Autor: AD

Paris Saint-Germain ka vendosur të anulojë përfundimisht nënshkrimin e mesfushorit sulmues algjerian, Ibrahim Maza, një lojtar 20-vjeçar nga Bayer Leverkusen, për afatin kalimtar dimëror 2027. Kjo do të thotë që një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Kvicha Kvaratskhelia, i cili do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi, është jashtë garës. Sipas gazetarit Sasha Tavolieri, këshilltari sportiv i klubit francez, Luis Campos, i ndërpreu të gjitha kontaktet pasi hodhi poshtë taktikat e përdorura nga rrethi i lojtarit dhe klubi gjerman për të detyruar negociatat. Ekipi parisien do të duhet të eksplorojë mundësi të reja për…

Read More

Arsenali raportohet se është shumë pranë sigurimit të vazhdimësisë së kontratave me tre futbollistë të rëndësishëm të skuadrës, pas arritjes së marrëveshjes për të ardhmen afatgjatë të trajnerit Mikel Arteta. Klubi londinez synon t’i mbajë në skuadër lojtarët kryesorë, ndërsa Declan Rice pritet të jetë i pari që do ta nënshkruajë kontratën e re. Mesfushori anglez, 27-vjeçar, është shndërruar në një prej figurave kryesore të Arsenalit që prej transferimit nga West Hami në korrik të vitit 2023, për shumën prej 105 milionë funtesh. Që atëherë, ai ka regjistruar mbi 160 paraqitje me fanellën e “Topçinjve”. Kontrata aktuale e Rice përfundon…

Read More

Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese është bërë shumë më e vështirë se pesë apo dhjetë vjet më parë. Çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme shumë më të shpejta se të ardhurat e familjeve, duke e bërë gjithnjë e më të pamundur blerjen e një banese me kursimet nga puna (e ndershme). Një familje sot duhet të punojë vite më tepër, apo të marrë një kredi në shuma të larta, që të kenë mundësi të zotërojë një apartament. Sipas një përllogaritjeje të bërë nga “Monitor”, raporti mes çmimeve…

Read More

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të kërkojë mendim urgjent nga Komisioni i Venecias për modelin e propozuar të dhënies së provimit të jurisprudencës. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ekspertët ndërkombëtarë do të vlerësojnë nëse modeli përputhet me Kushtetutën dhe standardet evropiane. Përfaqësuesit e Komisionit do të takohen me institucionet, partitë parlamentare, dekanët e pesë fakulteteve juridike dhe organizatat studentore. Do të organizohen edhe demonstrime praktike të provimit, pjesa me shkrim në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe ajo me gojë në Ministrinë e Drejtësisë. Modeli i propozuar parasheh një sistem unik, me kushte dhe kritere të njëjta profesionale për…

Read More

Një 42-vjeçar me precedentë kriminalë u arrestua në zonën e liqenit të Çekrezës, në Kamëz, pasi lëvizte i armatosur e posedonte edhe lëndë narkotike. Arrestimi u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”, pas informacioneve se një person i armatosur qarkullonte në këtë zonë. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti shtetasit Zyber Bami një pistoletë me mulli, municionin përkatës dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Sipas policisë, 42-vjeçari ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Arma e zjarrit, municioni dhe lënda e dyshuar narkotike u sekuestruan në cilësinë…

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka inspektuar nga afër pallatin e dëmtuar në Elbasan, së bashku me kryetarin e bashkisë. Demo u shpreh se institucionet do të angazhohen për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për familjet e prekura, ndërsa paralajmëroi shqyrtimin e alternativave për rindërtimin ose akomodimin e banorëve. “Jemi këtu për tu shprehur mbështetjen banorëve. Do të kenë të gjithë mbështetjen e institucioneve lokale dhe qëndrore. Tragjedia mund të kishte pasur përmasa më të mëdha. Sot kemi një takim pune me institucionet vendore për të adresuar ankesat dhe shqetësimet e banorëve. Ne jemi duke parë me të gjitha institucionet,…

Read More

Sistemi “Safe City” po zgjerohet në gjithë Maqedoninë e Veriut. Kamera të reja do të vendosen edhe në pikën kufitare të Bllacës, ndërsa automjetet policore do të pajisen me pajisje që matin shpejtësinë dhe regjistrojnë shkeljet edhe gjatë lëvizjes. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se në Bllacë do të vendosen edhe pika për pagesën e gjobave nga drejtuesit e automjeteve me targa të huaja, me qëllim shmangien e pritjeve në kufi. Testimi i kamerave mobile pritet të nisë muajin e ardhshëm, ndërsa funksionalizimi i tyre i plotë parashihet deri në shkurt. Sistemi do të zgjerohet fillimisht në…

Read More

Shqipëria duhet të zhvillojë konsultime publike që marrin parasysh shqetësimet e qytetarëve dhe t’i shoqërojë ligjet me fondet e nevojshme për zbatimin e tyre. Këtë mesazh përcolli ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, gjatë prezantimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026 para organizatave të shoqërisë civile. Ambasadorja theksoi se raporti kërkon masa konkrete për problemet e ngritura, ndërsa nënvizoi se edhe politikat sociale duhet të kenë mbështetjen e nevojshme financiare. “Raporti është i qartë. Shqipëria ka nevojë për konsultime publike kuptimplota, të shoqëruara me masa konkrete për adresimin e çështjeve të ngritura.…

Read More

Ministra, drejtorë, zyrtarë dhe përfaqësues të kishës janë mes personave që kanë marrë gjoba nga sistemi i kamerave “Safe City”. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se të gjitha gjobat janë paguar, pavarësisht nëse shkeljet janë bërë me automjete zyrtare apo private. Duke folur për rezultatet e sistemit, Toshkovski theksoi se kamerat nuk bëjnë dallime mes qytetarëve dhe bartësve të funksioneve publike. Ai shtoi se gjatë një viti e gjysmë të fundit nuk ka pasur përpjekje për ndërhyrje në raste konkrete të kundërvajtjeve në trafik. Sipas ministrit, zbatimi i “Safe City” ka dhënë rezultate edhe në sigurinë rrugore,…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, dhe SPAK-ut, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare më 14 nëntor. Nga paraburgimi në Fier, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm fizikisht ose përmes një lidhjeje me videokonferencë. LETRA E PLOTË Fier, më 10.11.2026 DREJTUAR: Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë Prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) PËR DIJENI: Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Drejtorisë së IEVP Fier LËNDA: Kërkesë urgjente për garantimin e pjesëmarrjes dhe ushtrimin e të drejtave statutore…

Read More