Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se lufta kundër Iranit, nga pikëpamja ushtarake, ka marrë praktikisht fund. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk do ta heqin bllokadën detare ndaj porteve iraniane, e cila mbetet në fuqi në formën e plotë. “Ushtarakisht, Irani praktikisht ka marrë fund. Ne thjesht po e ruajmë status quo-në”, u tha Trump gazetarëve të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, Irani është “dekapituar”. Deklarata erdhi pas takimit të Trumpit me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, vendi i të cilit ka rol ndërmjetësues në konflikt. “Ne po e ruajmë status quo-në dhe këtë…
Autor: AD
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, një ditë pas ultimatumit të PS ndaj opozitës për Reformën Zgjedhore. Përmes një deklarate, ambasadorja e BE-së theksoi rëndësinë e realizimit të një reforme cilësore, duke nënvizuar se cilësia e saj është po aq e rëndësishme sa edhe koha brenda së cilës duhet të përmbyllet procesi. Moreira de Sousa theksoi se reforma zgjedhore lidhet drejtpërdrejt me besimin e publikut, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe integritetin e zgjedhjeve. “Cilësia e…
Emisionet reality show, në veçanti “Big Brother”, vazhdojnë të jenë temë diskutimi në opinionin publik, për shkak të ndikimit që kanë në shoqëri dhe sidomos te brezat e rinj. Për këtë çështje ka reaguar edhe Amina Nuraj, aktiviste e njohur nga Sanxhaku, e cila ka shprehur publikisht pakënaqësinë e saj ndaj këtyre formateve televizive, duke i cilësuar si shembull të degradimit të vlerave morale, kulturore dhe edukative në shoqërinë shqiptare. Përmes një reagimi, Nuraj ka kritikuar ashpër përmbajtjen që ofrojnë këto emisione, duke theksuar se ato shpesh promovojnë banalitetin, konfliktin, mungesën e etikës dhe sjelljet e papërshtatshme. Ajo ka drejtuar…
Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen në buxhetin e shtetit nga gjobat përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se bëhet fjalë për vlerësime fillestare dhe jo për shifra përfundimtare, pasi viti ende nuk ka përfunduar. “Prurjet e përgjithshme që pritet të hyjnë çdo vit në buxhetin e shtetit janë rreth 10 milionë euro. Këto nuk janë shifra të përcaktuara saktësisht. Viti nuk ka përfunduar ende, por bazuar në dinamikën aktuale, pritjet janë që shuma të jetë rreth 10 milionë euro”, deklaroi Toshkovski. Nga këto mjete, 25 për qind, përkatësisht rreth…
Shqipëria po përballet me një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i vazhdueshëm, në shumicën e qarqeve po regjistrohen më shumë vdekje sesa lindje. Edhe në tremujorin e tretë të këtij viti, 7 nga 12 qarqe rezultojnë me bilanc negativ natyror. Korça mban rekordin më negativ ndërsa më pozitive situata paraqitet në Tiranë. Sipas të dhënave të INSTAT-it gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026 në Shqipëri u regjistruan 5.787 lindje dhe 5.045 vdekje. Në shkallë vendi bilanci natyror rezultoi pozitiv me 742 lindje më shumë se vdekje. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor. Përmes një shkrese zyrtare të dërguar nga paraburgimi në Fier, Veliaj i është drejtuar sot Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi dhe prokurorit të çështjes në SPAK, duke kërkuar që t’i garantohet pjesëmarrja fizike në mbledhje ose, nëse kjo nuk është e mundur, përmes një lidhjeje me videokonferencë. Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se masa e sigurimit “arrest në burg” nuk duhet ta privojë nga ushtrimi i të drejtave politike dhe statutore që…
Një çift bashkëshortësh nga Kumanova ka denoncuar në polici një rast të dyshuar mashtrimi, pasi një person, të cilit i kishin besuar ndërtimin e shtëpisë së re, dyshohet se i ka dëmtuar për 14 mijë euro. Sipas denoncimit, burri 51-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare kishin lidhur marrëveshje me personin me inicialet M.K. për rrënimin e shtëpisë së vjetër dhe ndërtimin e një objekti të ri. Megjithatë, i dyshuari kishte rrënuar vetëm shtëpinë ekzistuese, pa nisur ndërtimin e së resë, ndërsa, sipas çiftit, kishte refuzuar t’ua kthente paratë. Rasti është denoncuar më 9 nëntor, në orën 12:00, në SPB Kumanovë.
Shqipëria i konsideron të mbyllur 5 kapitujt e radhës me Bashkimin Europian ndërsa pret vetëm vlerësimin e Komisionit Evropian. Kryenegociatorja Majlinda Dhuka tha në Komisionin e Jashtëm se vendi po ecën sipas udhërrëfyesit të hartuar nga BE i cili parashikon mbylljen e 6 kapitujve të tjerë brenda vitit 2026. “Shqipëria ka përfunduar përgatitjet teknike edhe për pesë kapituj të tjerë për vitin 2026. Kapitulli 6, ‘Ligji i shoqërive tregtare’, kapitulli 7, ‘E drejta e pronësisë intelektuale’, kapitulli 21, ‘Rrjetet transeuropiane’, kapitulli 13, ‘Peshkimi’, dhe kapitulli 17, ‘Politika ekonomike dhe monetare’. Puna ka përfunduar nga pikëpamja teknike dhe në javët që…
Me afatin e 27 nëntorit për dorëzimin e njoftimeve të ankesës, faza e apelit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po hyn në javët vendimtare. Akademiku Arsim Bajrami ka dalë me tetë propozime se si Kosova mund t’i ndihmojë katërshes në këtë fazë. Disa prej tyre kanë bazë të fortë juridike. Të tjerat janë të kuptueshme politikisht, por vështirë se do të kishin peshë para gjyqtarëve në Hagë. Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara i shpallën të katërt fajtorë për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim arbitrar. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me…
Opinionisti Adriatik Dosti ka reaguar me një shkrim për ish-futbollistin Xhevat Prekazi, duke vlerësuar karrierën e tij sportive, por duke kritikuar qëndrimet që, sipas tij, Prekazi kishte shprehur për Kosovën. Në shkrimin e publikuar, Dosti rikujton sukseset e Prekazit te Partizani i Beogradit dhe Gallatasarai, por shpreh zhgënjimin për deklaratat e tij në një intervistë në televizionin serb RTS 1. Ai thekson se nuk pajtohet me mënyrën se si disa analistë, gazetarë dhe figura të sportit në Kosovë po e vlerësojnë Prekazin pas vdekjes së tij, duke kërkuar që të mos harrohen qëndrimet e tij të mëparshme. Shkrimi i plotë…
