Autor: AD

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 168.7 kilogramë duhan të prerë, gjatë një aksioni kontrollues në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e qytetit në Prilep. Sipas Drejtorisë së Doganave, me këtë veprim është parandaluar shmangia e pagesës së akcizës në vlerë prej 463.787 denarësh. Aksioni është realizuar nga doganierët e Doganës së Manastirit, në bashkëpunim me ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative, ndërsa për mbështetje është kërkuar edhe ndihma e policisë. Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se gjatë kontrolleve janë kapur gjashtë persona duke shitur duhan pa pulla akcize, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Ndaj…

Read More

Policia ka vendosur 37 masa administrative ndaj personave që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve gjatë tubimeve të zhvilluara në Tiranë më 9 dhe 10 nëntor. Sipas njoftimit të Policisë, kundërvajtjet janë konstatuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve të Policisë për lirimin e rrugës, përmes megafonit. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, për secilin prej 37 shtetasve është plotësuar procesverbali përkatës dhe është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë. Në total, vlera e gjobave…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD është e gatshme të mbështesë listat plotësisht të hapura në nivel kombëtar, në kuadër të diskutimeve për reformën zgjedhore. Në një video të shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, Berisha u shpreh se modeli i Kosovës është më i përshtatshmi, pasi u jep qytetarëve mundësinë të shprehin preferencat e tyre për kandidatët, ndërsa theksoi se listat duhet të shoqërohen me një prag të arsyeshëm, 2% ose 3%. “Me këtë rast siguroj çdo zgjedhës të këtij vendi, por edhe drejtues dhe anëtarë të forcave politike, se PD-ja është totalisht për lista…

Read More

Aleanca për Shqiptarët (ASh) ka reaguar lidhur me 60 punësimet në Spitalin e Kumanovës, duke akuzuar VLEN-in për heshtje përballë diskriminimit në institucionet publike.„60 vende pune, asnjë shqiptar! Ky është rezultati i politikave të VLEN-it dhe i heshtjes së tyre përballë diskriminimit në institucionet publike“, thuhet në reagimin e ASH-së.Nga kjo parti shtrojnë pyetjen se ku janë ministrat e VLEN-it dhe çfarë ndodhi me premtimet për përfaqësim të drejtë.„Për karriget e tyre në Qeveri bëjnë zhurmë, ndërsa për vendet e punës së shqiptarëve heshtin! Ky është përfaqësimi që VLEN-i u premtoi shqiptarëve?“, thuhet më tej në reagim.

Read More

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, nuk është stërvitur të mërkurën, por ka qenë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor. Këtë e kanë bërë të ditur nga kampi i kombëtares franceze, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Italisë. Stafi teknik nuk ka dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore. Mbappe shënoi gol në fitoren 1:0 ndaj Turqisë, më 25 shtator, në Ligën e Kombeve. Kjo ishte paraqitja e tij e parë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Zinedine Zidane. Pas kësaj, për shkak të një lëndimi, ai mungoi në tri ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Mbappe është…

Read More

Dua Lipa do të jetë emri kryesor i festivalit më gjigant në botë – Coachella. Ylli shqiptar me famë botërore do të jetë performuese në ditën e parë, si këngëtarja në skenën kryesore të festivalit që çdo vit tërheq miliona fansa të muzikës nga e gjithë bota. Në ditën e parë është njoftuar të performojnë edhe emra të tjerë madhështorë, si Madonna, Zara Larsson, Peggy Gou, Kehlani, e të tjerë. Në ditët e tjera do të ngjitën në skenë Tame Impala, The Neighbourhood, Becky G, SZA, Martin Garrix, Maneskin, Daddy Yankee e të tjerë.

Read More

Sofia Moreira de Sousa, ka prezantuar Progres-Raportin e KE për vitin 2026 para komunitetit të biznesit në Shqipëri. Në një postim në llogarinë e saj në X, ambasadorja shkruan se biznesi ka interes të drejtpërdrejtë në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE. Gjatë takimit u diskutuan çështje të cilat formësojnë mjedisin e biznesit, si sundimi i ligjit dhe konkurrenca e ndershme, teksa theksoi se ‘çmimi është qasja në tregun e vetëm të BE-së. Arritja atje është një përpjekje e përbashkët’.  Postimi i plotë i ambasadores: Biznesi ka një rol të drejtpërdrejtë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe ka shumë për…

Read More

ALTA Banka hyri zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut në shtator të vitit 2025, në kohën kur VLEN-i ishte pjesë e Qeverisë. Sot, VLEN-i vazhdon të jetë në pushtet, por eksponentët e tij duket se kanë harruar se ku ndodheshin kur banka hyri në vend. Aleanca për Shqiptarët i cilëson reagimet e fundit të VLEN-it si rast të amnezisë politike selektive, ku përgjegjësia kërkohet gjithandej, përveçse aty ku duhet. Sipas ASh-së, ajo kishte paralajmëruar me kohë për rrezikun e zgjerimit të ndikimit të botës serbe në Maqedoninë e Veriut, kësaj radhe edhe në sektorin ekonomik dhe financiar. Këto shqetësime, thuhet në…

Read More

NGA NJU JORKU KORRESPODENTI I INA-S, BEQIR SINA Republikan e Demokrat në “luftë civile”të brendshme për kontroll. Hetimet ndaj Trump, administratës dhe familjes, përplasje e ashpër dhe kthesë e fortë për Ukrainën, NATO-n e Kosovën në sesionin e 120-të që nisë me 3 janar 2027. Fitoret e demokratëve më 3 nëntor 2026 u dhanë shumicën e plotë në të dy dhomat. Kongresi i 120-të, që nis më 3 janar 2027, do të operojë nën kontroll të demokratve. Ky kalim riorganizon menjëherë strukturën e komisioneve, fuqinë e subpoena-ve (urdhër detyrues për dëshmi) dhe axhendën e hetimeve mbi administratën dhe familjen Trump.…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për Reformën Zgjedhore. Pas Konferencës së Kryetarëve, ai renditi katër çështjet kryesore: depolitizimin e komisioneve zgjedhore, mbulimin mediatik të fushatave, përfshirjen e administratës në zgjedhje dhe financimin e partive politike. Balla kërkoi dakordësi për ndryshimet ligjore, duke rikthyer në vëmendje edhe formulën e depolitizimit të diskutuar në vitin 2020. “Ju jeni dëshmitarët më të shpeshtë të komunikimeve tona publike, ku janë thënë angazhimet për të pasur një reformë zgjedhore. Reforma ka katër çështje. Për reformën zgjedhore, e para është depolitizimi i komisioneve zgjedhore. Kanë kaluar 6 vite…

Read More