Autor: AD

Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, është caktuar të mbahet pasnesër. Sylaj, i dyshuar për kanosje ndaj Arlindës, tashmë e ndjerë, do të dalë para gjykatës më 12 nëntor, por seanca do të mbahet me dyer të mbyllura. Kjo është konfirmuar edhe nga gjykata, pa dhënë arsyetim pse seanca s’do të jetë e hapur. “Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurit J.S, është caktuar të mbahet me datë 12.11.2026, mirëpo e njëjta është e mbyllur për publikun.”Më 23 tetor 2026, Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzën ndaj Sylajt. Jeton akuzohet se e kishte…

Read More

Një udhëtim i zakonshëm për peshkim është kthyer në një fat të jashtëzakonshëm për një 26-vjeçar në Australi, i cili ka fituar 1 milion dollarë pasi kapi një peshk të veçantë. Matthew Maurice, nga qyteti i Darvinit, kishte dalë për peshkim me vëllain e tij më të vogël, pa e imagjinuar se ajo mbrëmje do t’i ndryshonte jetën. Ai kapi një barramundi rreth 80 centimetra të gjatë, i cili mbante një etiketë të kuqe të konkursit “Million Dollar Fish”. Fillimisht, dy vëllezërit nuk e dinin se peshku që kishin kapur ishte pikërisht ai që mbante çmimin e madh prej 1…

Read More

Një rrëfim emocional e ka bërë banori i Big Brother VIP Kosova 5, Akili, i cili ka ndarë me publikun vështirësitë që ka përjetuar në jetën e vet. Ai tregoi se është djali i vetëm në familje dhe ka tri motra, ndërsa punën e ka nisur që në moshë të hershme. Akili zbuloi se para se të bëhej pjesë e këtij formati, kishte pësuar rënie të mëdha financiare dhe ishte gjendur në një gjendje të vështirë. “Jam djalë i vetëm, kam tri motra. Kam punuar shumë herët. Para se të vija këtu, pësova rënie të mëdha, e gjeta veten shumë…

Read More

Analisti Halil Matoshi ka ndarë një kujtim interesant nga koha e tij në shërbimin ushtarak, ku ka treguar një ngjarje të papritur me futbollistin e njohur shqiptar, Xhevat Prekazi. Sipas Matoshit, gjatë kohës sa ka qenë ushtar, ka tentuar t’i flasë Prekazit në gjuhën shqipe, mirëpo ky i fundit nuk i është përgjigjur dhe i ka kthyer shpinën. Kjo dëshmi hedh dritë mbi dinamikat dhe tensionet e kohës, duke ofruar një rrëfim ndryshe nga jeta e njohur e ish-futbollistit. KLIKO KËTU VIDEON⬇️https://www.facebook.com/share/v/1DzvWE8PRC/?mibextid=wwXIfr

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me rastin e Alta Bankës, duke vënë në pikëpyetje rolin e tij në procesin e shitjes së bankës. “Kush është Mickoski që të shesë banka? Çfarë është ai, kryeministër apo ndërmjetës për shitjen e Alta Bankës?”, është shprehur Filipçe, sipas raportimit të Skopje1. Deklarata vjen në vazhdën e përplasjeve politike mes LSDM-së dhe pushtetit për hyrjen e Alta Bankës në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut.

Read More

Çmimet botërore të naftës vazhdojnë të bien, ndërsa lloji referent evropian “Brent” ka arritur nivelin më të ulët që nga fundi i gushtit. Tregjet po reagojnë ndaj shpresave në rritje se konflikti midis SHBA-së dhe Iranit mund të përfundojë me një marrëveshje diplomatike, gjë që do të zvogëlonte rreziqet për furnizimin me energji nga Lindja e Mesme, përcjell INA. Nafta “Brent” u tregtua sot nën 92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane WTI lëvizte rreth 85 deri në 86 dollarë. Në seancën e mëparshme, “Brent” ra për 5.85 për qind, në 92.57 dollarë për fuçi, ndërsa WTI u…

Read More

Buxheti i vitit 2027 për Mbrojtjen do të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e sigurisë kombëtare. Kjo theksohet nga kryeministri Edi Rama, duke publikuar në Facebook imazhe nga përditshmëria e studentëve ushtarakë në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve në Bunavi, Vlorë. Ndërkohë me buxhetin e vitit 2027-të për mbrojtjen, vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura, forcojmë sigurinë kombëtare dhe përmbushim angazhimet tona në kuadër të NATO-s dhe aleatëve tanë strategjikë. Po ashtu, ndau pamje nga një ditë në jetën e studentëve të vitit të parë Bachelor dhe kursantëve të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në këtë…

Read More

Në fshatin Dukat të Vlorës, një person hyri në mjediset e një lokali, me një mjet prerës, duke kërcënuar disa prej personave që ndodheshin brenda. Sipas burimeve nga policia, ngjarja dyshohet se ka ardhur pas konflikteve të mëparshme mes personit në fjalë dhe disa banorëve të zonës. Dyshimet lidhen me vjedhjet e ndodhura së fundmi në Dukat, pasi disa persona e akuzonin si autor. Po sipas të njëjtave burime, personi dyshohet se ishte dhunuar disa ditë më parë së bashku me të atin. Pas këtij episodi, ai u shfaq në lokal me mjetin prerës në dorë, duke kërcënuar personat e…

Read More

Trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka përpara dy ndeshje të rëndësishme në Nations League, kundër Francës (më 12 nëntor, në San Siro) dhe Belgjikës (më 15 nëntor, në Bruksel). Ai synon të mbrojë vendin e dytë në Grupin A dhe të sigurojë një vend në turneun final. “Duke marrë parasysh situatën aktuale dhe mënyrën se si kanë shkuar gjërat në katër ndeshjet e para, kemi mundësinë të konkurrojmë për një vend në gjysmëfinale. Megjithatë, rruga është ende e gjatë dhe ka shumë punë për t’u bërë, kjo është e sigurt“, tha trajneri Roberto Mancini nga Coverciano. Më tej,…

Read More

Ish-kryeredaktori dhe publicisti Gani Mehmetaj ka rikthyer një ngjarje të marsit të vitit 1999, kur presidenti historik Ibrahim Rugova po kthehej nga Rambujeja. Në një postim në Facebook, Mehmetaj ka shkruar se Rugova nuk kishte zbritur në aeroportin e Rinasit, por në atë të Shkupit, pasi, sipas tij, ekzistonin dyshime për përgatitjen e një atentati ndaj tij në Shqipëri. Ai ka treguar se, pavarësisht këshillave të aleatëve për të qëndruar në një kryeqytet evropian për arsye sigurie, Rugova kishte këmbëngulur të kthehej në Kosovë. Mehmetaj e ka rikujtuar këtë ngjarje edhe në librin e tij “Rugovën si kam njohur”, botuar…

Read More