Autor: AD

Tabela informuese e vendosur në Urën e Gurit në Shkup, e cila nuk përfshinte gjuhën shqipe, është hequr pas reagimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali. Pas ndërhyrjes së Salit, është vendosur që tabela të rishikohet dhe të përfshijë edhe gjuhën shqipe, krahas gjuhëve të tjera. Çështja u ngrit pas inaugurimit të ndriçimit të Urës së Gurit, ku Sali mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit. Në këtë aktivitet, vëmendja u përqendrua edhe te tabela informuese në këtë monument historik, ku mungonte shqipja. Heqja e tabelës hap rrugën për vendosjen…

Read More

U kap në flagrancë me 65 doza kokaine në automjet që dyshohet se do t’i shiste, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë. Ai u prangos në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”.  Shtetasi nga Krutja e Poshtme, u ndalua në fshatin ku banon, pas informacioneve në rrugë operative. Gjatë kontrollit të makinës e banesës së tij, blutë gjetën e sekuestruan 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë, një armë gjahu dhe 105 fishekë, dy peshore elektronike, një aparat celular, automjetin me të cilin lëvizte, si dhe një shumë në euro e lekë, e dyshuar si e përfituar nga shitja e…

Read More

Lëvizja “ZNAM” i është kundërpërgjigjur Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe LSDM-së, duke i akuzuar për diskualifikime personale dhe përpjekje për diskreditim politik të liderit të saj, Maksim Dimitrievski.Në reagimin e saj, “ZNAM” kritikon etiketimin e Dimitrievskit si „patriot me bateri“, duke kujtuar se në vitin 2017 ai hoqi dorë nga mandati i deputetit për të garuar për kryetar të Kumanovës, pa mbajtur një pozicion rezervë në Kuvend.Partia kërkon nga ASH-ja dhe LSDM-ja që kritikat t’i mbështesin me argumente, ndërsa në lidhje me provat e pretenduara për takime dhe lidhje me Alta Bankën, kërkon publikimin e fakteve dhe dokumenteve.“ZNAM” përsërit qëndrimin…

Read More

Gjashtë persona të vrarë, ku katër janë gra dhe dy burra, dhe 15 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi në Krakov të Polonisë. Njëri nga policët ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Siç bëri të ditur ministri i Brendshëm dhe Administratës, ai është qëlluar tri herë me armë zjarri dhe po i nënshtrohet një operacioni. Sipas informacioneve të siguruara nga gazeta Onet, personi i arrestuar është Michał O., nga Ostrowiec Świętokrzyski. Ai kishte leje për të poseduar dy armë zjarri. Babai i tij, ndërkaq, posedonte 11 armë, ndërsa vetura me të cilën lëvizte sulmuesi ishte e…

Read More

Instituti i Ndërtimit dorëzoi raportin paraprak të vlerësimit të pallatit të shkatërruar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Elbasan, më 4 nëntor, me dy viktima. Nisur nga rreziku shumë i madh i shembjes së pjesëve të ndryshme të ndërtesës, ekspertët kërkojnë ndalimin e përdorimit të godinës. Deri në përfundimin e akt-ekspertizës së thelluar dhe përcaktimin e nivelit të sigurisë konstruktive të objektit, rekomandohet ndalimi i përdorimit të godinës e kufizimi i aksesit në të, si dhe marrja e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së banorëve dhe personave përreth, në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse. Ekspertët thonë se objekti…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, që mbahen nesër, më 8 nëntor.Në një mesazh publik, Ahmeti ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për përfaqësimin politik dhe institucional të shqiptarëve në Luginë.Ai ka vlerësuar se pjesëmarrja në votime është jo vetëm ushtrim i së drejtës demokratike, por edhe përgjegjësi për ruajtjen e identitetit kombëtar.„Çdo votë është një zë për dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginë“, ka theksuar Ahmeti, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos e humbin mundësinë…

Read More

Protesta e tretë kombëtare e Partisë Demokratike në mbështetje të studentëve nisi e qetë dhe me strategji të re. Deputetët bënë një hap pas, ndërsa të rinjtë e forumit i prinë marshimit. Qetësia e bulevardit, por edhe e demokratëve, u prish nga ky qytetar, i cili provokoi mbështetësit e PD-së me thirrjet “Berisha në burg”. Ky nuk ishte incidenti i vetëm. Me një parullë ku shkruhej “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët ua bënë të qartë demokratëve se ishin të paftuar në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit. Ndonëse nuk ishte student, një qytetar u kërkoi demokratëve të…

Read More

Dhjetë persona janë ndëshkuar me gjobë nga Policia e Tiranës pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas policisë, ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të uniformave blu për lirimin e saj. Secili prej tyre është gjobitur me 5 mijë lekë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 10 masa administrative. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar…

Read More

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili shqiptarët i kishte cilësuar si „një grup i vogël qytetarësh“.Dauti i është përgjigjur me argumente demografike, duke rikujtuar se shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë, ndërsa maqedonasit 54.2%.„Pra, shqiptarët janë sa 54.4% e numrit të maqedonasve, më shumë se gjysma e tyre. Ky grup vështirë se mund të quhet i vogël, përveçse në matematikën tuaj politike“, ka shkruar Dauti.Ajo i ka dërguar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë Dimitrievskit, duke i kërkuar të ketë kujdes në deklaratat për shqiptarët…

Read More

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka arrestuar një burrë pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili dyshohet se kishte kërcënuar se do ta vriste presidentin amerikan, Donald Trump. Sipas një deklarate të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), oficerët e vunë re të dyshuarin duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë brenda një veture të parkuar në Constitution Avenue, në Washington. Kur oficerët iu afruan, ai dyshohet se u kishte thënë se kishte “dëgjuar zëra në kokë” që i thoshin ta vriste Trumpin. Autoritetet më pas konstatuan se automjeti ishte raportuar si i vjedhur, ndërsa i dyshuari pranoi se kishte…

Read More