Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, 3 persona dënohen me burg!

ADAD10 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u shpallën fajtor shtetasit F.Ç., A.S., dhe E.Xh., të akuzuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b pg. 1 i Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023, nisën pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme duke vepruar në rrjetet sociale shesin paketa televizive të kësaj shoqërie duke mashtruar se disponojnë të drejtat televizive dhe duke krijuar të ardhura në kurriz të kompanive televizive.

Nga hetimet, të kryera dhe me veprime simuluese të blerjeve të pajisjeve dekoder, prokuroria identifikoi subjektet që kryenin këtë aktivitet. Më konkretisht, subjekti ‘FRA SYSTEM IPTV’ në pronësi të shtetasisht F.Ç., i cili shiste me vlerën 79 euro paketën.

Po kështu nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u identifikua edhe Subjekti Elektronika Shop në pronësi të shtetasit E. Xh., i cili vepronte nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook duke shitur paketa në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.

Në këto hetime u zbulua edhe subjekti 4k server (Kanale.al), në pronësi të shtetasit A.S, i cili shiste nëpërmjet rrjetit social “Instagram”.

Të pandehurit kishin instaluar në aparaturat elektronike që shpërndanin te të tretët aplikacione të cilat mundësonin hapjen dhe shikimin e kanaleve televizive private të platformave si Digitalb, Tring dhe të tjera pako ndërkombëtare, pa pasur licensë apo leje nga operatorët e ligjshëm që zotërojnë të drejtat mbi këto transmetime.

Kjo sjellje përbën ndërhyrje në funksionimin e sistemeve kompjuterike dhe rrjeteve të transmetimit të dhënave, pasi të dhënat që lejohen vetëm për përdorues të licensuar janë siguruar dhe shpërndarë në mënyrë të paligjshme, duke i paraqitur si të dhëna të aksesueshme nga përdorues të paautorizuar, përmes mashtrimit kompjuterik.

Të dhënat televizive të koduara janë pjesë e një sistemi kompjuterik të mbrojtur, dhe ndërhyrja për të anashkaluar sistemet e kontrollit të aksesit përbën veprimtari të kundërligjshme që bie brenda kuptimit të nenit 143/b.

Nga hetimet u provua se veprimtaria e të pandehurve përfshin ndërhyrje në sistemet kompjuterike të operatorëve të licensuar dhe përvetësimin e të dhënave që atyre u përkasin, duke i shpërndarë ato te përdoruesit e tretë në mënyrë mashtruese dhe të paligjshme.

Kjo veprimtari është ndërmarrë me qëllim sigurimi të përfitimit ekonomik personal, duke shmangur licencimin, kontraktimin dhe pagesën e detyrimeve financiare ndaj subjekteve që ofrojnë shërbimin në mënyrë të ligjshme. Veprimet janë kryer me dashje direkte dhe me qëllim përfitimi material.

Në përfundim, nga të gjitha provat e mbledhura, rezulton se të pandehurit kanë konsumuar në mënyrë të plotë elementët e veprës penale “Mashtrim kompjuterik” parashikuar nga neni 143/b pg. 1 dhe u shpallën fajtorë për këtë vepër duke u dënuar me nga nëntë muaj burgim secili.

Artikuj të ngjashëm

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Pensionohet Shkurte Fejza | INA ONLINE

18 Nëntor, 2026

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

18 Nëntor, 2026

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

​A do të kemi përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikueset e Euro 2028?

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

Protestuesit marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, policia ngre kordon sigurie

SHQIPËRI 18 Nëntor, 2026

Siç ishte paralajmëruar, këtë të mërkurë zhvillohet protesta e studentëve në Tiranë. Pasi qëndruan disa…

Ndryshoni numrin e telefonit? Rrezikoni gjobë 100 euro për automjetin!

18 Nëntor, 2026

“I ka dhe batutat të moshuara”, Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

18 Nëntor, 2026

“Po denoncimi i Majkos?”/ Berisha paralajmëron socialistët: Skenat erotike do dalin, më mirë largohuni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel…

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.