb në…

Read More

Me anë të një deklarate për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pasi Top Channel siguroi analizat për praninë e aflatoksinës në qumësht. Sipas AKU-së, gjatë periudhës 1 janar-31 tetor 2026, në Pikat e Inspektimit Kufitar janë marrë 28 mostra të ushqimit për kafshë për analizimin e aflatoksinës B1. Nga këto mostra, 26 kanë rezultuar konform, ndërsa 2 mostra misri me origjinë nga Greqia kanë rezultuar jashtë normave të lejuara. Më pas, ky produkt është asgjësuar. Gjithashtu, AKU lajmëron se ka hartuar një plan masash tremujor për forcimin e kontrolleve ndaj misrit të importuar. Në kuadër të këtij plani…

Read More

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovë Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami duke reaguar ndaj debatit për përfaqësimin e shqiptarëve në Spitalin e Kumanovës ka thënë se BDI-ja, krahas këtij institucioni është dashur të përmendë edhe strukturën e punësimit në institucionet e tjera shëndetësore të qytetit. Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Kasami përmendi Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë, ku sipas tij janë të punësuar 11 shqiptarë dhe vetëm një maqedonas, si dhe Shtëpinë e Shëndetit ku janë 28 shqiptarë dhe pesë maqedonas. Ai theksoi se punësimet në…

Read More